Tuesday 3 October 2023
Tuesday 3 October 2023

 

Shqiptarët mbeten një ndër popujt më të rrezikuar nga varfëria në Europë. Të dhënat e INSTAT mbi nivelin e jetesës tregojnë se gjatë vitit 2020 janë  621 mijë e 504 persona  në kufirin e rrezikut të varfërisë.

E përkthyer në shifra treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri është 21.8%, duke pësuar një rënie  të lehtë prej 1.2 % krahasuar me vitin 2019 .Në se e krahasojmë këtë të dhënë me vendet e rajonit Shqipëria rezulton se ka  mundësinë më të lartë për familjet për të qenë të varfra dhe lë pas vetëm 3 shtete Turqinë,Rumaninë dhe Bullgarinë.

Ndërsa mbetet shumë pas vendeve të Europës  që e kanë tregueesin e varfërisë disa herë më të ulët. Për Bashkimin Europian ky tregues vitin e kaluar ishte 17,1%. Treguesit e varfërisë në anketën e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, bazohen në konceptin e varfërisë, i cili merr në konsideratë të ardhurat familjare numrin e pjesëtarëve në familje ) dhe shpërndarjen e të ardhurave ndërmjet grupeve të popullsisë.

Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër në bazë të ardhurave për një person në vitin 2020 është vlerësuar me 186.242 lekë, në krahasim me 170.785 lekë që ishte në vitin 2019.

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara