Friday 24 March 2023
Friday 24 March 2023

Qeveria Sllovene ka shpallur zyrtarisht fundin e pandemisë botërore Covid-19.

Kështu Sllovenia bëhet vendi i parë në Evropë që shpall të ‘mbyllur’ çështjen me Covid-19. Kjo sipas mediave ndërkombëtare ka ardhur në një kohë ku Sllovenia për dy javët e fundit ka shënuar çdo ditë më pak se 7 raste të reja.

Njerëzit që vijnë tani në Slloveni nga shtetet e tjera të Bashkimit Evropian nuk do të jenë më të detyruar të hyjnë në një karantinë për shtatë ditë siç ishte rregull nga fillimi i Prillit.

Vendi me 2 milion njerëz, i cili kufizohet me Italinë, Austrinë, Hungarinë dhe Kroacinë, ka raportuar 1,464 raste koronavirus dhe 103 vdekje.

Sllovenia ka zbutur epideminë gjatë dy muajve të fundit … Sot Sllovenia ka pamjen më të mirë epidemiologjike në Evropë,” tha Kryeministri Janez Jansa para parlamentit të Enjten.

Fundi i epidemisë do të thotë që disa masa, përfshirë ndihmën financiare për qytetarët dhe firmat e goditura nga koronavirusi, do të skadojnë në fund të majit.

Qeveria tha se shtetasit e huaj që tregojnë shenja të infeksionit koronavirus ende nuk do të lejohen të hyjnë në vend.

Një karantinë prej të paktën 14 ditësh do të mbetet në vend për njerëzit nga shtetet jo të BE-së, përveç disa përjashtimeve përfshirë diplomatët dhe njerëzit që transportojnë ngarkesa.

Qytetarët do të duhet të ndjekin rregullat për të parandaluar një përhapje të mundshme të infeksionit.

Njerëzit u kërkohet të veshin maska ​​në hapësira publike, të qëndrojnë së paku 1.5 metra larg dhe të dezinfektojnë duart kur hyjnë në hapësira publike.

Që nga mesi i Marsit, Sllovenia ka mbyllur të gjitha shkollat, institucionet sportive dhe kulturore, baret, restorantet, hotelet dhe dyqanet përveç dyqaneve të ushqimit dhe ilaçeve, ndërsa anuloi edhe transportin publik.

Qeveria ka filluar lehtësimin e bllokimit nga 20 Prilli. Transporti publik rifilloi në fillim të kësaj jave ndërsa javën e ardhshme disa nxënës do të kthehen në shkolla. Të gjitha baret dhe restorantet si dhe hotelet e vogla me deri në 30 tavolina do të lejohen të hapen javën e ardhshme.

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara