e premte 30 korrik 2021
e premte 30 korrik 2021

 

Më 7 mars të vitit 1887 u hap në Korçë Mësonjëtorja e parë kombëtare shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Lidhur me këtë ngjarje të shënuar, më 8 mars 1887, patrioti i shquar Thimi Marko i shkruante me gëzim Visar Dodanit në Bukuresht: “… Msoni Visar që gjer sot dëshira t’onë u mbarua; shkolla shqipe u hap, druri që vumë në dhet këtu e dy vjet, sot lulëzoj dhe dha pemë të ëmbla. Gëzoju se dje u hap dhe u shkruan djem mësonjëtorë 35. Zot’ i jetës, o vëlla, e bekoftë dhe e shpëntë përpara për nder të të gjithëvet. Mundimet tona, Visar, dhe të luftuarit e faqezinjvet grekomanë gjer sa mbaruam këtë të shenjtëruarë punë janë aqë shumë sa nuk mund t’ua shkruanj ndë kartë”.

 

Edhe pse në kushte të vështira, Mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin lidhet me dëshirën e zjarrtë të tyre për të përhapur dijen në mesin e popullit. Rilindasit dhe patriotët shqiptarë u bënë gjithashtu nismëtarë për hartimin e teksteve të para shkollore për nxënësit shqiptarë. Ata punuan me përkushtim edhe për pajisjen e shkollës me mjetet e duhura didaktike. Nxënësit që mësuan në këtë shkollë kombëtare u edukuan me frymën e patriotizmit. Ata u bënë pasuesit e denjë të ideologjisë kombëtare dhe luftëtarë të devotshëm në luftën për liri dhe pavarësi.

 

Kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar. Për shkak të sundimit osman, deri në këtë periudhë, mësimdhënia kryhej në mënyrë të fshehtë. Që nga ajo ditë, 7 marsi njihet si dita e mësuesit dhe kremtohet nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

 

NGA POEZIA E NAIM FRASHËRIT KUSHTUAR ÇELJES SË MËSONJËTORES SHQIPE TË KORÇËS

 

O vëllezër shqipëtarë

Gëzohi! që erth kjo ditë,

Kaq’ e mir’ e kaq’ e mbarë

Që sjell gjithë mirësitë.

 

Hapu, hapu errësirë,

Pa jakë tëhu o dritë!

Se arriti koh’ e mirë,

U gdhi nata u bë ditë

 

Lumja ti moj Korç’ o lule!

Q’i le pas shoqet e tua

Si trimi në ball u sule,

Ta paçim për jetë hua

 

Gjuha jonë sa e mirë!

Sa e ëmbël sa e gjerë

Sa e lehtë sa e lirë!

Sa e bukur sa e vlerë!

***

 

 

7 Marsi Festa e mësuesit:

 

Me rastin e kësaj feste DPA publikon një dokument i cili ruhet në AQSh, ai është një relacion për caktimin e festës së 7 marsit si dita e mësuesit në Shqipëri.

 

Relacioni është pjesë e fondit të Këshillit te Ministrave, është i vitit 1960 dhe shoqerohet së bashku me projekt-vendimin.

 

Për herë të parë në këtë vit kanë nisur diskutimet për cakimin e 7 marsit si dita e mësuesit pasi më parë nuk kishte një datë të caktuar. Ky relacion shpjegon dhe arsyen pse është zgjedhur data e 7 marsit.

 

Kjo datë është vendosur pasi lidhet me çeljen e shkollës se parë shqipe “Mësonjtoria e parë Shqipe” në Korçë, më 7 mars të vitit 1887, një ngjarje kjo shumë e rëndësishme historike për arsimin tonë.

Foto: AQSh.

 

 

 

Më shumë

Në ditën e parë të shkollës ministrja e Arsimit Besa Shahini, jep dorëheqjen

Ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi dorëheqjen nga posti, duke qenë se e kishte “të vështirë të vazhdonte punën larg familjes”, e cila jeton në Kosovë. Largimi i saj u bë i ditur gjatë një bashkëbisedimi mes saj dhe kryeministrit Edi Rama, të transmetuar në Facebook. Bashkë me ta ishte dhe deputetja socialiste Evis […]

Ministrja Shahini publikon udhëzuesin e përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpisë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka publikuar së fundmi një udhëzues të përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpisë, në të cilin janë marrë parasysh dhe integruar ndryshime të sugjeruara nga mijëra mësues, nxënës dhe prindër. Udhëzuesi ka për qëllim të orientojë mësuesit në punën e tyre për zhvillimin e mësimit në […]

Urdhri i ri, të gjitha institucionet arsimore të mbyllura deri më 3 Prill

Manastirliu Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin e dytë për institucionet arsimore të vazhdojnë të jenë të mbylluara deri më date 3 Prill. Pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve dhe në vijim të përforicimit të masave për parandalimin e përhapjes se COVID-19, Manastiliu ka firmosur një urdhër të dytë për […]

Katedra e parë e Albanologjisë në historinë e universiteteve amerikane

Në shtator, në Universitetin DePaul në Çikago, me fillimin e vitit të ri akademik, pritet të fillojë punën edhe një katedër e re, ajo e studimeve albanologjike, e para e këtij lloji në univeristetet amerikane. Kjo shënon një moment të rëndësishëm në historinë e studimeve shqiptare, thotë drejtori i katedrës, Dr. Gazmend Kapllani. Kolegu Burim […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara