e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

Autoritetet italiane informuan se do të rihapin dy aeroporte gjatë javës së ardhshme. Bëhet fjalë për aeroportin “Ciampino” në Romë dhe aeroportin e Firences, “Peretola”, të cilët janë mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit. Aeroportet që ishin mbyllur që më 13 mars. Ato do të hapen më datën 4 maj, kur nis në Itali edhe faza 2 e kundër pandemisë, në të cilën parashikohet të rifillojnë nga puna mjaftë kompani prodhimi dhe biznese të tjera.

Me kërkesë të ENAC, Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Paola De Micheli, ka nënshkruar së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Roberto Speranza, dispozitën që autorizon rihapjen për publikun të dy aeroporteve, që siç thuhet në dokument, “për të kënaqur kërkesat në rritje”, të cilat sidoqoftë do ti nënshtrohen testimit të pasagjerëve që do të hyjnë dhe dalin nga këto aeroporte.

Dekreti i përbashkët shtrihet gjithashtu deri në 17 maj për të gjitha kufizimet e tjera për aeroportet e rajonit të Siçilisë dhe Sardenjës, të cilat pas kësaj date do të jenë në funksion të plotë.

1 maj 2020

Më shumë

Pak gatishmëri në BE për pranimin e refugjatëve nga Afganistani

Ministrat e Brendshëm të BE kërkojnë samit të jashtëzakonshëm lidhur me qëndrimin ndaj refugjatëve nga Afganistani. Fillimisht do të pranohen afganët, që kanë qenë bashkëpunëtorë të Perëndimit dhe hasin në rrezik akut.   Ministri i Brendshëm me periudhën më të gjatë në detyrë në BE u apeloi në ndërgjegje homologëve të tij. „Ne duhet […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

Konferenca e së ardhmes: Bashkimi Europian pyet qytetarët

Për një vit qytetarët e Bashkimit Europian do shprehin mendimin e tyre, kurse politikanët premtojnë t’i dëgjojnë. Por çfarë do të bëhet realitet nga këto ide? Eksperimenti me “konferencën e së ardhmes” në BE ka filluar.   Presidenti francez, Emmanuel Macron e sheh veten si babain e “konferencës për të ardhmen e Europës”. Këtë […]

Ushtarët paralajmërojnë për “luftë civile” në Francë

Një revistë e krahut të djathtë në Francë tha se mbi 100,000 njerëz kanë nënshkruar një letër të hapur të një grupi ushtarësh në shërbim, që paralajmërojnë për kërcënimin e luftës civile në Francë.   Letra, e publikuar të dielën vonë në “Valeurs Actuelles”, e akuzon Qeverinë për “koncesione” ndaj islamizmit dhe thotë se […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara