e hënë 2 gusht 2021
e hënë 2 gusht 2021

 

Mesha e parë në gjuhën shqipe u mbajt më 22 mars 1908, prej atë Theofan Nolit në sallën e “Kalorësve të Nderit”, në Boston të SH.B.A. Liturgjia Hyjnore e përkthyer nga Fan Noli, tingëllonte shumë bukur në gjuhën shqipe dhe kuptohej nga besimtarët e pranishëm. Po atë ditë shqiptarët u mblodhën në sallën “Feniks” dhe themeluan Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit.

 

Kryekisha e Shën Gjergjit në Boston është themeluar më 22 mars të vitit 1908 dhe është kisha e parë ortodokse shqiptare në Amerikë. Grupi nismëtar për themelimin e kryekishës së Shën Gjergjit përbëhej nga patriotë shqiptarë me ideale të larta ardhedashurie. Disa prej tyre qenë: Nikolas Kristofer, arkëtar, Xhorxh Toli, sekretar, Filip Vasili, ndihmëssekretar, Misto Millona, Harri Kaçka, Xhon Kozma, Kosta Racka etj. Klerikët që kanë meshuar në gjuhën shqipe në këtë kishë kanë qenë: Atë Theofan Noli, Atë Naum Çere, Atë Damian Angjeli, Atë Stath Melani, Atë Nikolas Kristofor, Atë Dhosi Katundi, Atë Thimi Theodhosi, Atë Vangjel Çamçe, Atë Vani Çani, Atë Krist Elli, Atë Artur Liolin, etj.

 

Më shumë

​Informacioni që mohonte propagandën për Shqipërinë

Komisioni i Lidhjes së Kombeve më 12 maj të vitit 1922, bëri publik informacionin përfundimtar mbi Shqipërinë.   Në të kundërshtohet ideja se shqiptarët për arsye të ndarjeve fetare nuk janë të aftë të udhëheqin një shtet modern.   Ata sipas informacionit, “bashkohen nga zakonet e përbashkëta, traditat shekullore, si dhe nga gjuha”. […]

209-vjetori i lindjes së Edward Lear

Në 12 Maj 1812, në Highgate, Angli, lindi Edward Lear, poet dhe illustrues, autor, piktor që vizatoi çdo gjë që pa në rajonin e Mesdheut (Shqipëri, Greqi) dhe të gjitha i përfshiu në librat e tij me përshkrime udhëtimesh. Në 1848 Lear nisi një udhëtim përmes Greqisë për në Stamboll. Udhëtimi i tij morri […]

Ekspozita: Historia e hebrenjve në Shqipëri përmes 150 dokumenteve dhe fotografive

Janë 20 stenda me rreth 150 dokumente dhe foto të marra nga Arkivi Qendror Shqiptar dhe u vendosën zonën e Pazarit të ri në Tiranë. Është historia e hebrenjve në Shqipëri të viteve 1933 – 1944!   Elsa Saka, drejtore e evidencës qendrore në Arkivë, tregon se qëllimi i kësaj ekspozite është sjellja në […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara