Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e Maqedonisë së Veriut, njoftojn se numri i nxënësve që ndjekin mësimin online është rritur për 10 për qind.
“Për më pak se një javë rreth 80 për qind e nxënësve në shkolla të mesme dhe fillore suksesshëm u kyçën në mësim online, ndërsa kjo përqindje që nga fillimi i vitit shkollor vazhdimisht rritet. Nxënësit dhe profesorët tjerë nga shkollat fillore dhe të mesme kanë paraqitur se kanë vështirësi në kyçje në mësimin online, ndërsa arsyeja më e shpeshtë që e përmendin është interneti i keq dhe mospasja e pajisjeve”, thuhet në njoftimin e MASH, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo ministri theksojnë se janë në koordinim me me kryetarët e komunave, vetëqeverisjet lokale dhe drejtorët e shkollave dhe se po punohet për tejkalimin e sfidave.
“Modeli i mësimit online u tregua funksional dhe i suksesshëm, ndërsa mësimdhënësit dhe nxënësit janë të kënaqur se si po zhvillohet mësimi online. Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre të cilët bojkotojnë mësimit se çdo ditë e humbur në mësim është dëm i drejtpërdrejtë i fëmijëve. Të gjithë nxënësit duhet ta fillojnë vitin mësimor dhe procesi mësimor të vazhdojë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
MASH njofton se mbi 98% e nxënësve prej klasës 1-3 ndjekin mësimin me prani fizike në shkolla dhe të tjerët më pak se 2 për qind mësojnë nga largësia. Për nxënësit që nuk kanë pajisje për mësim online, dhe duhet të mësojnë nga larg, emitohen 15-minuta emisione në televizionin e Maqedonisë së Veriut.
Rregullatori i BE nuk lejon përkatësinë etnike në letërnjoftime
Xhepçishti – Fshati i Tetovës ku nuk ka të papunësuar
Regjistrohet Bashkësia Islame Selefiste në Maqedoni, reagon ashpër BFI
Debati në Shkup: Etniteti në letërnjoftim – po ose jo?
Naser Ziberi zgjidhet Avokati i Popullit i Maqedonisë së Veriut
Shkup: Miratohet ligji i diskutueshëm për regjistrimin e popullsisë
Mungesa e një terminali doganor në Bllatë, vend kufitar Shqipëri-Maqedoni e Veriut, i detyron qytetarët e Dibrës të udhëtojnë gati 100 kilometra për të bërë zhdoganimin e mallrave. Përderisa biznesmenët me vite të tëra këmbëngulin se një terminal doganor është jetik për tregtinë e lirë dhe zhvillimin ekonomik të qytetit të tyre por edhe […]
Shkup, 22.11.2020 – Dita finale e manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit” në ITSHKSH-Shkup, kur shënohet edhe përvjetori i themelimit të Institutit, iu kushtua Zonjës së Parët të Alfabetit – Parashqevi Qiriazi, e cila sivjet i mbushë 50-vjet nga kalimi në amshim. Në nderim të këtyre datave të rëndësishme për historinë kombëtare […]
Qeveria e Maqedonisë së Veriut të premten në mbrëmje shpalli gjendjen e krizës në gjithë territorin e vendit, për përballje më efikase me pandeminë, që e ka shkaktuar koronavirusi i ri. Vendimi nënkupton përfshirjen edhe të Armatës në aktivitetet e rendit, si dhe në ndihmë të institucioneve shëndetësore. Shpallja e gjendjes së […]
Bashkësia fetare Islame në Maqedoninë e Veriut (BFI) zgjodhi të mërkurën kryetarin e saj të ri. Ai është Shaqir Fetahu, i cili e kishte ushtruar këtë post që prej shkarkimit të tashmë ish-kryetarit Sulejman Rexhepi para pak muajsh. Zoti Fetahu ka qenë për shumë vite myfti i Gostivarit dhe bashkëpunëtor i ngushtë i […]