Albanian Profile
Friday 9 June 2023
Friday 9 June 2023

 

Libri është një dritare dhe asnjëherë më shumë se sot, kemi nevojë për ajër.
Ndoshta, tani nuk kemi mundësi të ikim larg, por falë librave mund të udhëtojmë kudo që dëshirojmë.

Ministia e Kulturës muajin prill e ka pagëzuar si “Muajin e Librit”, duke e sjellë si alternativë udhëtimi, gjatë këtyre ditëve që na duhet të qëndrojmë në shtëpi.

 

 

Mbi 100 Ministra të Kulturës, nga e gjithë bota ishin të pranishëm sot në një mbledhje virtuale të organizuar nga UNESCO.

Pandemia COVID-19 ka goditur të gjithë sektorët, ndër të cilët edhe ai kulturor, që është një nga sektorët më delikatë.

Nga sa u kuptua nga takimi i sotëm, të gjitha vendet po përballen me një krizë, e cila na udhëheq drejt zgjidhjeve alternative, drejt hartimit të politikave të reja dhe rishpërndarjes së buxheteve, në varësi nga konteksti i ri.

Ministria e Kulturës është duke hartuar një plan masash për të mbështetur industrinë kreative, projektet që lidhen me dixhitalizimin e pasurisë sonë kulturore materiale dhe jomateriale si dhe të krijojmë platforma on line për aktivitetet kulturore.

 

 

Dita Ndërkombëtare të Librit – Historiku

 

Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.

 

Më 23 prill të vitit 1616 u nda nga kjo botë Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor.

 

 

Mesazh nga z. AudreyAzoulay Drejtor i Përgjithshëm i UNESCO

Në këto kohë të pasigurta janë të shumtë ata që i janë kthyer librave në mënyrë që të përballojnë ankthin dhe izolimin.

Në fakt, librat gjithmonë kanë pasur aftësinë unike për të të argëtuar dhe pë të të mësuar. Ata janë një mënyrë për të eksploruar mbretëri përtej përvojave tona vetjake nëpërmjet ekspozimit ndaj autorëve të ndryshëm, por edhe universeve dhe kulturave të ndryshme, si dhe një mënyrë për t’u futur në skutat më të thella të vetes sonë. Faqe pas faqe, librat na ndriçojnë udhën që përshkojmë të palidhur nga koha, ose kufijtë; me fjalë të tjera, na japin liri.

Sot, është magjia e librave për të cilën kemi nevojë, një kohë e cila na kujton të gjithëve rëndësinë kardinale të letërsisë në jetët tona – dhe në fakt të gjitha artet.

Kur festojmë librat, po festojmë edhe autorët e tyre, të cilët na ofrojnë grimca të jetës me pikëpamje në realitete të ndryshme. Na hapin dritare në botë, një këndvështrim të ri. Për këtë arsye, festohet më 23 prill, dita kur vdiq William Shakespeare, Miguel de Cervantes dhe Inca Garcilaso de la Vega, shkrimtarë të cilët e kanë mbajtur imagjinatën tonë të mbërthyer për shekuj me radhë.

Gjithashtu, ne nderojmë të gjitha profesionet që lidhen me librat: redaktimin, botimin dhe përkthimin. Janë këto fusha që bëjnë të mundur shpërndarjen e trashëgimisë sonë, mundësojnë që krijimet e reja të kenë një vend ku mund të shprehen, si dhe mundësojnë përhapjen e ideve.
Këto profesione duhen mbrojtur dhe vlera e tyre duhet njohur. Kjo bëhet edhe më e vërtetë në mesin e pandemisë (COVID-19), e cila përbën një rrezik të madh dhe afatgjatë të sistemit që na lidh, që është kultura.

Për këtë arsye UNESCO mbështet punën e botuesve nëpërmjet sipërmarrjeve të ndryshme siç është partneriteti me IFLA-n dhe institucionet e saj, si dhe me Shoqatën Ndërkombëtare të Botuesve.

Fuqia e të lexuarit duhet vjelë e tëra. Duhet të sigurojmë qasje në libra në mënyrë që të gjithë të mund të strehohen në lexim dhe të gjejnë në të një burim ëndrrash, diturie dhe reflektimi. Kjo është domethënia e zotimit të bërë në Kuala Lumpur, e cila më 23 prill bëhet Kryeqyteti i Botës për Librin 2020. UNESCO vendosi kështu për shkak të vendosmërisë së këtij qyteti për të promovuar arsimin dhe për të forcuar zhvillimin e një kulture gjithëpërfshirëse të librit.

Në një kohë kur leximi është i paçmueshëm, rëndësia kardinale e angazhimit tonë të përbashkët të integrimit nëpërmjet leximit, bëhet shumë i qartë.
Në këtë vit të Ditës Botërore të Librit dhe të të Drejtave të Autorit, i nxis të gjithë të marrin nga një libër, të fillojnë t’i shfletojnë faqet dhe të thithin prej tij ajrin e freskët që të ndihmon sot dhe do të të ndihmojë edhe në të ardhmen.

 

23 prill 2020

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara