Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

 

Pasi u diskutua dhe mori dakordësinë në Parlament, Raporti Vjetor i Entit Rregullator të Energjisë është publikuar në Fletoren Zyrtare, teksa paraqet të dhënat mbi tregun e energjisë eletkrike përgjatë vitit 2020. Referuar dokumentit, viti i kaluar mund të konsiderohet jo i mirë në drejtim të prodhimit, çka më pas pasohet edhe me shpenzime të larta për blerjen e energjisë elektrike. Kjo pasi, sipas ERE-s gjatë vitit 2020 u prodhua 10% energji më pak sesa mesatarja vjetore e 11 viteve të fundit.

 

Në raportin saktësohet se kjo situatë erdhi si pasojë e thatësirës,  teksa ulja e prodhimit solli realizimin e një importi të konsiderueshëm të energjisë elektrike për mbulimin e kërkesës dhe furnizimin e pa ndërprerë të klientëve në vend. Në total u importua 2,275 GWh, që është rreth 31% të vlerës totale të konsumit, çka sipas ERE-s e kthen 2020-ë një ndër vitet me importin më të madh të energjisë elektrike gjatë dhjetë vjeçarit të fundit. ERE e konsideron 2020-ën si një vit jo të mirë, edhe për faktin se prodhimi nuk u rrit, pavarësisht rritjes së kapaciteteve prodhuese.

 

Kjo pasi, përgjatë vitit 2020 kanë hyrë në prodhim gjithsej 20 centrale prodhuese të energjisë elektrike, me një fuqi të instaluar prej 227.8 MW, të cilët kanë prodhuar rreth 3.44 % të prodhimit total vendas të energjisë elektrike. Prodhimi i energjisë nga Korporata Elektorenergjetike Shqiptare ra me 38% në raport me vitin 2018, teksa pjesa e prodhimit, që realizohet nga prodhuesit e pavarur private të energjisë elektrike, zë një pjesë të konsderueshme në prodhimin vendas.Gjeneruesi publik prodhoi 58% të totalit të energjisë së prodhuar, ndërkohë që 42% u prodhua nga hidrocentralet private dhe koncesionare.

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara