Më 12 prill u mbushën 80 vjet nga një ngjarje shumë e rëndësishme për komunitetin Orthodhoks të vendit tonë – dhënia e Autoqefalisë nga Patriarkana Ekumenike. Kjo ngjarje e futi Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë si të barabartë në familjen e Kishave Orthodhokse.
Kryepiskopi Anastas, në studimin “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nga ditët apostolike deri më sot shkruan:
“…Në 29 qershor 1929, në Kongresin e Dytë Kleriko-laike që u mbajt në Korçë, u votua “Statuti i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”. Patriarkana Ekumenike refuzoi të pranonte këto veprime jokanonike, por u tregua e gatshme për t’i dhënë vetadministrim dhe paralelisht përdorimin e gjuhës shqipe në adhurim, predikim dhe në arsimimin kishtar.
Për shkak të zhvillimeve politike dhe rreziqeve të ndryshme nga Perëndimi, Patriarkana pranoi të diskutonte gjithashtu edhe çështjen e Autoqefalisë. Madje, ajo dërgoi në Shqipëri për bisedime me autoritetet shqiptare Mitropolitin e shquar të Trapezundës, Krisanthin, që më vonë u bë Kryepiskop i Athinës. Krisanthi u shpreh pro dhënies së Autoqefalisë dhe sugjeroi ecurinë në vazhdim. Që të normalizoheshin marrëdhëniet me Patriarkanën Ekumenike, u mblodh në Korçë, në maj 1936 Kongresi Kleriko-laik, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të 4 dioqezat (krahinat kishtare). Kongresi kërkoi falje nga Patriarkana; u bënë bisedime në Athinë (13 mars 1937) dhe një komision i përbërë nga shqiptarë shkoi në Konstandinopojë për të rregulluar përfundimisht çështjen.
Kjo anomali e zgjatur kishtare ishte shumë e vështirë e jo e favorshme për zhvillimin e jetës shpirtërore kishtare të orthodhoksëve të Shqipërisë. Kleri vuajti mjaft si rezultat i trysnive të ndryshme dhe vështirësisë ekonomike. Populli mbeti i përçarë për një kohë të gjatë, duke qenë se trazirat kishin përmasa kombëtare të komplikuara. Nga rrëmuja u përpoqën të përfitonin Uniatët dhe grupet protestante. Njohja kanonike e Autoqefalisë nga Patriarkana Ekumenike, në kohën e Patrikut Veniamini I, hap një periudhë të re për Kishën e Shqipërisë…”
Më 12 prill 1937, në prani të një delegacioni nga Shqipëria, Patriku Veniamin dhe Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës nëshkruan Tomosin Patriarkal të njohjes së Autoqefalisë së Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. Tomosi iu dorëzua Imzot Kristoforit duke e caktuar atë si Kryepiskop të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Patriarkana Ekumenike i dërgoi mesazh edhe Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koço Kota.
Më 24 maj 1937, Kryepiskopi Kristofor, me cilësinë e kryetarit të Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, iu përgjigj me një letër falënderimi Patrikut të Konstandinopojës Veniaminit.
Sinodi i parë pas zgjedhjeve kanonike në Patriarkanën Ekumenike u formua nga: Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Kristofori (Kisi), episkopi i Korçës Evlogji (Kurila), episkopi i Beratit Agathangjeli (Çamçe) dhe episkopi i Gjirokastrës Pandeleimoni (Kotoko). Dy mitropolitë u bënë episkopata, kurse episkopata e tretë (e Gjirokastrës), u formua nga enoritë e Mitropolisë së hershme të Drinopolit, që ndodheshin brenda Shqipërisë.
Me rastin e shpalljes së autoqefalisë në kishën katedrale të “Ungjillëzimit”, në Tiranë, u krye një Liturgji Hyjnore panegjirike, me pjesëmarrjen e hierarkëve e klerikëve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Në këtë ceremoni qe i pranishëm edhe mbreti Zog. Episkopi i Gjirokastrës Pandejleimon Kotoko lexoi përmbledhja e Tomosit Patriarkal për dhënien e Autoqefalisë Kishës sonë.
Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit
A e dini se Kodiku i Korçës nr. 93 është ekzemplar unik në botë?
Komuniteti bektashi feston Ditën e Ashures
Çelet pelegrinazhi bektashi në Prishtë të Skraparit
Pas 69 vjetësh, kardinali Troshani kthehet në kishën e Kallmetit në Lezhë
Kisha Ortodokse përkujton 30 vjetorin e ardhjes në Shqipëri të Kryepiskopit Anastas Janullatos
Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]
E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie. “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]
Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]
5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]