e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

Sot mbushen 7  vjet nga ndarja e nga jeta e Usta Laver Bariut.

 

Ustai Laveri ishte personalitet i shquar i muzikës popullore shqiptare në klarinetë dhe si këngëtar. Themelues dhe drejtues i Sazeve të Përmetit të njohura në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. Pëveçse ishte një mjeshtër i pakontestuar i klarinetës, ai mund të cilësohet si i fundit prej Ustallarëve të traditës së madhe të sazeve të Shqipërisë së Jugut.

 

Lindi në Përmet më 2 maj 1929, vdiq me 26 janar 2014.

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përkujtoi sot ndarjen nga jeta të Laver Bariut, artisi që u cilësua si Ustai i madh i sazeve të Përmetit.

 

“Ustai i madh i sazeve të Përmetit, artisti ynë i jashtëzakonshëm Laver Bariu, është përjetësuar si një ndër shprehësit më të fuqishëm të halleve, derteve dhe gëzimeve të popullit tonë.

Kryeveprat frymëzuese muzikore, që na la trashëgim, i përkasin çdo epoke dhe tingujt e kabave të tij të papërsëritshme me klarinetë, do të jetojnë sa të ketë shqiptarë!

I paharruar kujtimi i Usta Laverit!”, shkruan Presidenti në Facebook.

 

 

Sazet e Usta Laverit janë formacioni më i kompletuar i Sazeve të Jugut për periudhën ndërmjet viteve 1950-1990.

 

CD me muzikë popullore, në bashkëpunim me një shoqëri angleze dhe CD-në tjetër e realizojnë në Greqi. Një tjetër CD me mbishkrimin “Laver Bariu dhe valle dasmash” është realizuar në Australi në vitin 1995 nga “Fezollari Productions AUSTRALIA”. Aktiviteti muzikor i këtyre sazeve vazhdon ende. Debutimi më i fundit i tyre ishte pjesmarrja në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës në vitin 2000. Në Mars të 2001, për meritat e tij dekorohet nga presidenti i republikës me urdhrin “Mjeshtër i madh i punës”. Në vitin 2001, me vendim të Këshillit Bashkiak të qytetit të Përmetit, Usta Laveri u shpall “Qytetar nderi” i Përmetit, krahas Vëllezërve Frashëri, Odhise Paskalit dhe Mentor Xhemalit. Regjistrimet kryesore muzikore i kanë pranë Radio-Tiranës, Televizionit Shqiptar dhe Institutit të Kulturës Popullore. Edhe Radioja e Suedisë e ka regjistruar Laver Bariun bashkë me grupin e Përmetit në festivalin folklorik në Falun (Suedi).

 

 

 

 

 

 

 

 

Laver Bariu duke interpretuar në rolin e Metes, në filmin Gjeneral Gramafoni

Më shumë

Dedë Gjo Luli (1840-1915), prijësi legjendar që u rreshtua krahë heronjve të shquar të Kombit tonë

Si sot, më 24 shtator 1915 u nda nga jeta Dedë Gjo Luli, prijësi legjendar që u rreshtua krahë heronjve të shquar të Kombit tonë. Data 24 shtator na kujton vdekjen e Dedë Gjo Lulit, atdhetarit të shquar dhe prijësit të lufës për liri dhe pavarësi. Dedë Gjo Luli kujtohet sa herë që sjellim […]

Marko Boçari  (1788 – 1823) – Heroi i shqetësimeve atdhetare e kulturore. Hartuesi i fjalorit të parë greqisht-shqip

Heronjve u kujtohet ditëlindja si fillim i veprës së tyre dhe datëvdekja si fillimi i lavdisë së tyre. Por ca heronjve lavdia u fillon që në gjallje. Të tillë mund të quajmë edhe Marko Boçarin, i cili lindi në Sul të Çamërisë më 1788 dhe ra në betejë më 9 gusht 1823. Ishte një […]

Theodhor Kavalioti (1718-1797) – Mendimtar dhe filozof iluminist

Mendimtar dhe filozof iluminist. Lindi dhe vdiq në Voskopojë. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe i plotësoi në Janinë. Pas studimeve u kthye në Voskopojë, ku zhvilloi veprimtari pedagogjike e shoqërore. Më 1743 u emërua mësues dhe më pas drejtor i shkollës, e cila me përpjekjet e tij u ngrit në rangun […]

Zef Skiroi – Poeti, prozatori, dramaturgu, etnografi, publicisti i shquar arbëresh

Më 10 gusht 1865 lindi në Horë të Arbëreshëve poeti, prozatori, dramaturgu, etnografi, publicisti i shquar arbëresh Zef Skiro. Që në moshë të vogël tregoi interes për historinë dhe traditat e paraardhësve. Studioi në “Seminarin Shqiptar” në Palermo. Më 1887 themeloi në Palermo revistën “Arbëri i Ri”, bashkë me Françesk Petën. Më 1890 u […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara