Monday 29 May 2023
Monday 29 May 2023

 

Demonstratat e pranverës së vitit 1981 në Prishtinë janë një moment kyç në historinë e Kosovës dhe në këtë 40 – vjetor, Angjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka realizuar këtë ekspozitë. Pas Prishtinës, saktësisht aty ku nisën demonstratat dhe çeljes së saj në disa qytete të Kosovës, 4 dekada kthese në historinë e saj, ekspozita çelet në Tiranë në Pazarin e Ri.

Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë

“Kjo është një ekspozitë shumë e rëndësishme e organizuar nga ASHAK-së e cila vendosi ta sjellë edhe në Tiranë si një mundësi që edhe shqiptarët të kenë një qasje ndaj dokumenteve, gazetave të kohës të një prej momenteve më të rëndësishme të historisë sonë bashkëkohore. Ato rindezën pas aspiratën kombëtare të saj që do të realozohej pas 3 dekadash, Pavarësia e Kosovës”

I pranishëm në këtë ceremoni çeljeje të ekspozitës, historiani Paskal Milo ndan atë që ndodhte në Tiranën e vitit 1981 lidhur me këtë moment historik.

Prof. Paskal Milo, historian

“Kam qenë bashkëkohës në Tiranë, pedagog në universitet dhe si ligjërues i historisë së vendeve të Ballkanit, rrjedhmisht edhe historisë së Kosovës. Poltikisht në atë kohë, Shqipëria u angazhuaa e gjitha dhe kam parasysh si opinionin public por edhe çdo gjë tjetër, shtypi i kohës por edhe takimeve, mbledhjeve…për të shprehur solidaritetin me studentët e Kosovës. Është një ngjarje e madhe në historinë e Kosovës, një pikë kthese! Dhe jo vetëm për të por edhe për Ish- Jogosllavinë”.

Prej 11 Marsit ekspozita që u çel në nisje në Prishtinë, nisi të rrugëtojë në disa qytete të Kosovës.

Bedri Zyberaj, Kryeshef i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës

“Në nisje kjo ekspozitë që shënon këtë jubile u hap pikërisht në mensën e studentëve, aty ku nisi gjitkçka më 11 Mars të vitit 1981. Protesta e studentëve në nisje kishte karakter më tepër social por ajo brenda pak ditësh u rrit pasi më 26 Mars të po atij viti sudentët nga qendra e tyre, dolën rrugëve të Prishtinës dhe ftuan e më pas ju bashkuan një pjesë e mirë e rinisë shkollore të asaj kohe”.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur përgjatë 3 ditëve në vijim në hyrjen kryesore të Pazarit të Ri.

 

 

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara