Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

 

Mostari ishte qyteti që ndodhej në vijën e parë të konfliktit më vdekjeprurës të Europës pas Luftës së Dytë Botërore, 25 vite pasi u shkatërrua nga lufta, banorët thonë se qëndrojnë ende të ndarë.

 

Prej vitit 1992 deri në 1995, në Luftën e Bosnjës u vranë 100 mijë njerëz. Në ndërtesa janë ende të dukshme vrimat në mure si dëshmi e plumbave.

 

Lufta përfundoi pasi u firmos Marrëveshja e Dejtonës, një armëpushim që e përçau vendin.

 

Në disa pjesë të vendit ndihen ende ndarjet etnike, një ndër to është dhe Mostari.

 

Në Mostarin perëndimor jetojnë dhe punojnë shumica e boshnjakëve kroatë, ndërsa në Mostarin lindor jetojnë shumica e boshnjakëve të fesë myslimane.

 

Në shkollë fëmijët ndjekin programe mësimore që tregojnë histori të ndryshme të ngjarjeve të luftës.

 

“Programi dhe tekstet shkollore kanë ngjyrim etnik dhe përfshijnë viktimizimin e një populli të përbashkët dhe nxisin përjashtimin e të tjerëve”, sipas një raporti të publikuar nga OSBE.

 

“Që nga kopshti duhet të zgjedhësh nëse do ta dërgosh fëmijën në një kopsht boshnjak apo kroat dhe fëmijët nuk takohen gjatë klasave të tyre. Ata rriten të ndarë,” tha Amna Popovac, aktiviste e “Nasha Stranka”, një parti pro pluralitetit etnik.

 

Edhe pse kjo nuk ndodh në çdo vend të Bosnjës, ka ende shembuj të shumta në vend ku njerëzit jetojnë në pallate të ndryshme apo fëmijët shkojnë në shkolla të veçanta.

 

Kolegje i Botës së Bashkuar është e vetmja shkollë në Mostar ku studentë të etnive dhe feve të ndryshme studiojnë së bashku.

 

“Frika ime më e madhe është se duke ndarë sistemin e arsimit po ndërtojmë themelet për konfliktin e ardhshëm. S’është e thënë që do jetë luftë, por një farë konflikti mund të ndodhë, vetëm sepse nuk e njohin njëri tjetrin dhe njerëzit kanë gjithmonë frikë nga e panjohura”, tha Popovac/euronews.al.

 

 

Më shumë

Bosnjë Hercegovina: “Konflikt i ngrirë me paqe të papërfunduar”

Bosnjë Hercegovina diskutohet në Këshillin e Sigurimit. Qëndrimi i SHBA-së: Asnjë etnitet nuk ka të ardhme jashtë Bosnjë Hercegovinës.     Kur flitet për Bosnjën në Këshillin e Sigurimit e marrin fjalën shumë palë: Anëtarët e Këshillit të Sigurimit, ata të përhershmit Rusia dhe SHBA, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kina dhe 8 të […]

Bosnja pritet të diskutojë njohjen e Kosovës

Në Sarajevë sot pritet të debatohet për njohjen e Kosovës dhe lëvizjen e Ambasadës së Bosnjë e Hercegovinës nga Tel Avivi në Jerusalem.   Në takimin e rregullt të Presidencës do të diskutohet edhe kriza e emigranteve në Bosnjë dhe situata epidemiologjike në vend.   BeH nuk e ka njohur ende Kosovën shtet […]

25 vjet nga masakra e Srebrenicës

25 vjet më parë, rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë nga forcat serbe të Bosnjës në masakrën më të madhe të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Më shumë se 1 mijë burra dhe djem boshnjakë që vdiqën gjatë rrethimit të vitit 1995 konsiderohen ende të zhdukur. Më shumë se […]

Bosnjë-Hercegovina mbetet e përçarë edhe 25 vjet pas Dejtonit

Këshilli i Sigurimit të OKB mbajti këtë javë një debat virtual për Bosnjë-Hercegovinën. Përfaqësuesi i Lartë, Valentin Inzko, foli mbi procesin e zbatimit të paqes në BH në periudhën 16 tetor – 15 prill.   Duke folur për gjendjen e përgjithshme politike Valentin Inzko, thotë se liderët politikë dhe institucionalë në BH kanë treguar gatishmëri […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara