e enjte 9 dhjetor 2021
e enjte 9 dhjetor 2021

Më 10 prill mbushen 41 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar. Në këtë datë në vitin 1979 në orën 20:30 sipas orës lokale të Moskës është lëshuar në orbitën e Tokës anija kozmike “Sojuz-33” me ekuipazh ndërkombëtar – komandanti rus Nikollaj Rukavishnikov dhe studiuesi bullgar Georgi Ivanov. Fluturimi i tyre ka vazhduar 1 ditë, 23 orë dhe 1 minuta dhe pas 31 rrotullimeve rreth tokës anija është zbritur në 340 km. nga Dxhezkazgani i Kazakistanit.

“Më kujtohet çdo gjë. Në ditën kur nisëm nga Bajkonuri, akoma në mëngjes filluam përgatitjen për të ngjitur në anije. Para kësaj zhvillova përgatitje në vazhdim të një viti në qendrën e trajnimeve “Jurij Gagarin” në “Qytezën e Yjeve”, e cila përfshinte stërvitje, studimin e anijes dhe stacionit dhe në fund 10 ditë para fluturimit mora pjesë në një trajnim në Bajkonur “ – janë fjalët e kosmonautit bullgar para Radio Bullgarisë.

Është interesante historia e aparatit të zbritjes, me të cilin ekuipazhi ruso-bullgar u kthye në Tokë. Ivanovi ia dhuroi muzeut të qytetit të lindjes Lloveç. Mirëpo, në vitet 90-të të shekullit të kaluar në kohën e tranzicionit, godina e muzeut u kthye në diskotekë. Pronarët e rinj vendosën, se nuk kanë nevojë për kapsulën dhe e hodhën në një shesh të ndërtimit. Aty e zbuloi fotografi Evgeni Dimitrov dhe me ndihmën e policisë vendore arritën ta shpëtojnë. Për një kohë qëndronte për ruajtje në bazën e Ministrisë së Punëve të Brendshme në qytet, por më vonë u transferua në Muzeun e Aviacionit në qytetin Plovdiv. R B

10 prill 2020

Më shumë

Përshkallëzim i luftës për pushtet

Presidenti i Bullgarisë Radev ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë për shkak të sjelljes “mafioze”. Në këtë mënyrë ai reagoi ndaj bastisjeve të fundit në zyrat presidenciale.   “Dalja nga situata e tanishme është: Dorëheqja e qeverisë dhe prokurorit të shtetit”, deklaroi presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, në një paraqitje televizive pas bastisjeve të fundit […]

Covid-19 në Bullgari: Dita 38

Doli nga spitali infektuari më i ri në Bullgari – djalë 1 vjeç 713 janë rastet e Covid-19 në Bullgari, njoftoi Shtabi Operativ Kombëtar. Më 14 prill u regjistruan 18 raste të reja. 12 prej tyre janë në Sofje, 1 në Pllovdiv, 2 në Smoljan, 3 në Kjustendill. 209 prej pacientëve janë të hospitalizuar. 29 […]

41 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov

Më 10 prill mbushen 41 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar. Në këtë datë në vitin 1979 në orën 20:30 sipas orës lokale të Moskës është lëshuar në orbitën e Tokës anija kozmike “Sojuz-33” me ekuipazh ndërkombëtar – komandanti rus Nikollaj Rukavishnikov dhe studiuesi bullgar Georgi Ivanov. Fluturimi i tyre ka vazhduar 1 […]

Shkencëtarë bullgarë kanë përpunuar filtër kundër COVID-19

Shkencëtarë bullgarë kanë krijuar një filtër për pastrimin e ajrit prej ndotësve mekanikë, kimikë dhe biologjikë. Sistemi me ciklon fluidësh është një përpunim bullgar dhe është një teknologji e gatshme për asgjësimin e viruseve dhe baktereve – përfshin këtu dhe COVID-19, tha për BNR doktoranti Viktor Stojanov. Efikasiteti i teknologjisë është mbrojtur me një sërë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara