Friday 24 March 2023
Friday 24 March 2023

 

22 shoqata biznesi janë shprehur njëzëri kundër ndryshimeve të fundit të udhëzimit të procedurave tatimore, i cili parashikon cenimin e llogarive personale të administratorit, ortakut dhe aksionarit të kompanisë lidhur me detyrimin tatimor të kompanisë pa patur një vendim të formës së prerë të gjykatës i cili ngarkon me përgjegjësi individuale për pagesën e detyrimeve tatimore.

 

Letra i është dërguar Ministres së Financave, Anila Denaj, dhe për dijeni dhe për dijeni Z. Eduard Shalsi Ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe znj Diana Leka, Këshilli i Investimeve. Reagimi i shtohet kundërshtimi të mëparshëm të ekspertëve dhe shoqërive të konsulencës juridike, që e quajtën këtë ndryshim si antikushtetues.

 

 

Në deklaratën e përbashkët thuhet se:

 

Në fund të javës së kaluar, morëm njoftim mbi publikimin në Fletoren Zyrtare të Udhëzimit Nr. 44, datë 9.11.2020 “Për një ndryshim në udhëzimin nr. 24, datë 2.9.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar (këtu më poshtë referuar si “Udhëzimi”); udhëzim i cili ka në thelb mbledhjen e detyrimeve tatimore te prapambetura.

 

Në linja të përgjithshme, Udhëzimi parashikon afate ligjore të qarta për shlyerjen e detyrimeve tatimore, rolin e bankave tregtare të nivelit të dytë në mbledhjen e detyrimeve. Përveç përmirësimit të përmbajtjes se Udhëzimit ekzistues, ndryshimet e prezantuara i japin në mënyrë të shprehur administratës tatimore të drejtën që detyrimet tatimore të pambledhura nga shoqëritë tregtare t’ia transferojë dhe t’i mbledhë nga ortakët dhe/ose administratorët e këtyre shoqërive.

 

Përkrahim çdo iniciativë ligjore e cila ka në bazë forcimin e drejtësisë dhe barazisë, si dhe fuqizimin e organeve ekzekutive në kryerjen e detyrave të tyre legjitime. Por pavarësisht kësaj si dhe objektivit thelbësor të synuar të Udhëzimit, gjykojmë që forma e përdorur në të për transferimin e detyrimit tatimor nga personi juridik te ortaku/aksioneri apo administratori, bie në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” (këtu më poshtë referuar si “Ligji për Shoqëritë Tregtare”).

 

Me konkretisht, Udhëzimi parashikon që: “… Në zbatim të nenit 99, të ligjit nr. 9920/2008, nëse pas zbatimit ndaj subjektit të të gjitha masave shtrënguese për mbledhjen me forcë të detyrimit (duke përfshirë edhe shitjen e pasurisë së sekuestruar), detyrimet tatimore të personit juridik nuk shlyhen plotësisht, administrata tatimore e transferon detyrimin tatimor të mbetur të subjektit tek ortaku, aksionari dhe administratori…”

 

Transferimi i detyrimit i parashikuar më sipër është në kundërshtim me Ligjin për Shoqëritë Tregtare duke qenë se:

 

1.Bazuar në nenin 68 të ligjit të përmendur: “… Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është një shoqëri tregtare, e themeluar nga persona fizikë ose juridikë, të cilët nuk përgjigjen për detyrimet e shoqërisë tregtare dhe mbulojnë personalisht humbjet e shoqërisë deri në pjesën e pashlyer të kontributeve të nënshkruara. Kontributet e ortakëve përbëjnë kapitalin e regjistruar të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar”.

 

Kujtojmë që në vendin tonë, pjesa më e madhe e shoqërive të regjistruara (% ekzakte mund të gjendet lehtësisht nga QKB) janë të regjistruara ose në formën e “shoqërive me përgjegjësi të kufizuar”. E njëjta dispozitë është e aplikueshme edhe për shoqëritë e regjistruara në formën e “shoqërive aksionare” (neni 105 i Ligjit për Shoqëritë Tregtare).

 

Dallimi i personalitetit juridik të pavarur të shoqërisë tregtare nga atij të ortakut/aksionarit e administratorit, si dhe kufizimi i përgjegjësisë janë parime universale. Cenimi i këtyre parimeve do të deformonte thelbin e organizimit te aktivitetit tregtar në formën e shoqërisë tregtare.

 

2.Bazuar në nenin 16 të ligjit të përmendur, të vetmet raste kur ortakët, aksionarët e shoqërisë tregtare, administratorët dhe anëtarët e këshillit të administrimit përgjigjen personalisht për detyrimet e shoqërisë, me të gjithë pasurinë e tyre janë kur:

 

a). abuzojnë me formën e shoqërisë tregtare për arritjen e qëllimeve të paligjshme;

 

b). trajtojnë pasuritë e shoqërisë tregtare si të ishin pasuritë e tyre;

 

c). në çastin kur kanë marrë apo duhet të kishin marrë dijeni për gjendjen e paaftësisë paguese të shoqërisë, nuk marrin masat e nevojshme, për të siguruar që shoqëria, në varësi të llojit të veprimtarisë së ushtruar, të ketë kapitale të mjaftueshme, për të përmbushur detyrimet e marra përsipër ndaj palëve të treta.

 

Doktrina e së drejtës e njeh parimin e sanksionuar nga neni 16 i Ligjit pë Shoqëritë Tregtare të cituar më sipër, si “piercing/lifting of the corporate veil”.

 

Për sa më sipër, përveç nëse administrata tatimore ka një vendim gjykate të formës së prerë që tregon që ortaku/aksioneri/administratori ka vepruar nën kushtet e parashikuara në nenin 16 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, gjykojmë që transferimi i detyrimit tatimor është i paligjshëm. Gjithashtu, gjykojë se do të ishte e kundërligjshme çdo masë sekuestro konservative apo masë tjetër që cenon llogaritë bankare dhe/ose pasuritë e tjera të ortakut/aksionerit/administratorit, që mund të marrë administrata tatimore. Në këtë kontekst, masa të tilla mund të merren vetëm nga gjykata kompetente gjatë gjykimit të padisë.

 

Ne gjykimin tonë, formulimi aktual i udhëzimit lë hapësira për abuzim nga ana e autoriteteve tatimore, pasi krijon idenë se këta te fundit kanë të drejtën të japin urdhra bllokimi pa pasur fillimisht një vendim të gjykatës së formës së prerë.

 

Për rrjedhojë, propozojmë që ky paragraf i Udhëzimit të ndryshohet sipas modelit më poshtë.

 

 

Parashikimi në Udhëzim             

“Në zbatim të nenit 99, të ligjit nr. 9920/2008, nëse pas zbatimit ndaj subjektit të të gjitha masave shtrënguese për mbledhjen me forcë të detyrimit (duke përfshirë edhe shitjen e pasurisë së sekuestruar), detyrimet tatimore të personit juridik nuk shlyhen plotësisht, administrata tatimore e transferon detyrimin tatimor të mbetur të subjektit tek ortaku, aksionari dhe administratori. Për këtë qëllim, fillimisht administrata tatimore garanton mbledhjen e detyrimit nëpërmjet vendosjes së urdhërbllokimit mbi llogaritë dhe depozitat e ortakëve, aksionarëve dhe administratorëve të subjektit dhe më pas zbaton ndaj tyre masat shtrënguese të mbledhjes me forcë të parashikuara në Ligjin nr. 9920/2008. Edhe në këtë rast, urdhërbllokimi si masë preventivuese vendoset sipas procedurave të paragrafit të dytë të kësaj pike.”

 

 Propozimi për ndryshim

 

“Në zbatim të nenit 99, të ligjit nr. 9920/2008, nëse pas zbatimit ndaj subjektit të të gjitha masave shtrënguese për mbledhjen me forcë të detyrimit (duke përfshirë edhe shitjen e pasurisë së sekuestruar), në përputhje me nenin 16 te Ligjit nr. 9901, date 14.04.2008 “Për tregtaret dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar, Administrata Tatimore duhet të kërkojë në rrugë gjyqësore transferimin e detyrimit tatimor të personit juridik tek ortakët, aksionarët dhe tek administratorët e personit juridik. Si të tillë do të konsiderohen vetëm ata persona që figurojnë me cilësitë e mësipërme në regjistrin tregtar apo në regjistrat e tjerë ku personi juridik është i regjistruar, mbas datës se daljes se njoftimit te detyrimit tatimor për tatimpaguesin. Kjo kërkesë-padi ngrihet nga organet tatimore vetëm nëse ekziston dyshimi i bazuar se administratorët, ortakët apo aksionarët e tatimpaguesit kanë kryer njërën nga shkeljet e parashikuara nga neni 16 paragrafi 1 i Ligjit nr. 9901, date 14.04.2008 “Për tregtaret dhe shoqëritë tregtare”. Pas këtij hapi, detyrimi tatimor i kalon administratoreve, ortakeve apo aksionarëve ne përputhje me përcaktimet e vendimit gjyqësor të formës së prerë i cili i ngarkon me përgjegjësi individuale për pagesën e detyrimeve tatimore.

 

Urojmë sa më sipër të gjej zgjidhje nga ana Juaj. Do të gjykonim të rastit dhe një takim në lidhje me tematikën në fjalë, duke qenë se ky udhëzim, në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe praktikën më të mire, nuk është konsultuar me grupet e interesit të gjerë.

 

Organizatat tona janë të interesuara të kontribuojnë në përmirësimin e klimës së së të bërit biznes. Vlerësojmë se harmonizimi i legjislacionit, zbatimi i drejtë i tij dhe forcimi i shtetit të së drejtës janë ndër parimet kryesore që duhet të udhëheqin shoqërinë drejt zhvillimit të shëndetshëm të ekonomisë në vend. Mbrojtja e këtyre vlerave është e drejtë e çdo subjekti që beson në to dhe detyrim për të gjitha institucionet shtetërore.

 

Shpresojmë që Ministria të luajë rolin e saj si instanca më e lartë në procesin administrativ lidhur me korrigjimin e Udhëzimit në pajtim me ligjin, thuhet në njoftim.

 

Më herët edhe ekspertët dhe shoqëritë e konsulencës juridike kishin shprehur shqetësimin e tyre për paligjshmërinë e këtij akti.

 

 

Shënim: Në respekt të rregullave anti Covid – 19, ky dokument është hartuar në dakordësi dhe miratuar me email nga përfaqësuesit e sipërmarrjes, si me poshtë vijon:

 

 

 

BDHTISH – Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

Ines Muçostepa

 

 

CCIA – Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri

Antonio Nidoli

 

 

FIAA – Foreign Investors Association in Albania

Constantin von Alvensleben

 

 

CCIFA – Dhoma Franceze e Tregtisë dhe Industrisë Francë Shqipëri

Julien Roche

 

 

ICC – International Chamber of Commerce in Albania

Ilir Daci

 

 

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Qarku Durrës

Alban Isteri

 

 

ATTSO – Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi

Fahir Tatar

 

 

AAB – Shoqata Shqiptare e Bankave

Spiro Brumbulli

 

 

BTSH – Bashkimi Tregtar i Shqipërisë

Mira Pogaçi

 

 

KASH – Këshilli Agrobiznesit Shqiptar

Agim Rrapaj

 

 

ATA – Shoqata Shqiptare e Turizmit

Enver Mehmeti

 

 

AITA – Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit

Dritan Mezini

 

 

Dhoma Ekonomike e Gruas

Antonela Hako

 

 

Shoqata Shqiptare Hoteleri – Turizëm

Zak Topuzi

 

 

ProBusiness Albania

Edvin Premçe

 

 

Shoqata e Transportuesve Ndërkombëtarë të Udhëtarëve

Kujtim Hashorva

 

 

Shoqata e Transportit Ndërqytetas dhe Rrethqytetas i Udhëtarëve

Eneo Sulejmanaj

 

 

 

 

Shoqata e Transportit Ndërqytetas

Rexhin Qoshja

 

 

Shoqata e Bimëve Medicinale

Filip Gjoka

 

 

Shoqata e Grave Profesioniste Afariste dhe Zejtare

Flutra Xhabija

 

 

Shoqata e Energjive të Rinovueshme në Shqipëri

 

Anita Shushku

 

Monitor

 

 

Më shumë

Në gjashtë mujorin e parë të vitit më tepër mallra u transportuaran nëpërmjet hekurudhës

Gjatë gjysmës së parë të vitit volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë llogaritet 14.9 milionë ton-kilometër.   Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë u rrit me 23,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020-ës.   Por volumi i mallrave të transportuara […]

Gati 10 miliardë lekë eksportet drejt Kosovës, kryesojnë materialet e ndërtimit dhe metalet

Shqipëria dhe Kosova po zgjerojnë marrëdhëniet e tyre tregtare në vitet e fundit. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-prill arritën gati 10 miliardë lekë, ndërsa importet llogariten gati 3 miliardë lekë.   Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të […]

Shtëpitë u shtrenjtuan 11 %. Rritja më e lartë është në Tiranë dhe në zonat bregdetare

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë parë rritje të vazhdueshme ndër vite, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen e një banese. Veç qendrës së kryeqyteti ku çmimet arrijnë deri në 3200 euro/m2, shtrenjtim kanë parë edhe zonat periferike. Eksperti për pasuritë e paluajtshme Lefter Sila shpjegon se me gjithë çmimet e […]

“Bitcoin” futet në tregun shqiptar

Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare.   Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara