22 prill 2020 ka shumë motive për të qenë Dita e Tokës. Virusi Convid19 na dha shumë mësime, duhet vetëm një vullnet i mirë për t’i zbatuar. Kjo është një ditë që shërben për të dhënë alarmin për dëmet që njerëzimi i shkakton pyjeve, lumenjve, tokës dhe pasurive të tjera të natyrës, si dhe të reflektojë e sensibilizohet për të ndalur shkatërrimin e mëtejshëm të saj.
Zanafilla e ditës së Tokës nis në SHBA, ku më 22 Prill 1970 u mbajt një manifestim i madh mjedisor, i pari i këtij lloji, prej nga edhe doli ideja për shpalljen e kësaj date si Dita e Planetit Tokë. Kjo ishte një iniciative e Geilord Nelson, senator i SHBA, i cili fillimisht propozoi disa protesta ambientaliste për ta futur mbrojtjen e natyrës në programin e qeverisë. Me kalimin e një kohe të shkurtër, kjo festë u kthye nga festë kombëtare në atë ndërkombëtare, duke sensibilizuar mbarë botën dhe ruajtur qëllimin e kësaj date mbrojtjen e planetit Tokë dhe të gjitha burimeve të saj nga ndotja dhe shkatërrimi.
22 Prilli 2020 shënon edhe 50 vjetorin e Ditës së Tokës.
Motoja e Ditës së Tokës 2020 është “Veprimi mbi klimën”. Sfidë tepër e madhe, por edhe oportunitet më i gjërë – veprimet për ndryshimet klimatike kanë çuar në identifikimin e çështjeve më të ngutshme në 50 vjetorin e Ditës së Tokës.
Ndryshimet klimatike paraqesin sfidën më të madhe për të ardhmen e njerëzimit dhe sistemet e mbështetjes së jetës që e bëjnë botën tonë të banueshme.
Dita e 50-të botërore e Tokës: Guterres (OKB), “Kërkojmë një të ardhme të shëndetshme e cilësore për të gjithë njerëzit dhe planetin”. Gjashtë veprime mbi klimën “për të përcaktuar rimëkëmbjen dhe punën që na pret”.
“Në këtë Ditë, sytë e të gjithëve janë të përqendruar ndaj Covidin-19, prova më sfiduese që ka bota që nga Lufta e Dytë Botërore. Duhet të punojmë së bashku për t’i shpëtuar jetët e njerëzve, për të lehtësuar vuajtjen dhe për të reduktuar pasojat shkatërrimtare ekonomike e sociale. Ndikimi i koronavirusit është i menjëhershëm e vdekjeprurës. Por edhe një tjetër urgjencë e thellë është duke u zhvilluar: kriza mjedisore e planetit”. E kujton këtë, në një videomesazh, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës Nënë, e cila kremtohet më datën 22 prill.
