e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

Nesër në ditën e Bajrmait të Madh, të gjitha xhamitë do të rihapen, njoftimin e bëri kryeministri përmes një mesazh urimi për besimtarët muslimanë në Facebook.

Rama shkruan se jemi gati të vendosim çeljen e aktivitetit të tempujve nga java e ardhshme, me të gjitha kufizimet përkatëse, duke e nisur nesër me këmbë të mbarë e me bekimin e dritës së ditës së bukur të kalendarit të besimit, për çka jemi në dakordësi me komunitetin musliman.

 

 

“Pasi kemi bashkëpunuar këto javë me komunitetet fetare dhe kemi përgatitur protokollet e sigurisë shëndetësore, duke marrë, vlerësuar e miratuar propozimet e tyre, jemi gati të vendosim çeljen e aktivitetit të tempujve nga java e ardhshme, me të gjitha kufizimet përkatëse, duke e nisur nesër me këmbë të mbarë e me bekimin e dritës së ditës së bukur të kalendarit të besimit, për çka jemi në dakordësi me komunitetin musliman.

 

Duke ju uruar megjithë zemër bajramin besimtarëve muslimanë, uroj edhe që hapja e xhamive (nën kujdesin e madh të drejtuesve shpirtërorë të komunitetit për respektimin e protokollit të propozuar prej vetë atyre) të jetë një ogur i mirë paqeje e mirësish, për të gjitha komunitetet dhe vetë shqipërinë e shqiptarët në këtë kohë jo të lehtë”, thuhet në njoftim.

Më shumë

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

I kthehen Kishës Orthodhokse Lipsanet e Shën Joan Vladimirit

Dorëzimi i lipsaneve (eshtrave) të Shën Gjon Vladimirit, Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andonit, në Manastirin që mban emrin e shenjtorit, në Shijon të Elbasanit, ishte një ditë e veçantë për besimtarët orthodhoksë. Ky akt, i shoqëruar me një marrëveshje të nënshkruar nga drejtori i Muzeut Kombëtar, Dorian Koçi dhe Imzot Andoni, […]

80 vjet më parë u dha Autoqefalia e Kishës Ortodokse

Më 12 prill u mbushën 80 vjet nga një ngjarje shumë e rëndësishme për komunitetin Orthodhoks të vendit tonë – dhënia e Autoqefalisë nga Patriarkana Ekumenike. Kjo ngjarje e futi Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë si të barabartë në familjen e Kishave Orthodhokse. Kryepiskopi Anastas, në studimin “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nga ditët apostolike […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara