Nga akademiku Vasil Tole
16 dhjetori 2020 shënoi 250 vjetorin e lindjes së L.V. Bethovenit. Gjithë bota e kujtoi krijuesin emërmadh, muzika e të cilit është sot e gjithë ditën pjesë e identitetit njerëzor dhe e përditshmërisë sonë, Europa posaçërisht e nderoi si artistin dhe qytetarin, muzika e të cilit është pranuar edhe si Himni zyrtar i kontinentit tonë, posaçërisht Gjermania më 16 dhjetor u mbulua si një vello nga tingujt e tij hyjnorë.
Po Shqipëria?
Kur Bethoveni jetoi e krijoi, Shqipëria ishte e pushtuar nga otomanët dhe askush nga shqiptarët nuk e dëgjoi emrin dhe muzikën e Tij të mahnitshme.
Në fillim të shek. XX, në vitin 1903, kur ende nuk kishim muzikë dhe institucione në Shqipëri, Faik Konica propozonte që shkrimtarët e rinj shqiptarë të muzikonin vargjet e tyre me muzikën e Bethovenit. Dhe kështu, për të parën herë emri dhe muzika e Bethovenit u pa dhe këndua nga shqiptarët, i botuar më janar 1903 tek revista ALBANIA e Konicës.
Më pas, skulptori Odhise Paskali realizoi më 1928 një nga bustet më të bukura të Bethovenit, Fan S. Noli shkroi studimin më origjinal për muzikën dhe personalitetin e Tij dhe Konservatori i Tiranës u çel më 1962 me tingujt dhe mesazhin e lirisë së Simfonisë së IX.
Sot Bethoveni është pjesë e peizazhit muzikor në Shqipëri, që nga shkollat e deri në sallat e koncerteve e transmetimet audio-vizive.
Kemi nevojë që Tirana ta ketë bustin e Paskalit në një shesh publik, në shenjë nderimi për këtë kolos të krijimtarisë muzikore botërore.
Amin!
*Foto 1: Përmendja për herë të parë e emrit dhe krijimtarisë së Bethovenit në botimet shqipe.
*Foto 2: “Bethoveni” nga Odhise Paskali
“Furtuna”, filmi i fundit në bashkëprodhim mes ‘Mosfilm’ të Rusisë dhe kinostudios ‘Shqipëria e re’
Sir Noel Malcolm, Lucia Nadin dhe David Hosaflook shpallen fituesit për çmimin “Trinia e Albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokli”
Mall për normalitet – Panairi i Librit në Tiranë
Muzeu Hebraik i Vlorës, nis ngritja e fondacionit, Granoff: Hebrenjtë, histori që bën shqiptarët krenarë
12 vjeçari nga Shkodra, autor i tre romaneve fantastiko-shkencorë
Botohet vëllimi i gjashtë i veprës së dijetarit Mid’hat Frashëri
Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]
Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve. Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]
Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021. I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]
Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]