e enjte 9 dhjetor 2021
e enjte 9 dhjetor 2021

Doli nga spitali infektuari më i ri në Bullgari – djalë 1 vjeç
713 janë rastet e Covid-19 në Bullgari, njoftoi Shtabi Operativ Kombëtar. Më 14 prill u regjistruan 18 raste të reja. 12 prej tyre janë në Sofje, 1 në Pllovdiv, 2 në Smoljan, 3 në Kjustendill. 209 prej pacientëve janë të hospitalizuar. 29 janë në repartet intensive. 14 prej të infektuarve janë nën 10 vjeç. Si i shëruar në qytetin Dobriç doli nga spitali infektuari më i ri në Bullgari, një djalë 1 vjeç. Të vdekurit me Covid-19 të zbuluar janë 35 në moshë mesatare 64.8 vjeç.

 

Bullgaria mori ndihmë nga NATO-ja në lidhje me krizën me Covid-19
Bullgaria është ndër vendet, të cilat morën ndihmë nga NATO-ja për kundërvënien e përhapjes së koronavirusit, informoi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg. Ai shpjegoi se Bullgaria, bashkë me Letoninë, Poloninë dhe Rumaninë, kanë marrë pajisje mjekësore me fluturime të siguruara nga NATO-ja. Qindra tonelata pajisje mjekësore janë transportuar me  fluturimet e NATO-së në mbarë botën, informoi Stoltenberg. Ai shtoi se në mbledhje të jashtëzakonshme të ministrave të mbrojtjes të vendeve-aleate do të diskutohen aspektet afatgjata dhe afatshkurtra të pandemisë.

 

Një fond shtetëror u jep bankave 85 mln euro garanci në përkrahje të biznesit
“Fondi i fondeve”, i krijuar nga qeveria për administrimin e 600 mln eurove (1.2 mlrd leva) në kuadrin e katër programeve operative të bashkëfinancuara nga BE-ja, shpalli se u jep bankave 85 mln euro (170 mln leva) garanci në përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat janë në gjendje të pasigurisë ekonomike. Garancitë janë destinuar për lehtësimin e gjendjes financiare të kompanive, nga njëra anë, dhe për me shumë siguri për sistemin bankar në përkrahjen e biznesit, nga ana tjetër.

Presidenti Radev nguli këmbë për përgatitjen e një plani për dalje nga kriza
Në qytetin Trjavna (Bullgari Qendrore Veriore) Presidenti Rumen Radev deklaroi se Bullgaria ka nevojë për një plan për dalje nga kriza e shkaktuar nga gjendja e jashtëzakonshme e shpallur për shkak të koronavirusit. Sipas Kreut të Shtetit që tani duhet të mendohet se si vendi të dalë nga gjendja e tanishme në mënyrën sa më të mirë. Në qoftë se përgatitja e një plani të tillë nuk fillon tani, ka rrezik që të ketë një valë të dytë të krizës në vend.

Zinxhirët e shitësve me pakicë apelojnë një vendim të qeverisë
Urdhëresa e qeverisë, e cila detyron zinxhirët e shitësve me pakicë të shesin produkte bullgare të prodhuesve vendas është në kundërshtim me të drejtën evropiane dhe krijon kushte të përshtatshme për korrupsion dhe përveç kësaj nuk mund të zbatohet. Ky është mendimi i 4 kompanive ndërkombëtare dhe 3 bullgare, të cilat operojnë në tregun bullgar. Sipas tyre kjo masë nuk do të rritë ofrimin e mallrave bullgare, por do të çojë në disbilanc në treg, duke ofruar përparësi për disa prodhues në dëm të prodhuesve të tjerë. Shembull për këtë është rasti me kosin bullgar, i cili mbulon vetëm 10% prej kërkimit në treg dhe tregtarët do të detyrohen të shesin produkte të huaja duke i prezantuar për produkte bullgare.

