Të jesh i pasur padyshim përkthehet në disa privilegje më shumë! Koronavirusi ka prekur kryesisht moshën e tretë, por nuk ka kursyer as fëmijët, të rriturit…dhe as të pasurit.
Teksa dy spitalet në COVID-19 në vendin tonë po arrijnë kapacitetet maksimale, me një staf jo me shumë eksperiencë përballë një pandemie, ata që kanë shumë zero në llogaritë bankare zgjedhin të kurohen jashtë vendit tonë, për mjekim më të specializuar!
Gazetari Arsen Rusta mëson se janë të paktën 20 persona që janë larguar nga Rinasi me charter të dedikuar në harkun kohor prej 3 muajsh, teksa sipas zyrtarëve aplikime ka çdo ditë. Ato i kanë besuar më tepër eksperiencës së Turqisë, por edhe të Italisë, me këtë të fundit që është një nga vendet më të prekura nga ky virus. Siç shihet në foton që Report Tv ka siguruar, charteri dezifentohet përpara, teksa merren me vete dhe pajisje mjekësore.
Vendi ynë ka pasur një numër të lartë të të prekurve me koronavirus gjatë javëve të fundit, ku ditën e djeshme arriti rekordin me 139 raste të reja në 24 orë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar. Megjithatë, përveç rasteve, tamponi i të cilëve ka rezultuar pozitiv me COVID, në dy spitalet, COVID/1 dhe COVID/2, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazherike si të prekur.
Situata e qëndrueshme epidemiologjike dhe muaji i Ramazanit, ekspertët lehtësojnë masat kufizuese
Ambasadori Gendler: Izraeli i gatshëm të ndihmojë me vaksina Shqipërinë
Zgjedhjet, filloi avazi: Nis shit-blejra e votës, arrestohet sekseri, nën hetim drejtuesi politik i LSI
Turqia do të restaurojë shtëpitë monument kulture në Gjirokastër e Berat
Turqit dhe grekët, shpëtojnë Rinasin
Zhbllokohet Rinasi: Nesër në mëngjez rinisin fluturimet. Prokuroria lëshon tre urdhër-ndalime për organizatorët
TIA ka njoftuar në faqen zyrtare anulimin e fluturimeve të paradites së sotme, ndërkohë që ende nuk ka asnjë vendim për fluturimet e orëve të pasdites. Situata vijon të mbetet shqetësuese në aeroportin e Rinasit, teksa deri më tani 26 kontrollorë janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Shtetit. Shoqërimet e tyre […]
Dy partitë e mëdha politike hapën të enjten në mbrëmje fushatat e tyre për zgjedhjet e 25 prillit. Në sheshin “Nënë Tereza” të tejngjeshur me përkrahës opozitarë dhe automjetet e tyre, Partia Demokratike zhvilloi tubimin e vet, duke shkelur rregullat e pandemisë për t’u mbrojtur nga koronavirusi, ku mijëra pjesëmarrës nuk ruanin distancën […]
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim publikoi sondazhin kombëtar “Statusi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri 2021”. Studimi zbuloi se shqiptarët janë gati të presin për riintegrim të kthyerit nga zonat siriane të konfliktit, por ata janë më shumë të shqetësuar për ekstremizmin politik sesa për ekstremizmin fetar apo nacionalist. Të anketuarit pohuan […]
Asnjë dëmtim dhe i gjithë grupi në dispozicion të trajnerit Edy Reja. Përfaqësuesja shqiptare e futbollit mbylli përgatitjet e fundit, mbrëmjen e së mërkurës dhe është gati për të zbritur sot në fushë për debutimin në kualifikueset e kampionatit botëror Katar 2022. Për fat të mirë, edhe tamponët përpara ndeshjes rezultuan të gjithë […]