3 shtator 1920, përfundoi Lufta e Vlorës, një cikël betejash e patriotëve shqiptarë kundër forcave ushtarake italiane të cilat që më 9 dhjetor 1919 kishin marrë nën protektorat Shqipërinë, gjë që ndodhi pas vendimeve të dala nga Konferenca e Paqes.
Të revoltuar nga kjo padrejtësi, më 29 janar 1920 u mblodh ‘Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare Vlorë”. Sulmi karshi garnizonit italian filloi që më 6 qershor 1920. Në këto luftime morën pjesë rreth 20.000 trupa. Sulmet u zhvilluan në disa lokalitete si në gjirin e Vlorës, Ujin e Ftohtë, Vlorë-Kaninë, Panaja, Llogora, Himarë, Selenicë, Gjorme, Matohasanaj, Tepelenë. Luftëtarë vinin nga të gjitha zonat e Shqipërisë si dhe nga shqiptarët e Amerikës të cilët drejtoheshin nga 12 komandantë nën drejtimin e përgjithshëm të Qazim Koculit. Në zonën e çliruar, Drashovicë, u vendos shtabi i luftës me prefekt Qazim Kokoshin.
Në fotografi: Luftëtarë që morën pjesë në luftën e Vlorës kundër ushtrisë italiane më 1920.
5 Dhjetor 1920, Lidhjes së Kombeve i kërkohet të njohë Shqipërinë shtet sovran
4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare
112-vjetori i çeljes të së parës shkolle kombëtare pedagogjike në Shqipëri
109 Vjet Shtet Shqiptar
Si ishte aeroporti i Vlorës në vitet 1914-1916 dhe në vitet ’40. Sa kushtonin fluturimet drejt Romës, Gjirokastrës e Tiranës
“Në emër të Amerikës”, një ekspozitë për 75 vjetorin e largimit të misionit amerikan nga Shqipëria dhe diktaturën që pasoi
Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi). Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer […]
Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]
Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga. A e dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s? Tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit […]
Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]