Slogan i këtij viti në Ditën Botërore të Shëndetit: ‘Le të ndërtojmë një botë me të drejtë të shëndetshme për të gjithë’.
Për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të popullatës, vazhdon fushata e vaksnimit ndaj COVID19, në mënyrë kapilare në të gjithë Shqipërinë. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 221.588 doza të vaksinës ndaj COVID19.
Në Ditën Botërore të Shëndetit Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ishte ne Qendrën e re Shëndetësore të Krrabës, në periferi të Tiranës, ku po vijon vaksinimi antiCOVID i të moshurarve, i cili tashmë i shtrirë në mënyre kapilare në të gjithë Shqipërinë.
“Brenda kësaj jave synojmë që të ulim fashën, grupmoshën për vaksinim. Por nga ana tjetër, paralelisht do të vijojmë me planin tonë të vaksinimit për ata të cilët janë më vulnerabël. Duke filluar nga dita e sotme fillon edhe vaksinimi i farmacistëve. Ndërkohë që po vijojmë me vaksinimin e efektivëve të policisë, po vijojmë me vaksinimin e stomatologëve në të gjithë vendin. Jemi duke ecur me ritme të shpejta për vaksinimin masiv të popullatës sipas grupmoshave, por nga ana tjetër dhe të grupeve të cilat janë grupe të rrezikuara, duke bërë pikërisht vaksinimin e kombinuar, atë që ne kemi përcaktuar në planin tonë të vaksinimit kombëtar”, tha Manastirliu.
Dukë bërë me dije finalizimin e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, Manastirliu deklaroi se sistemi parësor shëndetësor tashmë është transformuar dhe ofron shërbime dhe kushte dinjitoze për qytetarët dhe personelin mjekësor.
“Unë jam shumë e kënqaur që edhe sot në Ditën Botërore të Shëndetit, ne kemi çfarë bilanci të bëjmë, për punën që kemi bërë në transformimin e sektorit shëndetësor. Jam krenare që tashmë program ynë i 300 qendrave shëndetësore, që ka siguruar përmirësimin e infrastrukturës së shërbimeve të kujdesit parësor në të gjithë vendin, tashmë është finaluzar. Jemi këtu në qëndrën shëndetësore të Krrabës, e transformuar rrënjësisht, ku më shumë se 4 mijë banorëve u ofrohet një shërbim cliësor, por nga ana tjetër sigurohen edhe kushte shumë më të mira pune për mjekët dhe infermierët”, deklaroi Manastirliu.
Në Ditën Botërore të Shëndetit Manastirliu ka falenderuar stafet mjekësore, duke vlerësuar punën e bërë në këto muaj të vështirë të pandemisë.
“Në këtë Ditë Botërore të Shëndetit, do të doja që të falenderoja nga zemra të gjithë ekipet tona të shëndetësisë, jo vetëm për punën që ato kanë bërë përgjatë gjithë kësaj kohe, por edhe në këtë vit të vështirë, shumë sfidues për shëndetësinë, për atë që ato kanë mbajtur si peshë, për sakrificën, profesionalizmin dhe përkushtimin”, tha Manastirliu.
Procesi i vaksinimit anticovid vijon në të gjithë vendin, në qendrat e vaksinimit të përqëndruar si dhe në qendrat shëndetësore. Deri tani janë kryer 221,680 vaksinime, nga të cilat 153,495 janë të moshuar të vaksinuar në të gjithë vendin.
Mesazhi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë:
Në Ditën Botërore të Shëndetit, 7 Prill 2021, ne do t’ju ftojmë të bashkoheni në një fushatë të re për të ndërtuar një botë më të drejtë dhe më të shëndetshme. Do të postojmë më shumë detaje këtu së shpejti, por ja pse po e bëjmë këtë:
Bota jonë është një botë e pabarabartë.
Siç ka theksuar COVID-19, disa njerëz janë në gjendje të jetojnë jetë më të shëndetshme dhe të kenë qasje më të mirë në shërbimet shëndetësore sesa të tjerët – tërësisht për shkak të kushteve në të cilat ata lindin, rriten, jetojnë, punojnë dhe moshës.
Në të gjithë botën, disa grupe përpiqen të sigurojnë jetesën me pak të ardhura ditore, kanë kushte më të dobëta strehimi dhe arsimim, më pak mundësi punësimi, përjetojnë pabarazi më të madhe gjinore dhe kanë pak ose aspak qasje në ambiente të sigurta, ujë të pastër dhe ajër, siguri ushqimore dhe shërbimet shëndetësore. Kjo çon në vuajtje të panevojshme, sëmundje të evitueshme dhe vdekje të parakohshme. Dhe dëmton shoqëritë dhe ekonomitë tona.
Kjo nuk është vetëm e padrejtë: është e parandalueshme. Kjo është arsyeja pse ne po u bëjmë thirrje udhëheqësve të sigurojnë që të gjithë të kenë kushte jetese dhe pune që janë të favorshme për shëndet të mirë. Në të njëjtën kohë ne i nxisim udhëheqësit të monitorojnë pabarazitë shëndetësore dhe të sigurojnë që të gjithë njerëzit të jenë në gjendje të kenë shërbime shëndetësore cilësore kur dhe ku kanë nevojë për to.
COVID-19 ka goditur rëndë të gjitha vendet, por ndikimi i tij ka qenë më i ashpër në ato komunitete që ishin tashmë të pambrojtura, të cilët janë më të ekspozuar ndaj sëmundjes, më pak të ngjarë të kenë akses në shërbime cilësore të kujdesit shëndetësor dhe më shumë të ngjarë të përjetojnë pasoja anësore si një rezultat i masave të zbatuara për të përmbajtur pandeminë.
Vaji i palmës favorizon përhapjen e kancerit
Dita Botërore kundër HIV-AIDS – Më shumë meshkuj nën 20 vjeç të prekur në Shqipëri
Omicron – varianti i ri i COVID-19 i identifikuar në Afrikën e Jugut
Vdekshmëria foshnjore, Shqipëria është vendi me bilancin më negativ në kontinent
Pfizer në kaos/ E punësuara vodhi dokumentet konfidenciale për vaksinën antiCovid dhe ia mbathi
BE rekomandon përdorimin e pilulës së Merck kundër COVID-19
Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune. Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë. Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]
Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19. Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid. Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]
Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë. Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]
Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]