Në Foto: Ceremonia e Ditës Përkujtimore të Holokaustit e zhvilluar sot në Jeruzalem, Izrael
Sot në mbrëmje (7 prill) dhe deri nesër në mbrëmje (8 prill), Populli Hebre kujton viktimat e Holokaustit. Në hebraisht njihet si Jom Ha’Zikaron – Dita e Kujtesës.
Holokausti apo në hebraisht HaShoah (katastrofa) është përndjekja sistematike dhe vrasja nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore rreth gjashtë milionë hebrenjve, thuajse të 40% e popullsisë hebre në botë.
Hebrenjtë u vranë masivisht me metodat më barbare në kampet e përqendrimit të ndërtuara në Poloni dhe në pjesën e pushtuar të Bashkimit Sovjetik.
Hebrenjtë u vranë përmes dhomave me gaz, djegieve në krematoriume, punës së rëndë të detyruar, kequshqimit dhe sëmundjeve të ndryshme. Tmerri i krimeve masive ndaj hebrenjve çoi pas Luftës në përpilimin e nocioneve juridike të “krimeve kundër njerëzimit”, të adoptuar nga Kombet e Bashkuara.
Vrasja e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dallohet edhe nga fakti se thuajse u vranë 1 milion e 500 mijë fëmijë.
Holokausti u urdhërua nga Adolf Hitleri, ndërsa aksionin e krye nga forcat speciale gjermane SS të drejtuara nga Heinrich Himmler, i cili i shndërroi getot në kampe përqëndrimi.
Pas pushtimit të Polonisë nga Gjermania Naziste, hebrenjtë polakë u detyruan të jetonin në geto, në kushte gati çnjerëzore. Ata ishin më të përbuzurit nga nazizistët. 3.3 milionë hebrenj (nga këta 2 milionë në zonën gjermane të Polonisë) në një popullsi totale prej 33 milionë që kishte Polonia në vitet 1940. Nga këta u vranë 3 milionë hebrenj.
Getot e para në Poloni u ngritën gjatë dimrit 1939-1940. Getoja më e vjetër është ajo e ndërtuar në Lodz, ndërsa më e madhja është ajo e Varshavës. Gjatë viteve 1941-1945 u ngritën me dhjetëra geto (kampe përqëndrimi).
Nga një total prej më shumë se 8.8 milionë hebrenj në Europë, 5.9 milionë apo 67% popullsisë u vranë. Në Poloni, Vendet balltike dhe Gjermani&Austri u vranë 90 për qind e popullsisë hebre në ato vende. Në Poloni nga 3.3 milionë hebrenj u vranë 3 milionë, në vendet Balltike nga 253 mijë hebrenj u vranë 228 mijë, në Gjermani dhe Austri nga 240 mijë hebrenj u vranë 210 mijë.
Gjithsesi, një pjesë e hebrenjve të futur në kampe përqendrimi arriti të mbijetojë, ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre u bënë të famshëm në botë në profesionet e tyre.
Më shumë se 20 mijë hebrenj morën pjesë në radhët e ushtrive të vendeve të tjera për të luftuar nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre në Europën Lindore.
Shoah është një nga evenimentet më të studiuara në historinë bashkëkohore. Impakti i tij moral,historik, kulturor dhe fetar është i gjerë dhe universal.
Mesazhi i Ambasadës së Shqipërisë në Izrael me rastin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit – Jom Ha’Shoah:
Sot 7 prill 2021 është Dita e përkujtimit të Holokaustit të Izraelit. Bëjmë homazhe për ata që mbijetuan nga tmerret e pamenduara të Holokaustit dhe përkujtojmë kujtimin e 6 Milionëve të vrarë! Ndërsa kjo është një tragjedi njerëzore e paimagjinueshme është gjithashtu një histori e heroizmit të thellë dhe mbijetesës
Tema qendrore për ditën e përkujtimit të #Holokaustit të këtij viti: ′′ Deri në hebrenjtë e fundit: Tetëdhjetë vjet që nga koha e asgjësimit masiv.”
Shikoni ceremoninë e hapjes së #YomHaShoah, drejtpërdrejt nga Jerusalemi: ow.ly/C5a250EhVxO
Rusia kërcënon Ukrainën me ndërhyrje ushtarake
Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare Princi Philip – kush ishte Duka i Edinburgut
Izraelitët qëndrojnë të heshtur në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit ndërsa Sirena Vajton
Përkeqësohet shëndeti i Navalnyt: “Po humb ndjesinë në duar dhe këmbë”
7 Prill, Bota kujton viktimat e Holokaustit
“Parada e Faraonëve”, Egjipti organizon event spektakolar për transportimin e 22 mumjeve
Një nga fluturimet e para me turistë nga Izraeli, mbërriti pak para orës 11 të mëngjesit në Greqi. Turistët nga Tel Aviv kishin në duar çertifikatën e vaksinimit, e cila u lejon atyre të fillojnë pushimet menjëherë, pa karantinë. Sipas Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, çertifikata dixhitale e gjelbër është një […]
Presidenti rus, Vladimir Putin ka gjithnjë me vete instrumentet e nevojshme të komunikimit, përfshirë ata strategjikë, kudo që ai ndodhet. Këtë e ka pohuar zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, kur u pyet nëse Putini kishte me vete valixhen e tij bërthamore, gjatë fundjavës së kaluar në Siberi, bashkë me ministrin e tij të mbrojtjes. […]
Në një video të fundit të presidentit amerikan Joe Biden shihet ky i fundit teksa pengohet në shkallët e avionit Air Force One. Ai është parë të pengohet disa herë duke ngjitur shkallët e avionit të premten. Presidenti 78-vjeçar pavarësisht incidentit, u ngrit, por përsëri u pengua për herë të dytë […]
Administrata e Presidentit Biden filloi të enjten bisedimet e para të nivelit të lartë në prani fizike me Kinën rivale, duke thënë se veprimet kineze kërcënojnë rendin global të bazuar në rregulla dhe duke u zotuar se Uashingtoni do të mbështesë miqtë e tij. “Ne nuk kërkojmë konflikt, por ne e mirëpresim konkurrencën […]