e diel 28 shkurt 2021
e diel 28 shkurt 2021

 

Rreth 23 % e familjeve në Shqipëri marrin borxhe për të përballuar jetesën. Banka e Shqipërisë ka realizuar një vrojtim për 6 mujorin e parë të këtij viti ku ka rezultuar  se pandemia ka përkeqësuar gjendjen financiare të familjeve shqiptare me të ardhura  më të ulëta.

Konkretisht, shpërndarja e huamarrësve sipas të ardhurave rezulton më e përqendruar në nivelin ‘17-50 mijë lekë’ ku janë 51% e huamarrësve dhe në nivelin ‘50-100 mijë lekë’ 32% e huamarrësve. Shqetësues mbetet fakti se ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të familjeve që marrin borxhe në mënyrë informale krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe krahasuar me një vit më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë 37%  e familjeve kanë marrë borxhe, burime joformale apo persona fizikë.

Qëllimet kryesore të huamarrjes mbeten për konsum në 32% të rasteve të marrjes së një huaje dhe 36%  për blerje/riparim i një prone.

Rreth gjysma e  e familjeve huamarrëse deklarojnë se  nuk kanë përmirësim të gjendjes së tyre financiare ndërsa pjesa tjetër e përgjigjeve tregon për përkeqësim të aftësisë së tyre paguese, në krahasim me një vit më parë, ç’ka mund të jetë reflektim i përkeqësimit të parametrave ekonomikë në vend për shkak të pandemisë së Covid-19.

Edhe në 6 mujorin e dytë familjet shqiptare nuk presin përmirësim të gjendjes së tyre ekonomike madje pritshmëritë janë që të marrin edhe më shumë hua për të përballuar  shpenzimet e përditshme. abcnews

Më shumë

Pandemia “Covid-19” nuk e ndaloi kultivimin e kanabisit në Shqipëri

Pandemia “Covid-19” nuk e ndaloi kultivimin e kanabisit. Gjatë 8 muajve të parë të vitit 2020, tendenca për kultivimin e kanabisit ka qenë në rritje. Të dhënat zyrtare nga Policia e Shtetit, për periudhën janar-gusht 2020 tregojnë se janë asgjësuar më shumë se 104,500 rrënjë drogë, janë kapur më shumë se 5,5 ton kanabis […]

Kërkesat e shqiptarëve për azil në Europë mbeten të larta

Të dhënat më të fundit të Agjensisë Europiane të Statistikave “Eurostat” flasin se kërkesat për azil për tremujorin e dytë të vitit 2020 ranë për herë të parë me 70%. Por, kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në disa vende europiane mbeten ende të larta.   Sipas të dhënave që i referohen periudhës nga […]

Eurostat: Tirana nga qytetet me ajrin më të ndotur të Europës, ja sëmundjet që nxiten

Tirana u rendit ndër vendet me ndotjen më të lartë ajrit në Europë më 2017, sipas të dhënave të Eurostat, në librin rajonal vjetor të publikuar së fundmi. Siç shihet edhe në hartën bashkëngjitur, ajri i Tiranës është më i ndotur se norma e BE 25 25 μg / m³ për grimcat e imëta. […]

BB: Arritjet në kapitalin njerëzor në Shqipëri mund të jenë të qendrueshme edhe në kushtet e pandemisë

Sipas Raportit të Bankës Botërore, Indeksi i kapitalit njerëzor, përpara COVID-19, bota ishte më e shëndetshme dhe arsimuar se kurrë më parë. Shqipëria është ndër 10 vendet që janë përmirësuar më shumë gjatë 10 vjecarit të fundit në arsim dhe shëndetësi. Cfarë duhet të bëjë Shqipëria dhe vendet e tjera që të ruajnë arritjet […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara