Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.
Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.
Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.
Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.
Vlerat e kësaj dite bëhen gjithnjë e më shumë vlera kombëtare, sepse ndryshe nga ngjarjet e tjera 8 dhjetori nuk pati dy palë, një fituese dhe një të humbur. ata
77-Vjetori i Çlirimit të Atdheut
Festime në Vlorë për 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë
Ngrihet “shqiponja” te sheshi “Nënë Tereza”, akrobatja performancë të jashtëzakonshme në Ditën e Flamurit
Ndërtesa më e lartë në botë ndriçohet me flamurin shqiptar
Shqiptarët “veshin” rrugët e SHBA me flamujt “Kuq e Zi”, momentet nga festa në Chicago
Festën e Pavarësisë dhe Çlirimit të Atdheut, shqiptarët do t’i festojnë në Turqi dhe rajon
Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, Festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në […]
Me rastin e Ditës së Flamurit Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta. “I nderuar zoti President, Pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare […]
Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Orthodhokse dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq. Ka shumë hamendje mbi vitin e vdekjes së Jizusit. Festa e Pashkëve të […]
Koronavirusi ka anuluar festimet e Ditës së Sulltan Nevruzit më 22 mars, festë e komunitetit bektashi. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka uruar ditën e sotme Festën e Sulltan Novruzit, duke dërguar dhe një mesazh për të gjithë besimtarët bektashinj. Baba Mondi ka bërë me dije se […]