Ministrja e Turizmit alarmoi se sektori nuk funksionon
Në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova deklaroi se aktualisht sektori “Turizëm” nuk funksion aspak. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit nga 70 mijë të papunët e rinj të regjistruar 23.7% janë nga sektorët “Hotele” dhe “Restorante”. Për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19 pa punë kanë mbetur 203 turoperatorë dhe turagjentë. Nga e ashtuquajtura masë 60:40 e siguruar nga shteti në ndihmë të biznesit dhe të ruajtjes së punësimit kanë përfituar afro 48.7% e firmave në sektorët e lartpërmendur, gjë që do të thotë se ajo nuk i kënaq të gjithë në degën turistike, theksoi Ministrja.

400 mijë punëtorë mund të përfitojnë nga skema 60:40
9 ditët e para që kur vepron masa 60:40 ka 2016 aplikime për afro 30 mijë punëtorë. Edhe firma të mëdha paraqesin dokumentet e tyre për të përfituar nga kjo skemë.  U njoftua se pas festave të Pashkëve shumë ndërmarrje do të përfundojnë pushimet e paguara të cilët punëdhënësit u vendosën në mënyrë të njëanshme punonjësve të tyre për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.

BE miratoi kreditimin shtetëror për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Bullgari
Komisioni Evropian miratoi ndihmën shtetërore nga 250 milion euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Bullgari të prekura nga epidemia e koronavirusit. Shuma është për rritjen e kapitalit të Bankës Bullgare për Zhvillim. Ajo do të shfrytëzohet për garantimin e huave investuese dhe kreditimin e kapitalit të qarkullimit, theksohet në vendimin e BE-së.

Bashkia e kryeqytetit do të ndihmojë biznesin e vogël dhe të mesëm
Pakoja e masave është në përkrahje të shtetasve, të biznesit, për financimin e poliklinikave bashkiake dhe për përkrahje sociale të krijuesve, masat do të miratohen në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak.

Radio Bullgaria

 

14 prill 2020

Më shumë

Përshkallëzim i luftës për pushtet

Presidenti i Bullgarisë Radev ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë për shkak të sjelljes “mafioze”. Në këtë mënyrë ai reagoi ndaj bastisjeve të fundit në zyrat presidenciale.   “Dalja nga situata e tanishme është: Dorëheqja e qeverisë dhe prokurorit të shtetit”, deklaroi presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, në një paraqitje televizive pas bastisjeve të fundit […]

Covid-19 në Bullgari: Dita 38

Doli nga spitali infektuari më i ri në Bullgari – djalë 1 vjeç 713 janë rastet e Covid-19 në Bullgari, njoftoi Shtabi Operativ Kombëtar. Më 14 prill u regjistruan 18 raste të reja. 12 prej tyre janë në Sofje, 1 në Pllovdiv, 2 në Smoljan, 3 në Kjustendill. 209 prej pacientëve janë të hospitalizuar. 29 […]

41 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov

Më 10 prill mbushen 41 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar. Në këtë datë në vitin 1979 në orën 20:30 sipas orës lokale të Moskës është lëshuar në orbitën e Tokës anija kozmike “Sojuz-33” me ekuipazh ndërkombëtar – komandanti rus Nikollaj Rukavishnikov dhe studiuesi bullgar Georgi Ivanov. Fluturimi i tyre ka vazhduar 1 […]

Shkencëtarë bullgarë kanë përpunuar filtër kundër COVID-19

Shkencëtarë bullgarë kanë krijuar një filtër për pastrimin e ajrit prej ndotësve mekanikë, kimikë dhe biologjikë. Sistemi me ciklon fluidësh është një përpunim bullgar dhe është një teknologji e gatshme për asgjësimin e viruseve dhe baktereve – përfshin këtu dhe COVID-19, tha për BNR doktoranti Viktor Stojanov. Efikasiteti i teknologjisë është mbrojtur me një sërë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara