Friday 24 March 2023
Friday 24 March 2023

Izraelitët festuan Ditën e Pavarësisë kryesisht në shtëpi, pasi vendi ndodhet në izolim mbarëkombëtar që ka për qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

 

Festa kombëtare, që nderon krijimin e shtetit të Izraelit më 1948, zakonisht kalohet me festime në ambiente të hapura dhe duke ndezur fishekzjarre.

 

 

Këtë vit, megjithatë, qeveria ka ndaluar tubimet publike dhe ka urdhëruar njerëzit të qëndrojnë brenda ose në kopshtet e shtëpive të tyre.

 

Transporti publik është mbyllur dhe policia po monitoron rrugët për të parandaluar udhëtimin.

 

Forcat Ajrore izraelite u kushtuan fluturimet vjetore punonjësve të shëndetësisë, me aeroplanët që kryen akrobaci ajrore mbi spitalet dhe qendrat mjekësore.

 

 

 

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, duke mbajtur flamurin izraelit, si pjesë një fushate të organizuar nga Bashkia e Ramat Gan, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Izraelit, në të cilën morën pjesë të gjithë ambasadorët e huaj që jetojnë dhe punojnë në Ramat Gan, qyteti pjesë e metropolit të Tel Avivit.

“Ambasadori i Shqipërisë, Bardhyl Canaj, ishte i nderuar të ishte pjesë e saj. Gëzuar Ditëlindjen e 72-të Izrael”, shkruan në njoftimin e saj, Ambasada e Shqipërisë në Izrael.

 

 

 

Ngjarjet e tjera që shënuan këtë festë duhej të transmetoheshin në internet.

 

Izraeli ka raportuar më shumë se 15,700 raste dhe të paktën 210 vdekje nga koronavirusi.

 

Megjithatë, që nga mesnata e së mërkurës vendi do të lehtësojë masat e izolimit, duke lejuar hapjen e disa dyqaneve me kusht që ato t’u përmbahen rregullave të higjienës dhe distancimit fizik për konsumatorët.

 

Numri i popullsisë së vendit të ri në vitin 1948 ishte 806,000 banorë, ndërkohë që sot, 72 vjet më pas është 9.2 milionë. Izraeli është shndërruar në një fuqi ekonomike botërore dhe me prestigj ndërkombëtar.

 

29 prill 2020

 

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara