e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

Ambasadori kinez në Tiranë, Zhou Ding, me rastin e 72-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, shprehu përmes një deklarate nderin për të ndarë gëzimin e festës kombëtarë të Kinës me miqtë shqiptarë nga qarqe të ndryshme. Ai shprehu respekt ndaj miqve që kujdesen dhe mbështesin miqësinë kino-shqiptare për një kohë të gjatë.

 

Ambasadori Zhou theksoi se miqësia kino-shqiptare është e hershme. “Kemi miqtë në këtë botë, me ta jemi lidhur fort. Sado larg që jemi, porsi komshi të ngushtë i kemi”. Kjo shprehje, tha ambasadori, është përshkrimi i ndjenjës së veçantë të njerëzve kinezë ndaj popullit shqiptar.

 

Ai kujtoi se Kina ndihmoi Shqipërinë të ndërtonte mbi 100 projekte të mëdha, që dhanë kontribute të rëndësishme për zhvillimin e Shqipërisë. “Nuk do të harrojmë mbështetjen e Shqipërisë për rivendosjen e vendit të ligjshëm të R.P. Kinës në OKB para 50 vitesh”, -tha ambasadori Zhou.

 

Kina ka qenë një ndër vendet e para që ka ndihmuar Shqipërinë gjatë përiudhës së pandemisë, si dhe zhvilloi shkëmbime të eksperiencave në kontrollin dhe trajtimin e pandemisë.

 

Ambasadori kujtoi se vaksina kineze ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën shqiptare kundër pandemisë. Kina vazhdon të mbetet partneri kryesor i Shqipërisë në tregti dhe investim. Mallrat e eksportuar nga Shqipëria në Kinë janë më të larmishme, dhe struktura tregtare dypalëshe është më e balancuar. Bashkëpunimi mes Kinës dhe Evropës Qendrore dhe Lindore vazhdon të nxisë thellimin e bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta mes Kinës dhe Shqipërisë në fushën e tregtisë, investimit, arsimit, shëndetësisë etj.

 

“Ambasada jonë, duke u përballur me ndikimet negative të pandemisë, po nxit vazhdimisht programe dypalëshe, që të mbështesë rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit, të ndihmojë zhvillimin e bizneseve të mesme e të vogla shqiptare si dhe të promovojë shkëmbimin njerëzor e kulturor mes dy vendeve tona.

 

Shqipëria ka natyrë të bukur, popull punëtor e të zgjuar, të cilët përbëjnë potencial të madh për zhvillim”, -deklaroi ambasadori Zhou, raporton “Europaal”.

 

Ai nënvizoi se Kina do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri përpjekjet e zellshme të popullit shqiptar për prosperitetin e vendit. “Marrëdhëniet kino-shqiptare kanë një perspektivë të gjerë zhvillimi. Unë pres që të dyja palët të bashkëpunojnë dorë për dore, të thellojnë miqësinë tradicionale dhe të nxisin bashkëpunimin në fusha të ndryshme për të pasur fryte të reja”, -theksoi ambasadori Zhou.

CRI

 

Më shumë

Basha qesh me lot me të vetët

Në seancën maratonë për votimin e qeverisë së re, nuk kanë munguar as momentet e hilaritetit.   Një prej tyre i shkaktuar nga deputeti i PD Saimir Korreshi, i cili ka folur për gjendjen e vështirë të qytetarëve e fermerëve në Lushnjë, zonë të cilën përfaqëson në parlament.   Me një gjuhë popullore, ai […]

Presidenti Meta i shtrin dorën e bashkëpunimit Kryetares së re të Parlamentit

Presidenti Ilir Meta në një reagim pas votimit të Lindita Nikollës si Kryetare e Kuvendit, i shprehu kësaj të fundit urimet dhe e cilësoi ditën e sotme si fundin e dy viteve më të errëta të historisë parlamentare në vendin tonë.   “Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i […]

Nën thirrjet Basha IK, Berisha hyn në Parlament: Ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur mëngjezin e kësaj të premte në Kuvend, për të marrë pjesë në seancën e parë të legjislaturës së 10.   Ai është pritur me ovacione nga mbështetës të shumtë demokratë duke brohoritur Basha IK dhe ndërkohë ka qenë i shoqëruar nga deputetët e zgjedhur Flamur Noka […]

Hyrja për në Kuvend duket si një “pasarelë mode”

Ka nisur sot legjislatura e 10-të e Kuvendit të Shqipërisë, ku nuk kishte si të mos merrte vëmendje veshja e politikanëve.   Disa prej zonjave deputete u shfaqën me kostume, por ka disa prej tyre që guxuan me ngjyrat si Grida Duma dhe Mesila Doda apo dhe me kombinimet si Monika Kryemadhi. Ndërsa deputetët […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara