e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

 

Pandemia e koronavirusit ka treguar se kërcënimet e sigurisë nuk pushojnë në asnjë periudhë, ka thënë Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu.

 

Kjo organizatë ka prezantuar në Sarajevë hulumtimin rajonal për çështje të sigurisë – SecuriMeter në Ballkanin Perëndimor.

 

Sipas studimit të kryer në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Maqedoni të Veriut, 64 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me situatën e sigurisë derisa krimi i organizuar, terrorizmi, kriza e migrantëve dhe lajmet e rreme janë sfida të sigurisë për shumicën e prej tyre.

 

“Është mjaft interesante e dhëna që 82% e respodentëve e theksojnë krimin e organizuar si kërcënimin kryesor të sigurisë dhe 55% e kësaj përqindjeje thonë korrupsioni është ai që ushqen ekzistencën e tij”, tha Bregu.

 

Më shumë se 6,000 njerëz morën pjesë në hulumtim.

 

“Në Ballkanin Perëndimor 56% e qytetarëve mbështesin fuqishëm punën e organeve për zbatimin e ligjit në luftën kundër terrorizmit, por kur bëhet fjalë për krimin e organizuar ndërkombëtar 48% nuk janë të kënaqur”, tha Bregu.

 

Sipas saj, për 70% të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, kërcënimet e sigurisë tani janë transferuar në botën digjitale dhe ata kanë frikë se fëmijët ose të afërmit e tyre të rinj mund të radikalizohen në internet.

 

“Kur u pyetën për ndikimin e dezinformimit, 76% e qytetarëve në të gjithë rajonin e konsiderojnë dezinformimin si një mënyrë të re të luftës, shifër pothuajse e njëjta prej 77% të atyre që i shohin lajmet e rreme si një problem të madh”, shtoi Bregu.

 

RCC u krijua në 2008 si pasardhëse e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, me synimin për të ndihmuar bashkëpunimin rajonal dhe për të mbështetur integrimin evropian dhe euro-atlantik në Evropën Juglindore.

 

Më shumë

Një bust për Nënë Terezën në Kroaci

Një bust për të vlerësuar figurën e shenjtë të Nënë Terezës do të vendoset në Osijek, Kroaci.   Deputetja shqiptare në parlamentin kroat Ermina Lekaj Prljaskaj së bashku me anëtarët e komunitetit shqiptar të Osijek, qarkut Baranja, kanë vizituar shëtitoren e këtij qyteti ku do të ndërtohet monumenti i Nënë Terezës.   Lajmin e […]

Kasapi i Ballkanit – përjetësisht në burg

Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara vendosën të martën të lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.   I cilësuar si “kasapi i Ballkanit”, ai u dënua në nëntor të vitit 2017 nën akuzat që përfshinin […]

Shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me fshirjen e adresave

Përfaqësues politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës po bëjnë thirrje për mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar dhe përfshirjen e tyre në bisedimet Kosovë-Serbi të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, ndërsa ankohen për qasje diskriminuese të autoriteteve serbe.   Ragmi Mustafa, që drejton Këshillin Kombëtar të shqiptarëve në Serbi, me seli në Bujanoc, thotë se shteti […]

Viktimat e luftës shpresojnë dënim të dyfishtë për gjenocid për Ratko Mlladiçin

Të mbijetuarit boshnjakë të luftës duan që ish shefi-ushtarak serb i Bosnjës Ratko Mlladiç të shpallet fajtor këtë javë për gjenocid në pesë komuna boshnjake në vitin 1992 si dhe gjenocid në Srebrenicë në 1995, por ekspertët besojnë se kjo nuk ka gjasa të ndodhë.     Më 8 qershor, të mbijetuarit e luftës në […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara