4 Nëntor 1990 është një nga ngjarjet më të rëndësishme për Shkodrën e Shqipërinë.
Një meshë e organizuar nga Dom Simon Jubani në Kapelën e Varrezave të Rrmajit, i parapriu asaj të një jave më pas, me 11 nëntor 1990, duke shënuar rikthimin e lirisë së fesë pas 23 viteve mbyllje nga diktatura komuniste.
Në një konferencë të mbajtur nga kisha katolike Shkodër, arqipeshkvi i dioqezës Shkodër – Pult, Imzot Angelo Massafra, pyeti se çfarë kemi bërë deri tani për një Shqipëri që kemi ëndërruar në fillimet e lirisë dhe a kemi dhënë kontributin e duhur.
Ndërkohë, meshtari Mikel Pllumaj, tha se sistemi komunist ka ende ndikim edhe sot, ndërkohë shumë ngjarje të sotme janë të lidhura me atë kohë…
Dom Simon Jubani, mbështetësit e tij dhe mbarë qytetarët pa dallime fetare, u bashkuan në sfidë të hapur ndaj shtetit diktatorial, i deklaruar si shteti i vetëm ateist në botë.
Tyrbja e Abaz Aliut në malin e Tomorit, pamje magjepsëse nën “vellon” e dëborës
Restaurohet kisha e Pllanës/ Objekti i kultit, ndër më të vjetrit në Shqipëri
Mesazhi i Kryepiskopit Anastas Janullatos për Krishtlindjen: Perëndia është me ne
Besimtarët katolikë kremtojnë Krishtlindjen
Kufizimet për festat, reagon Kisha katolike: Ndryshimi, i nxituar dhe diskriminues
Festa hebraike “HANUKKAH”
Ati i Shenjtë Françesku emëroi Nuncin e ri Apostolik në Shqipëri. Është Shkëlqesia e Tij, imzot Luigi Bonazzi, kryeipeshkëv titullar i Atella-s, deri tani Nunc Apostolik në Kanada. Imzot Bonazzi lindi në Gandino, më 19 qershor 1948. U shugurua meshtar më 30 qershor 1973, pasi kishte kryer studimet teologjike e ishte lauruar në […]
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, vizitoi sot në Spitalin “Evaggelismos” të Athinës, Kryepeshkopin Anastas Janullatos, duke i përcjellë urimet e gjithë popullit shqiptar për shërim të shpejtë. Kryepeshkopi pas diagnostikimit me Covid-19, është transferuar në reanimacionin e këtij Spitali. Gjendja e tij është e qendrueshme dhe po […]
Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka dhënë informacion lidhur me gjendjen e Imzot George Frendos, Arqipeshkvin i cili pas infektimit me COVID-19 u dërgua për kurim në Bari të Italisë. KISH thotë se mjekët e spitalit të Miuli-t raportojnë se Imzot Frendo ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe të moderuar. Për më tepër […]
Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Imzot George Frendo është dërguar në Itali për mjekim më të specializuar. Në një njoftim thuhet se Frendo u nis për në Bari mbrëmjen e djeshme për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”. “Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit dhe njëkohësisht […]