“Biodiversiteti po bie me shpejtësi. Shkatërrimi i klimës po arrin në një pikë pa kthim”, vë në dukje Guterres, duke bërë thirrje për ” të vepruar pa humbur kohë e vendosmërisht për të mbrojtur planetin tonë si nga koronavirusi, ashtu edhe nga kërcënimi ekzistencial i shkatërrimit të klimës. Kriza aktuale është një alarm i paprecedent. Rimëkëmbja duhet të kthehet në një mundësi reale për t’i bërë gjërat siç duhet, në mënyrë korrekte, për të ardhmen”.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së propozon “gjashtë nisma për klimën për të përcaktuar rimëkëmbjen dhe punën që kemi përpara, që na pret”. Së pari “ndërsa shpenzojmë shuma të mëdha parash për rimëkëmbjen nga virusi, duhet të krijojmë vende të reja pune dhe veprimtari ekonomike që kalojnë nëpër një tranzicion të pastër e të gjelbër”. Së dyti, “paratë e taksapaguesve që përdorren për të ruajtur veprimtaritë ekonomike, duhet të lidhen me arritjen e vendeve të gjelbërta të punës dhe zhvillimin e rritjen e qëndrueshme”.” Së treti, “fuqia fiskale duhet të nxisë tranzicionin nga një ekonomi gri në një ekonomi të gjelbër dhe t’i bëjë shoqëritë dhe jeten e njerëzve më cilësorë “. Së katërti,” fondet publike duhet të përdoren për të investuar në të ardhmen, e jo në të kaluarën, në sektorë të qëndrueshëm e në projekte që janë në favor të mjedisit e të klimës. Subvencionet e karburantit fosil duhet të përfundojnë dhe ata që ndotin duhet të fillojnë të paguajnë për ndotjen që shkakton rreziqe të pallogaritshme” për mbarë njerëzimin. Së pesti ” rreziqet e mundësitë që lidhen me klimën duhet të përfshihen në sistemet financiare si dhe në disa aspekte të politikave publike”. Së gjashti “duhet të punojmë së bashku si një komunitet ndërkombëtar”. “Këto gjashtë parime – përfundon Guterres – përbëjnë një udhëzues të rëndësishëm për një rimëkëmbje vërtet të mirë së bashku. Gazrat serë, ashtu si virusi, nuk ndalen në kufijtë kombëtarë. Në këtë Ditë të Tokës, ju kërkoj të bashkoheni me mua për të kërkuar një të ardhme të shëndetshme dhe cilësore për të gjithë njerëzit dhe për planetin”.
Dita Botërore e Tokës është si ditë e apelimit ndaj problemeve kryesore që lidhen me degradimin e tokës si rezultat i braktisjes dhe keqpërdorimit të saj, ndotjes nga industritë kimike, erozionit të shkaktuar nga shpyllëzimet masive, etj. Ishte 22 prilli i vitit 1970 kur, duke iu përgjigjur një apeli të senatorit amerikan Gaylord Nelson, mëse 20 milionë qytetarë amerikanë u mobilizuan duke marrë pjesë në një sërë manifestimesh në mbrojtje të mjedisit. Që atëherë, është bërë ngjarje ndërkombëtare për promovimin e mbështetjes së politikave të zhvillimit.
Kujtojmë se në Shqipëri kjo ditë filloi të kremtohet pas viteve 1990, me nismën e shoqatave të mjedisit, të cilat trajtuan dhe vazhdojnë të trajtojnë problemet kryesore të mjedisit në vendin tonë, si ndotja e ajrit, e ujit , prerja e pyjeve, etj.
22 prill 2020
Zogjtë shtegëtarë bllokojnë rrugë Fier – Gjirokastër
Harta e re sizmike, rritet shkalla e rrezikut, shërben për të ndërtuar në zona të sigurta
Kojliku Qeros kthehet pas 400 vitesh në Shqipëri
Ulqin, rrezikohet zhdukja e ishullit turistik në Bunë
Glasgou, marrëveshja për klimën/ Një fitore e brishtë
Asnjë e dhënë në 3 vitet e fundit nga bashkia Tiranë për ndotjen e ajrit
Shkencëtarët kanë bërë paralajmërime të ashpra se mos arritja e një marrëveshjeje për shkurtime shumë më të thella në emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë do të rezultojë në ndryshime katastrofike dhe të pakthyeshme të klimës. Por, shpresat tashmë po zbehen se konferenca e OKB-së për klimën në Skoci do të rezultojë […]
Nevoja gjithnjë e më e madhe për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të ekosistemit të basenit të Drinit, ku përfshihen lumejtë Drin e Buna dhe tre liqenit; ai i Shkodrës, Prespës dhe Ohrit, bashkoi sot në pikën turistike të Shirokës, në bregun e liqenit, përfaqësues të organizatave mjedisore dhe studiues, si pjesë e […]
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar që ndotja e ajrit është një fenomen më i rrezikshëm nga sa mendohej. Më të rrezikuarit janë ata që jetojnë në vende të varfra dhe mesatare, për shkak të mbështetjes në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik. OBSH e barazon ndotjen e ajrit me […]
Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së. Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]