e diel 17 tetor 2021
e diel 17 tetor 2021

 

Italia nënshkruan Paktin e Londrës me Britaninë, Francën dhe Rusinë, një ngjarje me peshë të madhë në historinë e Shqipërisë pasi në këtë pakt, përfshiheshin edhe planet për ndarjen e Shqiperisë. Në historiografi, ky njihet si Traktati i Fshehtë i Londrës

Po cilat janë 2 nenet që prekin drejtpërdrejt Shqipërinë?

Neni 6: Italia do të marrë sovranitetin e plotë mbi Vlorën, ishullin e Sazanit dhe territorin përreth.

Neni 7: Pjesa qendrore e Shqipërisë është e rezervuar për krijimin e një shteti të vogël të pavarur autonom dhe Italia nuk do të kundërshtojë ndarjen e Shqipërisë së Veriut dhe Jugut midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë.

Më shumë

Si sot, 75 vjet më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend

Zona e Shkodrës kishte filluar organizimin për një rezistencë antikomuniste me shpresën se do të kthehej në një kryengritje të madhe popullore. Në pjesën më veriore të vendit, komunizmi ende nuk kishte lëshuar rrënjë dhe qëndronte dobët. Në Postribë filloi të organizohej një lëvizje e nxitur kryesisht nga kleri me mbështetjen e elementëve nacionalistë. […]

A e dinit se fituesi i parë i Olimpiadës ishte shqiptar?

Komiteti Olimpik Shqiptar është krijuar në vitin 1958 dhe Shqipëria ende nuk e ka një medalje olimpike. Shumë shqiptarë kanë fituar medalje nën flamujtë e Jugosllavisë, Greqisë, Italisë, Gjermanisë e së fundmi të Kosovës. Mirëpo, a e dinit se, në vitin 1896 kur Lojrat Olimpike moderne nisën, ishte maratonomaku Spiros Louis, arbëror i Greqisë, […]

101 vite më parë, gratë shqiptare organizohen për të ndihmuar në luftë për Atdhe!

101 vjet më parë u krijua në Shkodër, më 3 gusht 1920, “Komiteti i Zojavet ‘Grueja Shqyptare’ për ndihma bamirsije”. Synimi kryesor i Komitetit ishte mbështetja në mjete financiare dhe sende të ushtrisë shqiptare që ndodhej në front të luftës (Neni 2 i Statutit; bëhet fjalë konkretisht për përpjekjet mes ushtrisë shqiptare dhe asaj […]

‘Royal Air Force’ nën qiellin shqiptar, në mbështetje të aleancës antinaziste

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, përmes publikimt të fotove të kohës, përkujton operacionet e aviacionit Britanik të RAF (Royal Air Force) nën qiellin shqiptar, në zonën e Spilesë të Himarës.   Operacioni nisi si njësi mbështetëse e trupave britanike në kuadrin e aleancës antinaziste gjatë Luftës II Botërore. Britanikët zbarkuan nën operacionin e koduar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara