e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

 

 

Procesin i Vetting-ut në drejtësi ka hyrë në vitin e tij të tretë dhe në total për t’u rivlerësuar janë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Nga fillimi i procesit në prill të 2018 deri në 10 gusht të këtij viti kanë kaluar në filtirn e shkallës së parë të Vetting-ut 284 gjyqtarë dhe prokurorë. 105 janë shkarkuar nga detyra, ndërsa 117 u konfirmuan.

 

Në shifrën prej 284 përfshihet 35 ndërprerje procesi ose thënë ndryshe prokurorët dhe gjyqtarët kanë dhënë dorëheqje edhe pse procesi i rivlerësimit për ta kishte nisur.

 

Për 8 subjekte, KPK-ja ka pushuar procesin pasi ata dhanë dorëheqjen pa hyrë ligji i Vetting-ut në fuqi në vitin 2017. Në listë janë edhe 17 prokurorë dhe gjyqtarë pa vendim përfundimtar dhe këtu futen gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët dolën në pension dhe automatikisht ata janë të larguar nga sistemi.

 

Ndërsa për dy subjekte komisioni ka vendosur pezullimin nga detyra për një afat një vjeçar. Komisioni i Pavarur i Kualfikimit ka një mandat 5-vjeçar dhe brenda kësaj kohe duhet të përfundojë rivlerësimi për 800 prokurorët dhe gjyqtarët.

 

Por, kur ka kaluar më shumë se gjysma e afatit kushtetues në filtër kanë kaluar me pak se gjysma e njerëzve që këto 30 vite kanë dhënë drejtësi. Në një raport të Avokatit të Popullit thuhet se nëse vazhdohet me këto ritme procesi në shkallën e parë pritet të mbarojë për 8 vite e gjysmë.

 

Për këtë arsye ata kanë rekomanduar shtimin e trupave të komisionerëve. Sipas ligjit pas mbarimit të afatit 5-vjeçar rivlerësimi do të kryhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai gjyqësor.

 

 

Më shumë

Në prag të 28 Nëntorit “bashkohen” arkivat, DPA hap sallë studimi në Kosovë

Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës e Arkivi. Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të aksesuar dokumente që […]

Zgjidhet Kolegji i ri Zgjedhor

Dy ditë pasi Presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Shorti i hedhur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor përzgjodhi 8 gjyqtarë të cilët do jenë pjesë e trupës që do të bëjë gjykimin e mosmarrëveshjeve apo ankesave […]

Hapet gara për hetues të BKH-së, struktura do të përbëhet nga 60 të tillë

Hapet gara për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky institucion, në një njoftim për mediat, nënvizon se sot çelet procesi i rekrutimit për Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo është një mundësi e mirë për […]

3 vjet nga fillimi i Vetting-ut, 105 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyra, 117 u konfirmuan

Procesin i Vetting-ut në drejtësi ka hyrë në vitin e tij të tretë dhe në total për t’u rivlerësuar janë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Nga fillimi i procesit në prill të 2018 deri në 10 gusht të këtij viti kanë kaluar në filtirn e shkallës së parë të Vetting-ut 284 gjyqtarë dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara