e hënë 26 korrik 2021
e hënë 26 korrik 2021

 

Çamëria përbën grupin e katërt të krahinave etnografike, që formojnë Toskërinë, e cila sot në territorin grek korrespondon me prefekturën e Thesprotisë. Në kohërat antike thesprotët, së bashku me fiset Molose e Kaone përbënin fiset kryesore të Epirit. Çamëria shtrihet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë, nga lumi i Pavllës e deri në gjirin e Prevezës, ku bëjnë pjesë rrethet e Filatit, të Gumenicës, të Margëlliçit, të Paramithisë, të Pargës e të Prevezës. Çamëria zë një sipërfaqe prej 4 000 km katrorë, me një vijë bregdetare prej 107-108 km. Ajo ka një popullsi prej më shumë se 75. 000 frymësh, e cila është tërësisht shqiptare.

 

Trojet shqiptare të Çamërisë u zaptuan nga Greqia gjatë Luftërave Ballkanike dhe u aneksuan nga Konferenca e Ambasadorëve me vendimin e 11 gushtit të vitit 1913. Vija përfundimtare e kufirit u vendos në Traktatin e Firences, më 17 dhjetor 1913. Traktati i Lozanës i vitit 1923 iu dha shkas qarqeve drejtuese të Athinës, që të dëbojnë me dhunë çamët nga trojet e tyre.

 

Masakrat ndaj popullsisë  çame nisi më 27 qershor të vitit 1944, nën udhëheqjen e gjeneralit famëkeq Napoleon Zerva. Masakra më e egër ndaj shqiptarëve myslimanë u bë në rajonin e Paramithisë. Forcat e Lidhjes Kombëtare Republikane Greke (EDES) hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë myslimanë. Popullsia e Parathimisë u kap në befasi. Numri i civilëve të vrarë ka qenë: në Filat l286, në Gumenicë l92, në Pargë 620 dhe gjatë periudhës 27 qershor 1944 deri në mars 1945, u vranë 2771 civilë.

 

Poullsia shqiptare ortodokse e Çamërisë u vendos nën terror për të mohuar identitetin duke vrarë parinë e saj e duke i lënë të varur në mes të qytetit për më shumë se tre ditë.

 

Si pasojë e këtij genocidi, rreth 25.000 e pjesës së popullsisë myslimane së Çamërisë, u shpërngulën dhe u vendosën në qytetet shqiptare. Gjatë shpënguljes së tyre e ikjes së tyre drejt Shqipërisë, rreth 2400 njerëz kanë humbur jetën gjatë rrugës, për shkak të mungesës së ushqimit dhe vuajtjeve.

 

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datë 30 qershor 1994 e shpalli 27 qershorin si “Dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek”.

 

Shumë pjestarë të komunitetit çam, më 27 qershor të çdo viti, përkujtojnë në Qafë-Botë të afërmit e tyre që u masakruan nga shteti grek gjatë viteve 1913-1944.

 

Dokumenti është i fondit të Këshillit të Ministrave: Memorandumi i Komitetit Antifashist të Emigrantëve Çamë drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 25 shtator 1946.

 

 

 

 

 

 

Shoqata Patriotike Çamëria ka përkujtuar 77-vjetorin e masakrës së kryer ndaj popullatës çame në Greqi:

 

Qindra banorë me origjinë nga Çamëria ka marshuar drejt Varrezave monumentale në Kllogjer, ku kanë vendosur lule dhe trëndafila.

 

VIDEO nga Varrezat Monumentale në Kllogjer:

 

 

Më shumë

Një kompani shqiptare në ‘London Stock Exchange’ në 1929! Historia e sipërmarrjes që tentoi qendrën financiare të botës në mes të vorbullës që solli ‘Depresionin e Madh’

Edhe pse kishte disa vite që kishte nisur ndërtimi i një modeli ekonomik të ngjashëm me atë të perëndimit, në vitet ’20-’30 nuk kanë munguar përpjekjet e ndryshme nga ana e tregtarëve shqiptarë që të ndërmerrnin lëvizje të guximshme financiare e nganjëhere edhe të komplikuara nëse mbahet parasysh konteksti kohor dhe stadi zhvillimor […]

Ekspozita: Historia e hebrenjve në Shqipëri përmes 150 dokumenteve dhe fotografive

Janë 20 stenda me rreth 150 dokumente dhe foto të marra nga Arkivi Qendror Shqiptar dhe u vendosën zonën e Pazarit të ri në Tiranë. Është historia e hebrenjve në Shqipëri të viteve 1933 – 1944!   Elsa Saka, drejtore e evidencës qendrore në Arkivë, tregon se qëllimi i kësaj ekspozite është sjellja në […]

“Historia e Shqiptarëve”: Projekti që do të qartësojë historinë

15 historianë, arkeologë dhe studiues nga Shqipëria dhe Kosova, kanë nisur punën për hartimin e projektit “Historia e Shqiptarëve”. Ai ka në qendër rishikimin dhe botimin e dy vëllimeve historike, për periudhën nga mesjeta deri në Pavarësinë e Kosovës. Projekti do të drejtohet nga akademiku Pëllumb Xhufi dhe profesor Neritan Ceka. “Ky tekst është […]

Komiteti i Janinës – 3 maj 1877

Komiteti i Janinës u formua në Janinë më 3 maj të vitit 1877. Qëllimi i komitetit ishte mbrojtja e tokave shqiptare nga rreziku i copëtimit nga shtetet fqinje. Në këtë organizatë nacionaliste u përfshinë shqiptarë të viseve jugore të vendit nën drejtimin e Abdyl bej Frashërit. Gjatë Krizës Lindore të viteve 70 të shekullit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara