e diel 18 prill 2021
e diel 18 prill 2021

 

Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare njeh shumë beteja të rëndësishme. Njëra prej tyre është beteja e Margëlliçit, e cila u finalizua më 29 mars 1944. Beteja e Margëlliçit erdhi si rezultat i operacioneve luftarake partizane në etapën e dytë të Operacionit të Dimrit në 1943-1944.

Në fund të shkurtit dhe në fillim të marsit 1944, formacionet partizane të Grupit të Tretë Mallakastër të inkuadruar në tre batalione nisën mësymjen kundër forcave gjermane, të cilat kishin masakruar popullin dhe i kishin vënë zjarrin krahinës së Mallakastrës.

Kjo betejë, e cila zgjati 3 ditë 27-29 mars 1944, përfundoi me eliminimin dhe zmbrapsjen e forcave gjermane në panik të plotë dhe humbje të rënda.

Gjatë betejës së Margëlliçit mbetën të vrarë shumë partizanë ndërmjet të cilëve ishin:

Mustafa Matohiti, Meleq Gosnishti, Dino Kalenja, Lefter Talo, Damin Kora, Lutfi Tolari, Jarulla Papa, Ndreko Zhaka, Abedin Shkëmbi, Sabri Myslymi, Ibrahim Zeneli etj.

Më shumë

24 mars 1911 – Kryengritja e Malësisë së Madhe

Masat e ashpra të forcave osmane kundër popullsisë së pambrojtur dhe kundër çdo shfaqeje të patriotizmit shqiptar e shtuan pakënaqësinë ndaj regjimit xhonturk dhe ngritën më lart ndërgjegjen kombëtare të popullit shqiptar. Gjatë ekspeditës së Shefqet Turgut Pashës në Malësinë e Madhe, malësorët qenë larguar nëpër male ose ishin strehuar në Malin e Zi. […]

30 vite nga rënia e bustit të diktatorit komunist Enver Hoxha

Më 20 shkurt të vitit 1991 dhjetra, mijëra studentë e qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, monumentin e diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte i vendosur në qendër të Tiranës dhe u përurua periudha e lirisë nga ideologjia e regjimi që e persekutoi, e varfëroi, e vrau popullin dhe shkatërroi […]

112-vjetori i gazetës “Dielli”, e vetmja që nga koha e Rilindjes Kombëtare që botohet edhe sot në SHBA

112 vite nga numri i 1-rë i gazetës “Dielli”, organ i rëndësishëm informimi për shqiptarët, e vetmja gazetë që vjen nga koha e Rilindjes Kombëtare dhe vazhdon të del edhe sot në SHBA. “Dielli” ishte gazeta e shoqatës “Besa-Besë” dhe editori i saj i parë ishte Fan Stilian Noli.   Dielli është cilësuar si […]

Tirana, 101-vjet kryeqytet i Shqipërisë

Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31 Janar 1920) u vendosën më 11 Shkurt 1920 në Tiranë, që u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë, kurse përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet me statutin e Republikës Shqiptare në Janar 1925. Pas 1920 filloi popullimi me banorë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara