e hënë 19 prill 2021
e hënë 19 prill 2021

 

Përkujtohet sot 30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Përmes një postimi në Twitter, ambasada amerikane në Tiranë shprehet se kjo është një datë e rëndësishme për të dyja vendet dhe ka kërkuar nga ambasadorët që t’i dërgojnë një mesazh popullit shqiptar.

 

“Sot ne festojmë një datë shumë të rëndësishme! 30 vjet më parë, në 15 Mars 1991, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet e tyre diplomatike. Për të festuar këtë datë të rëndësishme për vendet tona, ne i kërkuam ish-ambasadorëve të SHBA-së që t’i dërgojnë një mesazh popullit shqiptar.

 

Ata me kënaqësi ranë dakord, duke thënë se sa shumë u mungon ky vend. Gjatë gjithë kësaj jave, ne do të postojmë mesazhet e këtyre ambasadorëve dhe do të festojmë së bashku këtë datë të rëndësishme”, thuhet në postimin e ambasadës.

 

 

Me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis ShBA dhe Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA, znj.Nancy Pelosi.

 

“E nderuara Kryetare Pelosi,

15 marsi i vitit 1991, dita e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve tëBashkuara dhe Shqipërisë, është për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në botë një ditë e madhe historikedhe një shans i madh për të ardhmen tonë.

Me rastin e 30-vjetorit kësaj ngjarjeje të shënuar, dëshiroj t’Ju shpreh mirënjohjen e thellë timen dhe të Kuvendit të Shqipërisë, Ju, Dhomës së Përfaqësuesve, Kongresit dhe Presidentit Biden, për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme për zhvillimin, demokratizimin dhe integrimin euro-atlantik të Shqipërisë.

Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, demokracinë më të madhe dhe më të fuqishme të të gjitha kohrave, është për Shqipërinë një arritje dhe një stimul i fuqishëm drejt zhvillimit, mirëqenies, demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të  njeriut, si edhe rritjes së kontributit për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.

Shqiptarët, sa herë që kanë qenë të lirë të vendosin për fatet e tyre, i kanë bashkuar ato me kauzat e mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si mbrojtësi dhe garanti më i fuqishëm i lirisë, stabilitetit dhe paqes për të gjithë vendet dhe të gjithë popujt e botës.

Miqësia shqiptaro-amerikane ka një histori të gjatë.

Shtetet e Bashkuara mirëpritën e mbështetën emigrantët shqiptarë prej fillimit të shekullit të kaluar dhe prej kësaj mbështetjeje Diaspora shqiptare në Amerikë u fuqizua, kontriboui dhe po vazhdon  edhe sot e kësaj dite të mbështesë zhvillimin, mirëqënien, demokratizimin dhe integrimin e Shqipërisë.

Ishte Presidenti Wodroow Wilson që ndali projektin për coptimin e Shqipërisë, në vitet e para tëShqipërisë së pavarur.

Aleanca, partneriteti, miqësia dhe besnikëria me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm na ka mbrojtur, por edhe ka shumëfishuar ritmet, zhvillimin dhe rolin e kontributin e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, përkundrejt kufizimeve të natyrshme të një vendi të vogël.

Këtë mbështetje ne e ndjemë edhe gjatë tridhjetë viteve të fundit, kur Shqipëria, iu bashkua valës së tretë të proceseve demokratizuese globale për ta shndërruar demokracinë nga një ideal në një realitet, nën lidershipin e pagabueshëm të Shteteve të Bashkuara.

Këtë mbështetje e ndjemë edhe kur Shtetet e Bashkuara udhëhoqën luftën për çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit më të ri në Europë, Republikës së Kosovës.

Mbështetja e Shteteve të  Bashkuara është edhe sot frymëzimi dhe siguria më e madhe e thellimit të reformave të mëdha në zhvillimin e vendit, rindërtimin e sistemit të drejtësisë, qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit dhe përshpejtimin e proceseve integruese, si anëtare e NATO-s dhe drejt negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjatë këtyre tridhjetë vjetëve, Kuvendi i Shqipërisë ka qenë interpret i aspiratave të shqiptarëve, i dashurisë, miqësisë dhe bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin dhe mikun më të madh të shqiptarëve në të gjitha kohrat. Këtë mision Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të kryejë edhe në vitet e dekadat që vijnë.

Shpreh bindjen se bashkëpunimi midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Përfaqësuesve do të rritet e zgjerohet në vitet që vijnë.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

 

 

 

Më shumë

Një muaj nga zgjedhjet, Rama dhe Basha çelin fushatën nga qendra e Tiranës

Dy partitë e mëdha politike hapën të enjten në mbrëmje fushatat e tyre për zgjedhjet e 25 prillit.   Në sheshin “Nënë Tereza” të tejngjeshur me përkrahës opozitarë dhe automjetet e tyre, Partia Demokratike zhvilloi tubimin e vet, duke shkelur rregullat e pandemisë për t’u mbrojtur nga koronavirusi, ku mijëra pjesëmarrës nuk ruanin distancën […]

Incidente mes militantëve partiakë në Ditën e Verës

Grupe militantësh partiakë të qeverisë dhe të opozitës u përplasën fizikisht mes tyre në qytetin e Elbasanit, qendra tradicionale festive e Ditës së Verës.   Përkrahës të dy partive kryesore pritën me brohoritje fyese kryetarët socialist dhe demokrat, duke u përplasur edhe fizikisht me njëri tjetrin, pa ndonjë dëmtim shëndetësor midis tyre.   Të […]

Presidenti konfrontohet me policët bashkiakë për partinë Fryma e re Demokratike (video)

Presidenti Ilir Meta është përplasur me efektivë të policisë në ambientet e Partisë Fryma e re Demokratike. Kreu i shtetit tha se ishte telefonuar nga drejtuesi i kësaj partie Sali Shehu, ndërkohë që policia kishte shkuar në zyrat e FRD-së me një vendim të Bashkisë së Tiranës.   Në shkresën e dërguar 10 […]

Partitë shpallin listat e kandidatëve për deputetë: Ngelen jashtë figura të njohura të PD dhe PS

Dy partitë më të mëdha dorëzuan pak pas mesnate listat e kandidatëve të tyre për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit. Si socialistët ashtu dhe demokratët kanë bërë ndryshime të forta krahasuar me emrat e 4 viteve më parë, por ato dallojnë nga qasja në rreshtimin e kandidatëve në atë që quhet zona e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara