Albanian Profile
e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Çamëria përbën grupin e katërt të krahinave etnografike, që formojnë Toskërinë, e cila sot në territorin grek korrespondon me prefekturën e Thesprotisë. Në kohërat antike thesprotët, së bashku me fiset Molose e Kaone përbënin fiset kryesore të Epirit.

Çamëria shtrihet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë, nga lumi i Pavllës e deri në gjirin e Prevezës, ku bëjnë pjesë rrethet e Filatit, të Gumenicës, të Margëlliçit, të Paramithisë, të Pargës e të Prevezës. Çamëria zë një sipërfaqe prej 4 000 km katrorë, me një vijë bregdetare prej 107-108 km. Ajo ka një popullsi prej më shumë se 75. 000 frymësh, e cila është tërësisht shqiptare.

Trojet shqiptare të Çamërisë u zaptuan nga Greqia gjatë Luftërave Ballkanike dhe u aneksuan nga Konferenca e Ambasadorëve me vendimin e 11 gushtit të vitit 1913. Vija përfundimtare e kufirit u vendos në Traktatin e Firences, më 17 dhjetor 1913. Traktati i Lozanës i vitit 1923 iu dha shkas qarqeve drejtuese të Athinës, që të dëbojnë me dhunë çamët nga trojet e tyre.

Genocidi grek ndaj popullsisë çame nisi më 27 qershor të vitit l944, nën udhëheqjen e gjeneralit famëkeq Napoleon Zerva. Masakra më e egër ndaj shqiptarëve myslimanë u bë në rajonin e Paramithisë. Forcat e Lidhjes Kombëtare Republikane Greke (EDES) hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë myslimanë. Popullsia e Parathimisë u kap në befasi. Numri i civilëve të vrarë ka qenë: në Filat l286, në Gumenicë l92, në Pargë 620 dhe gjatë periudhës 27 qershor 1944 deri në mars 1945, u vranë 2771 civilë.

Si pasojë e këtij genocidi, rreth 25.000 e pjesës së popullsisë myslimane së Çamërisë, u shpërngulën dhe u vendosën në qytetet shqiptare. Gjatë shpënguljes së tyre e ikjes së tyre drejt Shqipërisë, rreth 2400 njerëz kanë humbur jetën gjatë rrugës, për shkak të mungesës së ushqimit dhe vuajtjeve . Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datë 30 qershor 1994 e shpalli 27 qershorin si “Dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek”. Shumë pjestarë të komunitetit çam, më 27 qershor të çdo viti, përkujtojnë në Qafë-Botë të afërmit e tyre që u masakruan nga shteti grek gjatë viteve 1913-1944. MHK

 

Më shumë

​Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

Britania dhe Shqipëria më 29 tetor të vitit 1996, bien dakord që Tirana t’i paguajë Londrës 2 milionë dollarë dëmshpërblim për incidentin në Kanalin e Korfuzi, dhe Britania t’i japë Shqipërisë 18 milionë dollarë nga vlera e arit të bllokuar.   Incidenti i kanalit të Korfuzit i referohet tri ngjarjeve të ndryshme që kanë […]

100 vite nga mbledhja e Kuvendit të parë shqiptar

Sot u mbajt mbledhja e parë e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, por ne kthehemi 100 vite pas dhe kujtojmë çeljen e punimeve të Kuvendit të parë shqiptar.   Procesi i parë zgjedhor në Shqipëri zgjati disa muaj dhe më 21 prill të vitit 1921 u hapën punimet e […]

Kapitullimi i Italisë fashiste – si u hapën dyert e shtëpive shqiptare për të mbrojtur trupat italiane nga nazistët gjermanë

Në foto: Pamje nga filmi “Tomka dhe shokët e tij” ku tregohet se si mbroheshin ushtarët italianë në familjet shqiptare     Më 8 shtator 1943, Italia fashiste shpalli kapitullimin para trupave aleate, edhe pse kushtet e marrëveshjes ishin vendosur që më datë 3 shtator. Kapitullimi ndodhi për të ndaluar veprimet e aleatëve në Itali […]

Si sot, 75 vjet më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend

Zona e Shkodrës kishte filluar organizimin për një rezistencë antikomuniste me shpresën se do të kthehej në një kryengritje të madhe popullore. Në pjesën më veriore të vendit, komunizmi ende nuk kishte lëshuar rrënjë dhe qëndronte dobët. Në Postribë filloi të organizohej një lëvizje e nxitur kryesisht nga kleri me mbështetjen e elementëve nacionalistë. […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara