e martë 22 qershor 2021
e martë 22 qershor 2021

 

Në burgun e Qafë Barit ndodheshin 500 të burgosur politikë të dënuar mbi 25 vite burg dhe si pasojë e kushteve të këqija dhe dhunës së ushtruar, të dënuarit shpërthyen në revolta më 22 maj 1984.

Burgu i Qafë Barit ndodhej 18 km larg qytetit të Pukës. Ishte mëngjes dhe të burgosurit u grupuan në shesh duke mos pranuar të shkonin në punë pa u plotësuar kërkesat e tyre. Më tej në kor, nga brenda rrethimit erdhi thirrja: Poshtë komunizmi! Poshtë diktatura! Poshtë diktatori! I gjithë kampi u rrethua me forca ushtarake të ardhura nga Tirana.

Qindra forca të armatosura, morrën urdhrin për të qëlluar mbi të burgosurit. U përdor dhunë mbi të dënuarit, si Hajredin Fratari, Dalip Zhabolli, Nuredin Skrapari, Sandër Sokoli, Bajram Vuthi, Tom Ndoja, Sokol Sokoli, Sokol Progri, Lush Bushgjoka, Martin Leka, Vllasi Koçi, Lazër Shkëmbi, Haxhi Baxhinovski, Kostandin Gjordeni, Hysen Tabakut.

I dënuari Sandër Sokoli, vdiq nga torturat ende pa mbërritur në Degën e Brendëshme të Pukës, ku të dënuarëve të tjerë iu bë dhe hetuesia e gjyqi po aty. Si përfundim, Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli u dënuan me vdekje me pushkatim, ndërsa të tjerët u ridënuan me vite të gjata burgu.

 

Më shumë

209-vjetori i lindjes së Edward Lear

Në 12 Maj 1812, në Highgate, Angli, lindi Edward Lear, poet dhe illustrues, autor, piktor që vizatoi çdo gjë që pa në rajonin e Mesdheut (Shqipëri, Greqi) dhe të gjitha i përfshiu në librat e tij me përshkrime udhëtimesh. Në 1848 Lear nisi një udhëtim përmes Greqisë për në Stamboll. Udhëtimi i tij morri […]

26 Prill 1915 – Traktati i Fshehtë i Londrës

Italia nënshkruan Paktin e Londrës me Britaninë, Francën dhe Rusinë, një ngjarje me peshë të madhë në historinë e Shqipërisë pasi në këtë pakt, përfshiheshin edhe planet për ndarjen e Shqiperisë. Në historiografi, ky njihet si Traktati i Fshehtë i Londrës Po cilat janë 2 nenet që prekin drejtpërdrejt Shqipërinë? Neni 6: Italia do […]

Historia e zgjedhjeve, nga forma më e hershme e demokracisë, te 25 prilli

    Historiku i votimeve në botë   E drejta e njerëzve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur i ka fillesat e saj herët në historinë e njerëzimit. Greqia e lashtë, e cila mendohet se ka zbatuar formën më të hershme të demokracisë, kishte një mënyrë të kundërt për të votuar nga ajo që […]

100 vjet më parë u çelën punimet e Parlamentit të Parë Shqiptar

Procesi i parë zgjedhor në Shqipëri zgjati disa muaj dhe më 21 prill të vitit 1921 u hapën punimet e Këshillit Kombëtar, PARLAMENTIT të parë në Shqipëri me deputetë të zgjedhur nga populli. 21 Prilli i 1 shekulli shkuar ishte ditë e enjte dhe në mbledhjen që nisi në orën 10:00 para drake, morën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara