e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

 

A e dini se Mbreti Zog kishte 6 motra?

Ato ishin Princeshat Adile, Nafije, Senije, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide.

Në një Shqipëri që po përpiqej të ikte nga orienti e të shkonte drejt oksidentit, ato qenë të parat që dolën në plazh me kostume banje europiane.

Po fati në dashuri dhe jetën bashkëshortore nuk është se u ka ecur shumë, përveç Princeshës Adile, e cila u martua me Emin Bej Agolli-Doshishti dhe patën tre djem dhe dy vajza.

Ajo iu perkushtua familjes dhe jetuan në Angli. Vitet e fundit të jetës i kaloi në Paris pranë djalit të saj të pamartuar, Salihut.

Nga ana tjetër, Princesha Nafije u martua me Ceno Bej Kryeziun me të cilin pati një djalë Esatin (Princ Tati) por i shoqi u vra në 1927-tën, e pas vdekjes së tij, Princesha se bashku me të birin jetuan në Familjen Mbretërore, nga e cila nuk u ndanë as në ekzil.

Princesha Senija u martua me Princ Mehmet Abid të Turqisë, djalin e Sulltan Abdulhamid II, por u divorcuan. Nuk patën femijë, ndërsa pjesën tjetër të jetës ajo e kaloi me vëllain dhe motrat Myzejenin, Ruhijen dhe Maxhiden, të cilat nuk u martuan asnjëherë dhe deri në fund të jetës qëndruan në Familjen Mbretërore.

Në fotografitë e mëposhtme janë Princeshat gjatë vizitave të tyre nëpër Shqipëri.

Foto: AQSH

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Abedin D. Çiçi, babai i hortikulturës Shqiptare

Lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës më 28 nëntor 1911. Shkollën e mesme e kreu pranë Shkollës Teknike të Tiranes me nota të shkëlqyera. Vitet 30’ do ta gjenin atë në Itali, në Firence, në Institutin Pomoligjik (Hortikulturës) dhe nga vlerësimet e shkëlqyera pranë këtij Instituti rikthehet të punojë në atdhe për të ngritur fidanishtet […]

Akademikët dhe intelektualët në Filatelinë Shqiptare për vitin 2021

– Akad. Kristo Frashëri, akademik Shaban Demiraj, prof. Ramadan Sokoli, aktori Sandër Prosi; shkrimtari dhe përkthyesi Vexhi Buharaja   Filatelia shqiptare ka nderuar për veprën e tyre akademikët dhe intelektualët shqiptarë me emetimin në pullat e postës. Pullat e postës me portretet dhe emrat e akademik Kristo Frashërit, akademik Shaban Demirajt, studiuesit Ramadan Sokoli, […]

Anëtarë të Akademisë së Shkencave të nderuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare

-Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë   Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë janë vlerësuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare. Emrat dhe portretet e tyre vit […]

Petro Nini Luarasi – Veprimtari i Rilindjes Kombëtare dhe Mësuesi i Popullit

Petro N. Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve. Ishte mësues dhe drejtor […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara