Albanian Profile
e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

Si sot 22 vite më parë forcat policore dhe ushtarake serbe kryen masakrën më të madhe në Kosovës që njihet si masakra e Reçakut. Pamjet e kësaj masakre u përhapen në të gjithë botën dhe sensibilizuan ndërkombëtarët për të ndërhyrë në luftën mes Serbisë dhe Kosovës.

 

Ishte shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker, ai që pa nga afër këtë masakër dhe alarmoi se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit.

 

 

Më 15 Janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur, mes tyre gra e fëmijë. Sot 22 vite më pas liderët e politikës në Kosovës kanë kujtuar vuajtjet e 22 viteve më parë.

 

Të gjithë liderët politikë kanë bërë homazhe pranë varrezave dhe kanë bërë thirrje për drejtësi.

 

 

Historia e masakrës së Reçakut

 

 

Më 15 janar 1999 fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara. Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 06:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bastisin fshatin.

 

Banorët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjejnë një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e ka bërë të pamundur një gjë të tillë. Forcat policore serbe që ishin futur përmes rrugës kryesore të fshatit kishin arrestuar shumë banorë e më pas i vranë ata.

 

 

 

 

Shqiptarët nëpër botë janë ftuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagët e Hapura” që në ditën e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, nëpër ballkonet e tyre të ndezin qirinj për të kujtuar viktimat e këtij gjenocidi.

 

“Në pamundësi të organizohen tubime përkujtimore për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia me COVID-19, Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur” FTON të gjithë shqiptarët, kudo qofshin në botë, që më 15 janar, në DITËN E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË, në orën 20:00, të dalin në ballkone apo dritare të banesave të tyre dhe të ndezin qirinj për të kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi!”, thuhet në komunikatën e kësaj qendre.

 

Me ç’rast thuhet edhe se “Përkujtimi i viktimave të kësaj tragjedie të madhe kombëtare është minimumi i asaj që duhet të bëjmë në rrugëtimin për ndëshkimin e krimit dhe ngadhënjimit të drejtësisë! Me respekt për të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre. Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur’”.

 

 

​KËRKOHET DREJTËSI PËR MASAKRËN E REÇAKUT

 

 

 

Në 22-vjetorin e masakrës së Reçakut banorët e komunës së Shtimes kanë kërkuar nga institucionet e vendit që t’i përkujtojnë dëshmorët dhe mos t’i harrojnë asnjëherë, duke kërkuar dënimin e atyre që kryen krime.

 

Agim Beqaj, ka thënë se kjo 15 janari i vitit 1999 në Reçak ka qenë gjenocid ndaj popullit shqiptar të cilët ishin duke e mbrojtur pragun e shtëpisë.

 

“Një masakër që nuk harrohet asnjëherë dhe historia do ta mbajë mend dhe këta njerëz që janë të shkruar që kë edhe fëmijë pleq, gra të gjithë kanë qenë njerëz të pafajshëm që e ka mbrojt pragun e shtëpisë dhe për këta njerëz duhet të bëhet më shumë, pra që të përkujtohet në mënyrën më të mirë të mundshme sepse këtë e ka dëshmuar ambasadori William Walker, i cili ka thënë se nuk ka qenë masakër e thjeshtë por ka qenë gjenocid”.

 

“…kjo ka qenë masakër që ka bërë jehonë më botë sepse edhe bota e kuptoj se në këtë vend është bërë masakër. Kisha kërkuar te të gjitha institucionet që Reçakun ta përkujtojnë përherë dhe mos t’i harrojnë këta dëshmorë”.

 

Edhe, Afrim Sadriaj e kujton ditën e 15 janari të vitit 1999. Ai ka thënë se i janë vra 13 të afërm në këtë masakër.

 

“Familjes së ngushtë në Reçak 13 na u kanë mbytur, u kanë viti 1999 dhe në atë kohë në shtëpi jam kanë dhe u kanë Ramazan dhe i kom dëgjuar ku në fshatin Gjyrkovc janë dëgjuar mitralozat”.

 

“… masakrën e Reçakut e dinë krejt bota se çfarë ka ndodhur këtu”.

 

Sadriaj ka thënë se nuk ka çfarë të kërkojë nga institucionet e vendit pasi që nuk kanë bërë sa duhet.

 

 

 

OSMANI E KURTI NDEROJNË TË RËNËT NË REÇAK, KËRKOJNË DËNIMIN E KRIMINELËVE

 

U.d e presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti kanë bërë homazhe në Reçak, për të përkujtuar masakrën që ndodhi pikërisht me 15 janar, të vitit 1999.

 

Vjosa Osmani ka thënë se kjo ishte nga masakrat më të tmerrshme në historinë e gjithë njerëzimitraporton Ekonomia Online.

 

“Sot janë bërë 22 vjet në nga masakrat më të tmerrshme në historinë e gjithë njerëzimit. Në fakt është vendi ku u dëshmua qëllimi i Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve”.

 

“Nga këtu duhet me zë të lartë ta themi këtë të vërtetë duke kërkuar drejtësi që ranë për liri. Dëshmitë e gjenocidit mund t’i gjejmë anekënd vendit tonë”.

 

“Akoma po dominion kjo mendje gjenocidale. Lavdi e përjetshme për të rënët e Reçakut”.

 

Kurti theksoi se me pikëllim e dhimbje erdhëm të takojmë edhe familjarët e të vrarëve të Reçakut meqenëse një drejtësi e vonuar është drejtësi e mohueshme.

 

Sipas tij, është detyrë e vendit që t’i ndjekim dhe t’i gjykojë kriminelët e luftës. Ai ka shtuar se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme deri sa nuk ka drejtësi për viktimat dhe familjarët e tyre, raporton EO.

 

“Sot bashkë me presidenten ne detyre Osmanin, erdhëm të bëjmë nderime këtu në Reçak në përvjetorin e 22-të. Ai dimër mbaj mend se ka qenë shumë më i ftoftë si ky sot dhe kjo ngjarje ka tronditur e tmerruar gjithë Kosovën dhe patë alarmuar edhe fuqitë botërore”.

 

“Nuk vonoi shumë pas këtij akti gjenocidal ku edhe u ndihmua Kosova nga NATO. Me pikëllim e dhembje erdhëm që të takojmë edhe familjaret sepse edhe këta janë viktima për shkak të drejtësisë së mohuar dhe të vazhdueshme”.

 

“Jo vetëm urdhërdhënësit, por edhe ekzekutorët dihen me emra në shumë raste jo vetëm në këtë masakër dhe është detyrë e vendit që t’i ndjekim dhe t’i gjykojmë ata. Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme deri sa nuk ka drejtësi që sjell rehabilitim për viktimat dhe familjarët. Përkulemi për këtë humbje dhe lavdia është e tyre”.

 

 

HARADINAJ: LIRIA KA EMËR, ËSHTË PREKAZI E REÇAKU

 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Reçak me rastin e 22 vjetorit të masakrës që është kryer në këtë vend.

 

Haradinaj ka thënë se është e vërtetë që liria ka emër.

 

“Është e vërtetë që liria ka emër, e ka Prekazin, Reçakun i ka varret edhe vuajtjet e dhimbjet e të gjithë atyre që më të dashurit i kanë në themel të lirisë. Lavdi e përjetshme”, ka thënë Haradinaj.

 

 

 

HOTI NGA REÇAKU: KRYESIT E KRIMEVE DUHET TË MARRIN DËNIMIN E MERITUAR

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti të premten ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Reçak, në shënimin e përvjetorit të 22-të të masakrës së Reçakut.

 

Hoti pasi vuri kurora lulesh në nderim të gjithë viktimave tha se masakra e tmerrshme që ka ndodhur 22 vite më parë e sensibilizuar botën për gjendjen në Kosovë.

 

Ndërkohë ka theksuar se trupat e viktimave asnjëherë nuk do të prehen të qetë, derisa drejtësia nuk do të vihen në vend.

 

“Ngjarja që ka ndodhur këtu e ka sensibilizuar botën mbarë për gjendjen, terrorin, vrasjet që atë kohë ndodhin në Kosovë, me vite të tëra, por që kanë kulmuar me këtë ditë, por edhe me plotë masakra të tjera”, tha ai.

 

Ai tha se drejtësia nganjëherë mund të vonohet, por do të vendoset.

 

“Asnjëherë nuk do të prehen te qetë këtë trupa derisa ata që kanë kryer këto vepra të marrin dënimin e merituar. E kam parasysh që drejtësia nganjëherë vononë, por jam i bindur që do të vendoset”, tha Hoti për media.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Kosova tërhiqet nga projekti i gazsjellësit amerikan

Të enjten ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, tha se qeveria nuk do të çojë përpara projektin për lidhjen me një gazsjellës ekzistues me Maqedoninë e Veriut, një projekt i propozuar nga Korporata amerikane, Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC). Në një konferencë të shkurtër me gazetarë, ajo tha se Kosova ka nevojë për më […]

BE me mision vëzhgues të zgjedhjeve lokale në Kosovë

BE thotë se mbetet i përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj evropian. Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen me 17 tetor, ndërsa për shkak të pandemisë ende nuk dihet si do të zhvillohet fushata zgjedhore.     Bashkimi Evropian do të dërgojë në Kosovë një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale, që do […]

Përgjaket fushata e zgjedhjeve vendore në Kosovë, dy politikanë të PDK-së vrasin njëri-tjetrin!

Policia e Kosovës bëri të ditur se dy persona kanë humbur jetën në një incident me armë zjarri në qytetin e Pejës, rreth 85 kilometra në perëndim të Prishtinës.   Policia tha se si pasojë e të shtënave tre persona janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin Rajonal në Pejë. “Nga ekipi mjekësor […]

Fantazi serbe për largimin e SHBA nga Kosova

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani ka shkaktuar satisfaksion të hapur në Serbi, ku ndërkohë disa politikanë fantazojnë për një largim të ngjashëm të trupave amerikane edhe nga Kosova, shkruan “Die Presse”.     Prej javësh gjendja kaotike në Afganistan pas marrjes rrufeshëm të pushtetit nga talibanët është në fokus të mediave botërore. Shumë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara