e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

28 kompani fasoni, që kanë larguar nga puna rreth 2300 punonjës në kushtet e pamundësisë financiare që vjen nga ndërprerja e kontratave të punës me partnerët ndërkombëtare, kërkojnë që atyre t’u jepet ndihma financiare nga shteti.

 

Këta punonjës nuk kanë mundur të përfitojnë pasi janë deklaruar si të larguar pas datës 10 prill, ose formularët e deklarimit të pagesës kanë shkuar pas kësaj date. (sipas VKM për paketën e dytë pagën e përfitojnë ata që janë deklaruar të larguar deri në 10 prill).

 

Në një letër që Shoqata Kombëtare e Punëdhënësve “Proeksport Albania” I ka dërguar Z. Arben AHMETAJ, Ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Z. Eduard SHALSI Ministër i Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, bëhet e ditur lista e 29 kompanive dhe numri I punonjësve të larguar prej tyre. Kompanitë që kanë larguar më shumë punonjës janë Picari shpk Fier me 304 punonjës dhe Donniana me 250 punonjës.

 

Në shkresë thuhet se paketat e mbështetjes financiare nr 1 dhe nr 2 kanë adresuar zgjidhjen e një sërë problematikash që lidhen me punëmarrësit tanë, duke financuar me pagë sociale një pjesë prej tyre, sipas përcaktimeve ligjore të marra në situatën e Ligjit të Fatkeqësisë Natyrore;

 

Por, paketat e mbështetjes financiare nr 1 dhe nr 2 nuk kanë mundur të zgjidhin një prej problemeve që po kthehet në shqetësim në mbarë vendin dhe që ka të bëjë me pamundësinë e subjekteve tona për të mbajtur në punë, pas datës 10 Prill 2020, punonjësit efektive.

 

Një numër i konsiderueshëm punonjësish janë larguar, sipas ligjit, nga kompanitë tona, në kushtet e pamundësisë financiare që vjen nga ndërprerja e kontratave të punës me partnerët ndërkombëtare si dhe të pamundësië për të shitur produktet tona stoqe, për arsye të pandemisë në vendet ku realizojmë procesin e përpunimit aktiv.

 

Në këto kushte, kompanitë kanë kërkuar për të ndërhyrë ligjerisht për një zgjidhje të shpejtë të mundshme sa i përket këtij kontigjenti punonjësish që nuk kanë mundur të përfitojnë nga asnjë paketë ndihme financiare, të ashtuquajturën “pagë e luftës”, por edhe që nuk mund të jenë pjesë e listpagesave tona për arsyet që pëmendëm.

 

“Në shpresojmë se Ju do të mund të merrni në konsideratë këto kontigjent të punëtorëve tanë, që mund dhe duhet të paguhen si punëtorët e tjerë të pezulluar apo të larguar nga listpagesat tona para datës 10 Prill. Ne e kemi kërkuar këtë zgjidhje në institucionet e ngarkuara nga ligji për të përfshirë edhe këtë kategori të punësuarish si në DPT, drejtoritë rajonale të punës, etj, por nuk kemi gjetur zgjidhje”. monitor

 

11 maj 2020

 

Më shumë

Ndërtimi me 20,3%, me peshën më të lartë në totalin e huadhënies

Investimet në ringritjen e tregut të pronave, programi i Rindërtimit dhe projektet në vepra strategjike infrastrukturore, po vijojnë të mbështeten financiarisht nga sistemi bankar.   Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në muajin qershor ndërtimin përbënte 20.3% të kredisë së re dhënë për kompanitë private, duke arritur peshën më të lartë në […]

“Bitcoin” futet në tregun shqiptar

Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare.   Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]

Frutat dhe perimet e Shqipërisë, pa taksë doganore drejt BE deri në 2025

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve bën me dije se eksportuesit shqiptarë mund të eksportojnë produkte bujqësore pa taksë doganore në BE deri në vitin 2025.   Sipas njoftimit Bashkimi Europian ka zgjatur skemën pa taksa për importin e frutave dhe perimeve nga vendet e Ballkanit Perëndimor deri në fund të vitit 2025.   […]

“Suezi” ndikon dhe në Shqipëri: Do ketë vonesa të mbërritjes së mallrave nga Kina

“Bllokimi i anijes në kanalin e Suezit do te sjellë efekte të mëdha në ekonominë globale. Nga ky incident duket se do të preket edhe tregtia e mallrave me Shqipërinë, për shkak të vonesave deri në një zhbllokim të situatës.”   Burimet nga Drejtoria Detare bëjnë me dije për TCH se midis anijeve […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara