Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota.
Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me Kryetarin e Qeverisë së Përkohshme Ismail Qemalin krijoi lidhje të ngushta me patriotët e shquar si Barjam Curri, Idriz Seferi dhe Haxhi Zeka, duke u organizuar ushtrinë kombëtare shqiptare.
Ndonëse ishte në moshën 69-vjeçare, Mehmet pashë Dërralla nisi detyrën e vështirë të organizimit të ushtrisë shqiptare. Me përvojën 40-vjeçare në drejtimin dhe komandimin e ushtrisë, ai organizoi Komandën e Përgjithshme dhe Shtabin Madhor me strukturat përkatëse. Në sajë të aftësive të tij akademike kontribuoi në hartimin e “Rregullores për organizimin e përkohshëm të Ministrisë së Luftës”, në hartimin e “Rregullores së përkohshme mbi formimin e strukturës së Milicisë Shqiptare” dhe mori masat e duhura për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Pothuajse të gjithë ushtarakët e asaj kohe vinin nga shkolla ushtarake dhe nga radhët e ushtrisë turke. Mehmet pashë Dërralla ka hyrë në histori si ministri i parë i Luftës së Shtetit Shqiptar.
Për nder të tij 4 dhjetori është caktuar Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare.
5 Dhjetor 1920, Lidhjes së Kombeve i kërkohet të njohë Shqipërinë shtet sovran
4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare
112-vjetori i çeljes të së parës shkolle kombëtare pedagogjike në Shqipëri
109 Vjet Shtet Shqiptar
Si ishte aeroporti i Vlorës në vitet 1914-1916 dhe në vitet ’40. Sa kushtonin fluturimet drejt Romës, Gjirokastrës e Tiranës
“Në emër të Amerikës”, një ekspozitë për 75 vjetorin e largimit të misionit amerikan nga Shqipëria dhe diktaturën që pasoi
Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi). Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer […]
Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]
Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga. A e dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s? Tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit […]
Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]