Sunday 26 March 2023
Sunday 26 March 2023

 

30 vjet më parë (22 qershor 1991) vizitoi Tiranën Sekretari Amerikan i Shtetit, James Baker. Ai ishte zyrtari i parë i lartë amerikan që do të vinte në Shqipërinë postkomuniste, në ditët e para të pluralizmit, që shënonte dhe rrëzimin e diktaturës komuniste.

Ajo vizitë tregonte se lidhjet me SHBA-në kishin mbetur gjallë te populli shqiptar.

Rreth 300,000 shqiptarë mbushën sheshin Skënderbej duke i rezervuar një pritje madhështore, e ngulitur në kujtesën e të gjithëve. Populli ishte ngjeshur në sheshin kryesor të Tiranës për të dëgjuar fjalën e sekretarit amerikan.

Baker tha në fjalën e tij: “Për llogari të Presidentit Bush dhe të popullit amerikan, vij këtu sot për t’ju thënë se: Liria funksionon… Më në fund jeni të lirë të flisni atë që mendoni. Më në fund jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj. Shqiptarët kanë zgjedhur t’i bashkohen shoqërisë së njerëzve të lirë të të gjithë botës. Mirësevini në shoqërinë e burrave dhe grave të lira, ashtu siç kërkonte të ishin dhe krijuesi ynë. Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju.”

Sekretari Amerikan i Shtetit iu drejtua popullit shqiptar në lidhje me mikpritjen e treguar ndaj tij me këto fjalë: “Kam 14 vjet në politikë dhe nuk besoj se kam parë ndonjëherë një pritje të tillë. Kjo e bën gjithçka më të jashtëzakonshme. Kjo shprehje dashamirësie dhe mbështetjeje vjen prej asaj që Amerika përfaqëson për popuj që nuk kishin prej shumë kohësh asgjë ku të shpresonin”.

Kujtojmë me këtë rast se marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe  SHBA e kanë pikënisjen e tyre më 28 korrik të vitit 1922.

Më 15 mars të vitit 1991 këto marrëdhënie u rivendosën dhe William Rajerson është ambasadori i parë amerikan në Shqipëri pas rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe.

Sekretari amerikan i shtetit James Baker e vizitoi Shqipërinë tre muaj pas rihapjes së ambasadës amerikane në Tiranë.   Dokumenti bashkangjitur është letër e z. Tahir Kërrnaja dërguar Sekretarit të Departamentit të Shtetit James Baker. Ndodhet ne fondin e AQSH-së.

 

 

 

Postimi i Ambasadës amerikane në Tiranë në Facebook:

 

“Sot, ne përkujtojmë 30 vjetorin e zyrtarit të parë të nivelit të lartë nga Shtetet e Bashkuara që vizitoi Shqipërinë pas periudhës së saj të gjatë të Izolimit. Më 22 qershor 1991, qindra mijëra shqiptarë u derdhën në sheshin kryesor të Tiranës duke brohoritur “SHBA! SHBA”! Sekretari i Shtetit James A. Baker III iu drejtua turmës së entuziazmuar, duke ju thënë njerëzve, “Në emër të Presidentit Bush dhe popullit Amerikan, unë jam sot këtu për t’ju thënë: Liria funksionon. Më në fund, ju jeni të lirë të keni mendimet tuaja Më në fund, ju jeni të lirë të thoni atë që mendoni. Më në fund, ju jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj… Mirësevini në shoqërinë e burrave dhe grave të lirë kudo, ashtu siç Krijuesi ynë donte që ne të ishim. Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”. Sot, 30 vjet më vonë, Shqipëria është akoma me Shtetet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara janë ende me Shqipërinë, krah për krah!”

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi).

Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi). Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer […]

Në 12 tetor 1879 u themelua në Stamboll Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip

Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]

Pazari i Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga që datojnë nga shek shek V-IV p.e.s

Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga. A e dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s? Tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit […]

Konferenca e Pezës (16 shtator 1942)

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara