e diel 17 tetor 2021
e diel 17 tetor 2021

 

Grupi serb “Hurricane” në një intervistë ekskluzive “Abc e Pasdites” treguan se cilat janë pritshmëritë që ato kanë me Eurovizionin e këtij viti, por edhe se çfarë mendojnë për përfaqësimin e Shqipërisë.  Të treja vajzat thanë se Anxhela Peristeri ka një zë shumë të bukur, madje kënduan pak nga refreni i këngës “Karma”.  “Është shumë e bukur. Ne e duam shumë Anxhelën.  Është kaq e bukur dhe ne e dashurojmë këngën e saj. Jemi shumë të lumtura që kënga juaj  është në gjuhën tuaj, shqip, njësoj si kënga jonë serbisht”.

 

Ndër të tjera Ermali u ndal tek bashkëpunimi i artistëve shqiptarë me Darko Dimitrov, nëse vajzat e kanë menduar ndonjëherë të bashkëpunojnë po ashtu me artistët shqiptar. Ato u shprehen:  “Pse jo ne dëgjojmë shpesh muzikë shqiptare, i adhurojmë produksionet që keni ju në Shqipëri. Dhe pse të mos bënim bashkëpunim me ndonjë artist shqiptar”.

 

Ndryshe nga artistët shqiptarë që komentohen shumë pasi kthehen nga Eruovizoni, sidomos kur nuk janë në finale, vajzat e grupit’ Hurricane’ theksuan se kanë raport të mirë me gazetarët dhe nuk kanë trysni të tillë.  Ato nënvizuan se nuk e kanë makth finalen, por vetëm duan ta shijojnë.

 

Çfarë mendojnë vajzat për dy vendet Shqipëri dhe Serbi? Mendojnë se muzika mund të bashkojë njerëz e kombe?  “Po, ne jemi apolitik. Nuk jemi në ato ujëra”.

 

Ermali i pyet nëse votimet politike e mbysin klimën e mirë të Europvizonit. “Thonë që ka votime politike, por ne nuk e mbojmë këtë gjë. Ne duam thjeshtë që performance jonë të jetë aq e mirë sa njerëzit ta pëlqejnë. Nuk na interesojnë pikët”.

 

Dy nga vajzat e grupit ishin single dhe Ermali I pyet nëse e kanë menduar ndonjëherë të kenë histori dashurie me ndonjë djalë shqiptarë. Ato u shprehen se janë të hapura për njohjet me djemtë shqiptarë, por nuk kanë shumë kohë në dispozicion për një lidhje.  Ato përfaqësojnë Serbinë në Eurovizion për herë të dytë, këtë vit me këngën “Loco, Loco”.

 

Më shumë

Rikthehen misionet arkeologjike me zbulime të reja

Misionet arkeologjike janë rikthyer në Shqipëri me zbulime të reja pas ndërprerjeve prej pandemisë së koronavirusit. Në Parkun Arkeologjik të Finiqit arkeologët shqiptarë dhe italianë kanë zbuluar objekte të periudhave të ndryshme, përfshirë dhe një skulpturë të përmasave të mëdha. Në gërmimet e këtij viti në Finiq po marrin pjesë edhe studentë shqiptarë dhe […]

Nis festivali ndërkombëtar i filmit në Kosovë

Të ftuar të shumtë kryesisht të botës së artit morën pjesë në hapjen zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Prifest.   Festivali është hapur me filmin “Zgjoi”, të regjisores Blerta Basholli, film ky që deri më tani ka fituar shumë çmime ndërkombëtare.   Por për Bashollin është ndjenjë e vecantë që filmi të shfaqet […]

Bregoviçi i kontestuar

Asnjë koncert tjetër nuk ka ndezur një debat kaq të madh në botën shqiptare si ai i këngëtarit Goran Bregoviç në Korçë. Mjaft vetë kërcyen nën tingujt e muzikës së tij, por nuk munguan edhe incidentet megjithë masat e sigurisë.   Nata e fundit duhet të ishte kulmi i festës që zgjat prej një […]

Gold AG ndalet për të fal namazin në Rrugën e Kombit

Reperi shqiptar nga Kosova Arian Agushi ose siç njihet me emrin e Artit Gold Ag Këngëtari është një nga të paktët artistët të estradës i cili njihet si praktikues i fesë Islame.   Së fundmi, në rrjetin social “Instagram” po qarkullon një fotografi teksa Ariani ka ndal makinën për të fal një kohë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara