e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

Besimtarët myslimanë falën sot namazin e Fitër Bajramit në të gjithë xhamitë e vendit.

 

Ceremonia kryesore, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu, u zhvillua në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri), Tiranë.

 

Ndryshe nga vitet e tjera, falja e Fitër Bajramit këtë vit u zhvillua në të gjithë vendin duke respektuar një protokoll të caktuar në kuadër të parandalimit të përhapjes së mëtejshme të COVID-19.

 

Ceremonia filloi me ligjëratën e rastit të mbajtur nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli, i cili pasi kërkoi mirëkuptim nga të gjithë besimtarët për masat e lartëpërmendura, u fokusua mbi devotshmërinë, përkushtimin, sakrificën, solidaritertin, dashurinë dhe vëllazërinë mbarë-njerëzore që simbolizon muaji i bekuar i Ramazanit.

 

“Sot triumfoi edhe një herë e mira ndaj të keqes, virtyti ndaj veseve të këqija, dashuria ndaj urrejtjes, respekti ndaj përçmimit, thjeshtësia ndaj mendjemadhësisë, bujaria ndaj koprracisë dhe vëllazëria ndaj përçarjes sepse ishin mirësitë e Ramazanit të cilat e zbukuruan dhe e ndriçuan mendjen dhe shpirtin e besimtarit në mënyrë që të heqë dorë nga çdo e keqe e të bëhet pishtar i së mirës dhe i dashurisë. Ky është mësimi i Kuranit, këto janë këshillat që na la me kaq përkujdesje shembulli më i lartë i njerëzimit, Muhammedi (Paqja dhe Mëshira e Allahut Qoftë mbi Të).”- tha ai gjatë fjalës së tij.

 

Më tej, ceremonia vijoi me faljen e namazit të Fitër Bajramit nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu.

 

Pas faljes së namazit, Kryetari Spahiu vijoi me hutben, ku foli mbi kurorëzimin e muajit të shenjtë të Ramazanit në kushtet e pandemisë COVID-19.

 

Sipas tij, besimtarët mysliman përjetuan këtë vit një Ramazan ndryshe, sidomos në aspektin social por kjo nuk i privoi ata të adhuronin Zotin e Gjithësisë dhe t’i shfrytëzonin mundësitë e panumërta që ofron ky muaj në aspektin shpirtëror.

 

“Lutjet, adhurimet, sakrificat dhe ripërtëritja shpirtërore që përjetuam gjatë Ramazanit, na forcojnë e na motivojnë ta shohim festën e Fitër Bajramit si ditën e shpresave të reja, si ditën e të kujtuarit dhe solidaritetit me njëri-tjetrin, si ditën e ripërtëritjes së vëllazërisë, miqësisë e dashurisë për njeriun. Ditët e bajramit janë ditë paqeje, janë ditët e gëzimit të përbashkët me familjen, me të afërmit, fqinjët, shokët dhe të gjithë njerzit kudo në botë. Kur besimtari është në paqe me Zotin, ai është në paqe me veten e tij dhe rrjedhimisht me të gjithë ata që e rrethojnë.” – theksoi ai gjatë hutbes.

 

Në përfundim të kësaj ceremonie, besimtarët e pranishëm shkëmbyen mesazhe të shumta urimi ndërmjet tyre.

 

Ndërkohë e njëjta atmosferë festive ka shoqëruar faljen e Fitër Bajramit në çdo xhami të vendit.

 

24 maj 2020

 

🔴 Drejtpërdrejt nga ceremonia e faljes, Xhamia e Kokonozit, TiranëKomuniteti Mysliman i Shqipërisë ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Fitër Bajramin!

Posted by Komuniteti Mysliman i Shqipërisë on Saturday, 23 May 2020

 

 

 

 

Durrës

 

Tiranë

Më shumë

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

I kthehen Kishës Orthodhokse Lipsanet e Shën Joan Vladimirit

Dorëzimi i lipsaneve (eshtrave) të Shën Gjon Vladimirit, Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andonit, në Manastirin që mban emrin e shenjtorit, në Shijon të Elbasanit, ishte një ditë e veçantë për besimtarët orthodhoksë. Ky akt, i shoqëruar me një marrëveshje të nënshkruar nga drejtori i Muzeut Kombëtar, Dorian Koçi dhe Imzot Andoni, […]

80 vjet më parë u dha Autoqefalia e Kishës Ortodokse

Më 12 prill u mbushën 80 vjet nga një ngjarje shumë e rëndësishme për komunitetin Orthodhoks të vendit tonë – dhënia e Autoqefalisë nga Patriarkana Ekumenike. Kjo ngjarje e futi Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë si të barabartë në familjen e Kishave Orthodhokse. Kryepiskopi Anastas, në studimin “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nga ditët apostolike […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara