e diel 7 mars 2021
e diel 7 mars 2021

 

Ekzistonin grupe antikomuniste brenda rradhëve të deputetëve shqiptarë. Filluan procese ndaj disa deputetëve.

Grupi i deputetëve doli hapur si grup i organizuar në mbrojtje të parimeve të demokracisë perëndimore dhe mori përsipër të bënte opozitën në Parlamentin e parë të Shqipërisë komuniste. Aftësitë intelektuale dhe organizuese, shumë shpejt ranë ndesh me përpjekjet e diktaturës, e cila kishte filluar të instalohej pak nga pak.

Opozita u bë pre e përndjekjes deri në arrestimin e tyre. Qëndresa e tyre për të ndalur revanshin komunist u kushtoi jetën 16 deputetëve, që kishin mundur të hynin në Parlament. Gjyqi i “Grupit të deputetëve” filloi dhe u mbyll si një proces gjyqësor tërësisht i montuar, mbështetur në dëshmi që u ishin marrë të pandehurve nëpërmjet një dhune fizike dhe psikike të pashembullt gjatë hetuesisë.

Gjykata Ushtarake nën urdhrat e drejtpërdrejtë të Enver Hoxhës urdhëroi ekzekutimin e 16 të pandehurve të atij procesi dhe dënime të rënda për dhjetëra të tjerë nga rrethe të ndryshme, të cilët i akuzuan për lidhje dhe bashkëpunim me “Grupin e deputetëve”.

Goditja brenda radhëve të Parlamentit ndaj të ashtuquajturit nga hetuesit si “grup klandestin i deputetëve” ishte e pamëshirshme ndaj grupit të parë të gjykuar të deputetëve të njohur si grupi i Shefqet Bejës me 16 të dënuar kapital, (nga 16 të ekzekutuarit në 10 Tetor 1947, tre deputetë u dënuan me varje, Shefqet Beja në Tiranë, Sulo Klosi në Rubik, dhe Riza Alizoti në Kuçovë) dhe 13 të tjerët me pushkatim, ndërsa 21 bashkëlidhur me këtë proces ishte edhe Kolë Kuqali që vdiq në hetuesi më 30 maj 1947 nga torturat, zyrtarisht u shpall i vetëvarur e vdekur në spitalin ushtarak të Tiranës.

Me anë të këtij procesi, i cili nga dëshmitarët e kohës u cilësua si fund e krye farsë, Enver Hoxha synoi të nënshtronte dhe asgjësonte opozitën e vërtetë demokratike, duke i dhënë fund shprehjes së mendimit të lirë.

Propaganda e shfrenuar i paraqiti ata në popull, si armiq që kishin bashkëpunuar me kriminelët dhe agjenturat e huaja.

Me këto gjyqe të bujshme, diktatura komuniste synoi të shuante përgjithmonë çdo shpresë apo tentativë për demokraci e pluralizëm te shqiptarët. MHK

 

Më shumë

76-Vjetori i dhënies fund të Holokaustit nazist

Në vitin 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që shpallte 27 janarin si ‪”Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave ‪‎të Holokaustit”.   Kjo ditë përkujton miliona viktimat e politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe përqëndrohet në përpjekjet bashkëkohore […]

108-vjet nga themelimi i Shërbimit Sekret Shqiptar

Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, u formua Qeveria, me kryeministër Ismail Qemalin, e cila filloi ngritjen e institucioneve të Shtetit Shqiptar.   Ndër to, më 17 dhjetor 1912, u mor vendimi për themelimin e Shërbimit Sekret Shqiptar. Në këtë Vendim thuhej: “Të organizohet një shërbim i fshehur për […]

Bullgarët përvetsojnë luftëtarët dhe figura historike shqiptare

Bullgarët publikojnë luftëtarët dhe figura historike Shqiptare si figura të tyre kombëtare. Figura që historia shqiptare vështirë që i njeh si njerëz me vlera kombëtare.   BAJAZID ELMAZ DODA (shqip: Pajazit Elmaz Doda) është shkrimtar dhe fotograf shqiptar, i lindur rreth vitit 1888 në fshatin shqiptar të Rekës së Epërme Shtirovitsa, atëherë pjesë […]

30 vjet nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit

Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës. Ata të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës.   Marshimi i tyre ndaloi mes qytetit të tyre dhe bulevardit të Tiranës. Radhët e tyre u shtuan minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara