Më 7 tetor të vitit 1945 u formua Lidhja e Shkrimtarëve dhe katër vite më pas do të krijohej Lidhja e Artistëve.
Kongresi i Parë i organizuar nga këto dy institucione i mbajtur më 1957, i bashkoi në një institucion të vetëm, të emëruar “Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë”.
Në krijimin dhe drejtimin e organizatës së parë të krijuesve shqiptarë merrnin pjesë disa nga intelektualët më të shquar. Si kryetar i saj u zgjodh Sejfulla Maleshova, ndërsa president nderi u zgjodh Fan Noli.
Midis krijuesve më të njohur anëtarë të saj ishin Poradeci, Bulka, Luarasi, Shuteriqi, Asllani, Pasko, Prenushi, Spasse, Haxhiademi etj.. Këtë bashkim vullnetar të krijuesve të të gjithë vendit në fillim e përbënin 70 anëtarë.
Për më shumë se 50 vjet, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve kishte organet e saj letrare dhe artistike: revistën “Literatura jonë”, më pas “Letërsia jonë” (1947), më vonë revistën mujore “Nëntori” (1954), të përjavshmen “Drita” (1961), revistën në frëngjisht “Les lettres Albanaises” (1978), “Bota Letrare” dhe “Revista letrare”.
577 vjet nga Besëlidhja e Lezhës
30 vite nga rënia e bustit të diktatorit komunist Enver Hoxha
112-vjetori i gazetës “Dielli”, e vetmja që nga koha e Rilindjes Kombëtare që botohet edhe sot në SHBA
Tirana, 101-vjet kryeqytet i Shqipërisë
Autoriteti i Dosjeve deklasifikon dosjen Nr. 64: “Ndryshimet politike në Europën Lindore, fundi i komunizmit”
77-vjetori i Masakrës së 4 shkurtit 1944
Në vitin 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që shpallte 27 janarin si ”Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave të Holokaustit”. Kjo ditë përkujton miliona viktimat e politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe përqëndrohet në përpjekjet bashkëkohore […]
Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, u formua Qeveria, me kryeministër Ismail Qemalin, e cila filloi ngritjen e institucioneve të Shtetit Shqiptar. Ndër to, më 17 dhjetor 1912, u mor vendimi për themelimin e Shërbimit Sekret Shqiptar. Në këtë Vendim thuhej: “Të organizohet një shërbim i fshehur për […]
Bullgarët publikojnë luftëtarët dhe figura historike Shqiptare si figura të tyre kombëtare. Figura që historia shqiptare vështirë që i njeh si njerëz me vlera kombëtare. BAJAZID ELMAZ DODA (shqip: Pajazit Elmaz Doda) është shkrimtar dhe fotograf shqiptar, i lindur rreth vitit 1888 në fshatin shqiptar të Rekës së Epërme Shtirovitsa, atëherë pjesë […]
Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës. Ata të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës. Marshimi i tyre ndaloi mes qytetit të tyre dhe bulevardit të Tiranës. Radhët e tyre u shtuan minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur […]