Lexuesi A.Themollari nga Korça i kërkon redaksisë sonë një prononcim mbi homoseksualitetin në Shqipëri. Mendojmë se, para se të shprehim opinionin tonë ngushtësisht mbi këtë temë, ia vlen ta vendosim atë në kontekstin në të cilin ndodhet, në atë të seksualitetit njerëzor në përgjithësi.
Seksualiteti human është një fenomen kompleks me shumë aspekte shprehjeje, arsyetimi mbi të cilin jo rrallë reduktohet në aktin seksual. Shkencat biologjike dhe psiko-sociologjike e ndajnë seksualitetin human, vetëm për qëllime studimi, në disa plane, por përtej këtij objektivizimi epistimiologjik, seksualiteti njerëzor paraqitet si një fenomen unik e shumëfaqësh njëkohësisht, pasi aspektet biologjikë, psikologjikë dhe socialë të tij, pavarësisht dimensioneve dhe marrëdhënieve midis tyre, janë objektivisht organikë.
Karakteristika e organicitetit, është tipike e sensit të Natyrës dhe e evolucionit të saj, rregull nga i cili seksualiteti nuk bën përjashtim, përkundrazi, është një nga shprehjet më të rrjedhshme të tij. Kjo do të thotë se kur flasim për një aspekt të veçantë të seksualitetit, apo për një formë ekspresive të tij, flasim për një fenomen, dukuritë e të cilit janë të ndashme midis tyre vetëm për qëllime studimi o dialogu. I parë kështu, si një fenomen biopsikosocial, mund të vlerësohet edhe funksioni i seksualitetit si në projektimin në hapësirë-kohë nëpërmjet proliferimit të llojit, ashtu edhe në zhvillimin e personalitetit të individit njerëzor.
Organizata Botërore e Shëndetësisë i jep seksualitetit njerëzor përcaktimin e mëposhtëm:
“Seksualiteti është i ndikuar nga ndërveprimi mes faktorëve biologjikë, psikologjikë, socialë, ekonomikë, juridikë, historikë, fetarë dhe shpirtërorë të cilët pasurojnë dhe përforcojnë komunikimin dhe dashurinë midis njerëzve”.
Implikimet më kryesore të seksualitetit njerëzor janë të renditur si më poshtë:
Socialiteti – karakteristikë bazë e qënies njerëzore – është i bazuar mbi komunikimin dhe seksualiteti i komunikuar nëpërmjet erotizmit përfaqëson cilësinë dhe nivelin e interiorizimit nga ana e individëve, të normave dhe rregullave që çdo shoqëri aktualizon në kohë e në hapësirë. Ky proçes lidh shprehjet dhe normat individuale të seksualitetit me shprehjet dhe normat kolektive të tij, të cilat mund të jenë tipike të një grupi njerëzish që i bashkon një lloj rryme mendimi dhe një grup normash të pranuara, ashtu siç mund të jenë tipike të një konceptimi të caktuar fetar apo etnik, etj.. Normalisht, çdo shoqëri në histori i komunikon individit në mënyra e faza të ndryshme zhvillimi, idenë dhe normat e veta mbi seksualitetin. Edukimi seksual si një lëndë mësimore, në sistemet edukativë të shoqërive postmoderne, bën pjesë në këtë proçes.
Këto tre aspekte, që përfshijnë në vetvete edhe nënaspekte të tjerë, dëshmojnë qartë faktin se seksualiteti i njeriut nuk është një proçes statik, por dinamik e në këtë proçes, gjejmë edhe shprehjen individuale dhe atë plurale të homoseksualitetit. Ky i fundit, duke qënë një shprehje e seksualitetit, konservon dhe kultivon po ashtu aspektet biologjikë, psikologjkë dhe social të tij.
Nuk është një fenomen modern, ka ekzistuar gjithnjë në shoqërinë njerëzore e jo vetëm në atë njerëzore. Në shumë gjitarë vërehen sjellje dhe faza të shprehjes së homoseksualitetit – tregues se kemi të bëjmë me një fazë apo shprehje të evoluzionit të seksualitetit e, bashkë më të, edhe të personalitetit. Çka do të thotë se jo domosdoshmërisht është një fazë e avancuar, por është thjesht një fazë që duhet të merret dhe analizohet si e tillë, nëse një analizë e tillë është e nevojshme për një individ apo për një shoqëri.
Sot vërejmë një tendencë në rritje të njohjes dhe pranimit të homoseksualitetit në planin shoqëror dhe në planin e normave dhe ligjeve që rregullojnë të drejtat themelore njerëzore dhe afirmimin social të tyre. Është një proçes që ka përfshirë, ku më shumë e ku më pak, të gjitha shoqëritë dhe vendet e botës, çka shënon një lloj evolucioni në njohjen e homoseksualitetit si shprehje e seksualitetit. Është një proçes që has edhe shumë rezistenca dhe është e natyrshme që të jetë kështu. Në historinë njerëzore, proçeset e afirmimit social, të çdo lloji qofshin, nuk janë zhvilluar kurrë pa fituar mbi rezistencën e kulturës dominante. Problemi nuk është vetëm i kësaj të fundit, por edhe i mjeteve dhe mënyrave që individi apo një grup social zgjedhin për të afirmuar të drejtat apo tendencat e tyre, në këtë rast ato seksuale. Çdo ekzagjerim në këtë drejtim, e vë vetë proçesin e njohjes sociale të tendencës në një pozicion të gabuar sa edhe të ngurtë, përveçse mund të marrë trajta raciste nga të dyja palët, nga ana e grupit social që kërkon pranimin e një lloj shprehjeje të seksualitetitsi dhe nga ana e shoqërisë, e cila ështe teatri shumëfaktorial ku ky proçes ndodh. Vërehet, fjala vjen, se në Shqipëri, ka një dinamikë lëvizjeje për njohjen më të gjerë sociale të homoseksualitetit, ka tashmë edhe një kuadër ligjor rregullues të njohjes dhe shprehjes së tij edhe ka gjithashtu edhe një përfaqësim social të këtij proçesi, nëpërmjet organizatave të caktuara, siglat e të cilave ndryshojnë e përfshijnë gjithnjë e më shumë gërma të alfabetit latin. Në këtë drejtim, shqipja mund t’i ndihmojë, pasi është një gjuhë, alfabeti i së cilës ka 36 gërma. Problemi nuk është më ky, por sa pasqyrojnë këto shprehje realitetin e vërtetë social të një shoqërie e sa janë, fatkeqësisht, proçese të fryrë, të nxitur e të instrumentalizuar ideologjikisht apo politikisht, nga forca të ndryshme. Kjo është e rëndësishme të kuptohet, pasi ka të bëjë me dinamikën e zhvillimit të shoqërisë, në këtë rast, shqiptare, dhe perspektivën e karakteristikave e të vlerave të veçanta që kjo shoqëri konservon e që përfaqësojnë kontributin e saj në historinë e kulturës së popujve.
Pse i harruam gratë në pandemi?
Zgjedhjet – 107,024 persona do të votojnë për herë të parë
Ulja e pagës – “Ngrin” Riansi, kontrollorët në grevë, duan 4400 $
SPAK në 1 vit ka përgjuar 1175 të dyshuar
Shqiptarët përdorin masivisht internetin – Sondazhi: 440 mijë familje akses në rrjetet fikse, 90% përmes celularëve
Mbyllja e AGON Channel – Shqipëria humbet përfundimisht gjyqin, do i paguajë Becchettit 110 mln euro
E diela e fundit e marsit ka shënuar edhe ndryshimin e orës me 60 minuta para. Kjo do të thotë një orë më pak gjumë në mëngjes dhe një orë më tepër aktivitet gjatë ditës. Ky ndryshim është bërë për t’u mundësuar të gjithë njerëzve të shijojnë më shumë ditën dhe rrezet […]
Ndeshja Shqipëri-Angli, e programuar për t’u zhvilluar në datën 28 mars, në Arenën Kombëtare, rrezikohet për arsye sigurie. Shkak është bërë zgjerimi i bizneseve në ambientet e stadiumit. Për këtë arsye, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) i ka dërguar një letër IKMT-së dhe Bashkisë Tiranë për rregullimin e kësaj situate. “Operatorë të […]
Mijëra familjeve, të dashurit e të cilëve u zhdukën nën sundimin komunist në Shqipëri, u është bërë përsëri padrejtësi nga dështimi i autoriteteve për të gjetur eshtrat e tyre. Gjatë gjithë verës së vitit 2010, një grup i vogël miqsh, të lidhur nga pikëllimi, kaluan ditët e tyre jo duke ecur, notuar apo […]
Në Shqipëri ka një shqetësim në rritje për largimin e të rinjve nga vendi. Çdo vit, afro 10% e numrit të studentëve, sipas autoriteteve zyrtare zgjedhin të studiojnë jashtë vendit. Ekspertët e shohin me shqetësim këtë fenomen, bazuar në disa sondazhe që thonë se 94% e atyre që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të kthehen. […]