e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Në botimin “Karakteristikat e mjeteve rrugore”, botuar për herë të parë nga INSTAT, jepet informacion mbi numrin e mjeteve rrugore që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar me status “aktiv” ose “të çregjistruara përkohësisht” në Regjistrin Kombëtar Shqiptar të mjeteve rrugore. Të dhënat i referohen vitit 2019.

Numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “Aktiv” dhe “Të çregjistruar përkohësisht” rezulton 628.937 mjete.

 

 

Mjetet rrugore sipas llojit

 

Mjetet rrugore sipas llojit që zënë përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore rezultojnë

 

“Autoveturat” (79,5 %), “Automjetet për transport të përzier” (7,1 %) dhe “Motomjetet” (6,0 %), (shih tab.1).

 

 

 

Autovetura sipas markës

 

Numri gjithsej i autoveturave rezulton 499.779. Ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë Mercedez Benz (30,7%), e ndjekur nga Volkswagen (16,6%) dhe Ford (10,0 %) të cilat paraqiten më të detajuara në figurën 1.

 

 

 

Autovetura sipas vitit të prodhimit

 

Autoveturat e prodhuara gjatë periudhës kohore 2011-2019, zënë 7,4 % ndaj numrit gjithsej të autoveturave të regjistruara në vend, autoveturat e prodhuara gjatë periudhës kohore 2000-2010 zënë 64,4 % dhe autoveturat e prodhuara para vitit 2000, përbëjnë 28,2 %, figura 2.

 

Sipas detajimit të markave, markat më të përhapura të autoveturave, të prodhuara gjatë periudhës 2011-2019,

 

janë “Mercedez Benz” (19,1 %), “Volkswagen” (14,1 %), Ford (7,7 %) dhe Audi (7,1%).

 

Referuar periudhës së prodhimit  2000-2010, markat më të përhapura janë “Mercedez Benz” (37,0 %), “Volkswagen” (16,5 %), “Ford” (11,3 %) dhe “Opel” (5,9%).

Për autoveturat e prodhuara para vitit 2000, markat më të përhapura rezultojnë “Mercedez Benz” (42,1 %), “Volkswagen” (17,5 %), “Ford” (7,6 %) dhe “Opel” (5,8 %).

Vihet re se tre janë markat të cilat janë në përdorim në vendin tonë, sipas periudhës së prodhimit deri në vitin

 

2019: “Mercedez Benz”, “Volkswagen” dhe “Ford”.

 

 

Autovetura sipas lëndës djegëse

 

Numri më i madh i autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë përdorin lëndën djegëse “Naftë”  (73,3 %), ndjekur nga autoveturat që përdorin lëndën djegëse “Benzinë” (19,4 %) dhe mjeteve që përdorin lëndë djegëse të kombinuar “Benzinë dhe Gaz” (7,1 %).

Vetëm 0,2 % e mjeteve përdorin lëndë djegëse si “Naftë, “Benzinë” ose “Gaz” të kombinuara me “Energjinë

 

Elektrike”. Në figurën 3, paraqiten autoveturat sipas lëndës djegëse.

 

 

Analizuar sipas periudhës së prodhimit, për autoveturat e prodhuara gjatë periudhës 2011-2019, 73,2 % e autoveturave përdorin lëndën djegëse “Naftë”, 21,0 % përdorin lëndën djegëse “Benzinë” dhe 4,3 % përdorin lëndët djegëse “Benzinë dhe Gaz”. Gjatë kësaj periudhe, 1,3 % e autoveturave mund të përdorin lëndën djegëse “Naftë”, “Benzinë” ose “Gaz” të kombinuara me “Energji Elektrike”.

Për autoveturat e prodhuara gjatë periudhës 2000-2010, vihet re se 76,1 % përdorin lëndën djegëse “Naftë”,

 

15,8 % përdorin “Benzinë” dhe 8,0 % përdorin “Benzinë dhe Gaz”.

 

Për autoveturat e prodhuara para vitit 2000, 67,0 % përdorin lëndën djegëse “Naftë”, 27,3 % përdorin “Benzinë”

 

dhe 5,7 % përdorin “Benzinë dhe Gaz”.

 

 

Autovetura sipas Vëllimit të motorrit

 

Sipas vëllimit të motorrit, numri më i lartë i autoveturave ka një fuqi motorike deri në 2000 centimetra në kub duke zënë 66,8 %, të ndjekura nga autoveturat me vëllim 2001-3000 centimetra në kub me 30,6 %   dhe autoveturat që kanë vëllim motorik më të madh se 3000 centimetra në kub me 2,6 %, figura 4.

Më shumë

Shkodër, rrezikimi i ndërtesave të vjetra historike nga ndërtimet e reja

Ashtu si pjesa më e madhe e qyteteve të Shqipërisë edhe Shkodra ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit nga pikëpamja e urbanistikës dhe arkitekturës. Vendin e shumë lagjeve dhe rrugicave të vjetra, me shtëpi karakteristike, tashmë e kanë zënë pallate shumëkatëshe, që thuajse nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri. Bashkë me ato, kanë humbur […]

Emigrantët e kthyer hasin vështirësi të mëdha për t’u rifutur në tregun shqiptar të punës

Një studim i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, që u publikua sot në Tiranë, thekson se emigrantët e kthyer në Shqipëri po hasin vështirësi të mëdha për ri-integrimin e tyre në tregun e punës edhe si punëtorë edhe si investues.   Shumica e tyre pohuan gjatë intervistimit se kthimi i tyre në Shqipëri […]

Vonesat e rindërtimit, banorët e Ishmit presin edhe dimrin e tretë nën çadra

Një vit më parë A2 CNN vizitoi disa familje në zonën e Ishmit, të cilat po kalonin dimrin e dytë nën çadra, pasi banesat u ishin dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të 2019.   Ai reportazh u mbyll me shpresën dhe pyetjen se a do të ishte dimri i fundit i atyre banorëve […]

Birësimi i fëmijëve nga komuniteti LGBT, ministrja Bora Muzhaqi: Duhet diskutuar dhe menduar

Ministrja e shtetit për të rinjtë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi, nga Korça foli për mundësinë e birësimit të fëmijëve nga komuniteti LGBT.   “Mendoj që birësimi është një gjë kaq e bukur dhe fantastike. Pastaj, pjesa tjetër duhet diskutuar dhe menduar. Por, e rëndësishme është që nuk ka gjë më të bukur sesa […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara