e hënë 1 mars 2021
e hënë 1 mars 2021

 

 

Më 20 shkurt të vitit 1991 dhjetra, mijëra studentë e qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, monumentin e diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte i vendosur në qendër të Tiranës dhe u përurua periudha e lirisë nga ideologjia e regjimi që e persekutoi, e varfëroi, e vrau popullin dhe shkatërroi e shkretoi vendin e vet me një brutalitet e pashpirtësi të paparë ndonjëherë. Edhe sot, mbi popullin shqiptar rëndojnë pasojat e tij negative.

 

Ata, që atë ditë të 20 shkurtit 1991 ishin në sheshin Skënderbej të Tiranës, nuk mund të mos e kujtojnë përshtypjen që bëri oshëtima e shurdhët e shtatores së diktatorit gjakatar, që binte përdhe dhe habinë, kur u pa se brenda ajo ishte bosh, ashtu si ideologjia e indoktrinimit bosh, që regjimi komunist përhapi me terror për vite të tëra. Tashmë, e vërteta doli në dritë.

 

E pastaj, shfrimi i lotëve e përqafimi ndërmjet njerëzish krejtësisht të panjohur – gjë e re edhe kjo, për ata qytetarë që regjimi komunist i kishte mësuar të ruheshin e të druheshin madje nga të afërmit, sepse kushdo mund të ishte spiun e armik. Shpresat e mëvonshme e pjesëmarrjet në manifestimet e shumta, kush nuk i mban mend? E fatkeqësisht, edhe zhgënjimet që pasuan, pavarësisht nga përparimet. Natyrisht, Shqipëria nuk është më në gjendjen e 30 vjetëve më parë.

 

Për të mos harruar atë çka përjetuan shqiptarët gjatë diktaturës enveriste të komunizmit ateist, vite më parë, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, u hap Pavijoni i Terrorit Komunist, ku ekspozohen fotografi, dokumente, objekte personale të të burgosurve, të të pushkatuarve e të të internuarve, me të dhëna tronditëse për ata, që humbën edhe jetën në burgjet e komunizmit.

 

 

 

 

 

Më shumë

Lidhja Shqiptare e Pejës (1899-1900)

Lidhja Shqiptare e Pejës është një organizatë politike-ushtarake mbarëshqiptare, që ndoqi rrugën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe luftoi për çlirimin e vendit nga pushtimi osman.   Ajo u themelua në Kuvendin Kombëtar të Pejës, më 23-29 janar 1899, ku morën pjesë mbi 450 vetë, të ardhur nga vise të ndryshme të Shqipërisë, […]

30 vjet nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit

Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës. Ata të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës.   Marshimi i tyre ndaloi mes qytetit të tyre dhe bulevardit të Tiranës. Radhët e tyre u shtuan minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur […]

Festa e Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Normalja e Elbasanit mbush 111 vjet: Përkujtohen mësuesit e parë

Pikërisht më 111 vite më parë, në 1 Dhjetor të vitit 1909, me vendim të Kongresit të Elbasanit do të hapej shkolla Normale e Elbasanit, i pari dhe i vetmi institucion që do të përgatiste mësues të cilët më pas do të përçonin Gjuhën Shqipe në të gjitha trojet shqipfolëse.   Dokumentat dhe objektet […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara