e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

 

Këtë vit operatorët turistikë dhe hotelet bregdetare po përballen me krizën e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, ndërkohë që turistët vazhdojnë të anulojnë rezervimet e tyre. E  ndërsa bregdeti “pret” pushuesit vendas dhe të huaj, këta të fundit duket se për një kohë të gjatë nuk do mund ta shijojnë dotë. Kjo situatë  ka sjellë anulime dhe më pak të ardhura për sektorin . Sipas operatorëve turistikë, pavarsisht faktit  se pushuesit vendas dhe nga trojet shqiptare,  vijojnë të  frekuentojnë  bregdetin tonë, ata nuk mund ta zevendësojnë turizmin e huaj .

 

Për ‘Scan Magazine’ operatorët turistikë,  Besnik Vathi  dhe Zak Topuzi  shprehin shqetësimin e tyre lidhur me pritshmëritë gjatë këtij sezoni  sipas të cilëve  nuk duken shumë premtuese për sektorin, duke bërë apel për më shumë stimulim përmes investimeve nga ana e qeverisë, për të mos lejuar falimentin e tyre.

 

Shqipërisë i mungojnë 71,5 % e turistëve të huaj këtë vit!

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Qershor 2020, janë 364.574. Krahasuar me Qershor 2019, ky tregues rezulton me rënie 66,3 %. Në Qershor 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 179.594. Krahasuar me Qershor 2019, ky numër ka rënë me 71,5 %.

Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, nmri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020 është 781.894, duke rënë me 63,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 51,0 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Polonia me 95,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Sa shqiptarë dolën jashtë Shqipërisë

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Qershor 2020 janë 385.199 duke shënuar një rënie me 65,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2020 janë 240.949. Krahasuar me Qershor 2019, ky numër ka rënë 47,6 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2020 janë 144.250. Krahasuar me Qershor 2019, ky numër ka rënë 77,6 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020, është 1.380.308 duke rënë 48,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

 

 

Për ‘Scan Magazine’ flet Operatori Turistik  Besnik Vathi.

 

Zoti Vathi jemi në pikun e sezonit turistik çfarë po ndodh me prenotimet?

Industria  e udhëtimeve?!  Me udhëtime të ndërprera me kufij të mbyllur  me shtrëngime  sa i takon hoteleve dhe restoranteve…Pra situata është  më e rënda në të gjithë historinë  dhe në gjithë eksperiencën time. Nuk e di si do shkojë por prenotimet janë shumë të  ulëta , mundësia e udhëtimeve  është  e kufizuar vetëm  për disa vende, kufizime për  shtetasit  të cilëve u lejohet që të udhëtojnë drejt Shqipërisë  dhe për shtetasit shqiptarë që duan të lëvizin jashtë vendit .

A ka pasur anulime të  prenotimeve?

Që në mbyllje, pra në muajin mars prenotimet për sezonin e verës u ndërprenë dhe ato rezervime që janë bërë përpara muajit mars,  në pjesën më të madhe janë anuluar dhe ne shohim sot që dhe ato vende që dërgojnë fluturime drejt Shqipërisë, jo me avion të mbushur plot, por me 40% të vendeve  bosh .

Shqipëria pret dhe fluturime ‘skedul’, pra të skeduluara, turistë të cilët për shkak  të ndërprerjes së fluturimeve e kanë të pamundur që të vijnë drejt Shqipërisë, nuk fluturojnë më shumë kompani dhe kjo ndërprerje ka  sjellë dhe një numër të ulët të turistëve. Emigrantët shqiptarë të cilët kanë ikur nga Shqipëria gjatë 30 viteve të fundit, është një grup i veçantë për ne,  pra për turizmin, të cilët vijnë zakonisht  në korrik-gusht. Ky grup e ka të pamundur të vijë këtë verë  jo vetëm për ndërprejen e  fluturimeve por edhe për shkak të karantinës dy javore e cila i penalizon ata  duke  i humbur edhe vendet e punës në  shtetet ku ata jetojnë dhe punojnë .

Cilat janë kompanitë më të goditura gjatë kohës së pandemisë? Ato që transportojnë turistët vendas drejt destinacioneve të huaja apo e kundërta ?

Të gjitha bizneset e turizmit janë goditur , sepse mbyllja është për të dyja palët  dhe ata që ikin jashtë por edhe për ata që vijnë  në Shqipëri  nga jashtë . Madje janë goditur shumë agjenci që presin vetëm bileta, tashmë nuk kanë më c’të presin. I vetmi që po mbijeton  është turizmi i brendshëm i cili nuk është viti i parë që po bëhet,  por në fakt numri dhe struktura e tij e ka të pamundur që të mbulojë nevojat e sektorit në Shqipëri.

Turistët  vendas që i kanë anuluar pushimet jashtë vendit a e kompesojnë dotë atë të huajin ?

Turizmi i shqiptarëve  brenda vendi e ka të pamunduar për disa arsye, e para kanë kohëzgjatje shumë të vogël , vetëm një muaj ndërkohë që  të huajt pushojnë rreth 120 ditë . Veç kësaj standarti i shqiptarëve është shumë herë më i ulët krahasuar me pushuesit e huaj gjithashtu edhe frika për një rikthim të pandemisë dhe karantinës duke i shtyrë ata të ruajnë kursimet e tyre për një periudhë më të vështirë.

 

 

 

Kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit në vendin tonë

 

Zak Topuzi: Çfarë efekti sjell mos hapja e kufijve për sektorin turistik?

Akoma nuk ka një situatë të qartë të zhvillimit normal, përditë ka ndryshime. Në takimet e fundit Bashkimi Evropian  është vënë në siklet për të interpretuar  situatën e fundit të Covid -19 në Ballkan. BE ka vendosur të  mbajë të mbyllura disa vende. Kjo e vështirëson situatën e turizmit sidomos të Shqipërisë.

Ditët e fundit, vendimi  i Këshillit të Europës  ishte për lënien jashtë të Shqipërisë , Kosovës dhe Bosnjes  sa i takon lëvizjes së lirë të turistëve në Europë, kjo bënë që Shqipëria të kaloj në një pozicion ‘alert’. Duke u përfshirë në këtë lloj liste , kompanitë e sigurimit përfshihen në kosto suplementare dhe që këtu fillon problemi që turisti nuk është i siguruar dhe nuk është thjeshtë çështje që ti ke lënë kufrin hapur dhe ai mund të vijë,  të gjitha këto na  fusin në një situatë të vështirë etj. Përveç turizmit të brendshëm dhe të Kosovës nuk ka shpresë  tjetër, flasim për një turizëm të shkurtër  pasi në shtator pritet  një tjetër valë pandemie  edhe pse ende  nuk ka informacion  të qartë. Jemi në një pozicion ku janë anulluar të gjitha prenotimet, të bësh një prenotim tjetër duke paguar  nëpërmjet sistemit të motorrëve të shitjes dhe të mos e kesh të sigurt është shumë e vështirë edhe për individët  që duan të vijnë  në Shqipëri.

Cilat janë hapat që duhet të ndërmarrë qeveria për të shmangur këto pasoja ?

Qeveria shqiptare duhet të marrë masa për të krijuar një lobim  në mënyrë që Shqipëria me çdo kusht duhet të përfshihet në këtë hartë lëvizje , në të kundërt  do të ketë një kolaps që do të përfshijë këtë industri  e cila përbën rreth 26% të prodhimit të brendshëm bruto  në vend.

Mendoni se në këtë rast do ketë zhvillim të turizmit vendas ?

Turizmi vendas do zhvillohet, por mos harro se Shqipëria është shumë pak  banorë,  të flasësh për fluksin 6 milion turistësh, është e pamundur ta zëvëndësojë. Sipas raporteve gati 64% e shqiptarëve nuk janë në gjendje të bëjnë  pushime dhe kjo e vështirëson akoma më shumë  këtë lloj turizmi. Kemi struktura hotelesh që po punojnë vetëm në fundjavë,  ndërkohë që paguajmë taksa për të gjithë javën. Jemi duke diskutuar për masat që duhet të ndërmarrim për të shpëtuar nga ky lloj falimenti ndërkohë  i gjithë rajoni ka marrë masa për ta mbështetur këtë lloj sektori i cili në pamundësi për të prodhuar të ardhura,   është i detyruar të paguajë.  Ndihma është e nevojshme duke mbuluar shpenzimet dhe taksat, energjinë , ujin etj pavarsisht se nuk ka pushues.

Sa e nevojshme është  një paketë e tretë finaciare,  dedikuar këtij sektori?

Ne  kemi realizuar një paketë konkrete që i është përciellë kryeministrit.  Qeveria fillimisht ka qënë e hapur por ka përfunduar në dy paketa që pothuajse nuk e kanë ndihmuar sektorin . Paketa e parë , pra paketa e pagës së luftës mbulon kredinë për paga nga Marsi deri në Maj ndërkohë që hotelet në këtë periudhë nuk kishin punonjës,  pra i hoqën  nga puna dhe  kredia e dytë është për likuiditete, është një kredi e cila ka interesa shumë të larta ndërkohë që për arsye të situatës , pra të protokollit të Covid-19,  por edhe të kushteve të cilat  ndryshojnë çdo ditë kjo industri është e detyruar të punojë në kapacitete të  ulta . Kjo gjë sjell mos krijimin e të ardhurave për të shlyer kredinë ekzistuese e  jo për të vijuar më pas të marrë kredinë e dytë e cila është në terma më të larta sesa vetë  kreditë  që janë marrë vitet e fundit

A keni marrë pergjigje nga ana e qeverisë për rekomandimet?

Po ja kemi sugjeruar, këto nuk janë rekomandimet tona por të Këshillit të Organizatës Botërore të Turizmit dhe Këshillit të Evropës , e cila për hir të së vërtetës e ka ndihmuar shumë këtë lloj industrie gjatë kësaj periudhe të vështirë duke subvencionuar dhe duke i dhënë paketa ndihme, subvencionim pagash që nga korporatat e mëdhaja e deri te biznesi i vogël. Ne i kemi sugjeruar  qeverisë  sonë  subvencionin si e vetmja mënyrë për të shpëtuar industrinë e cila në momentin që flasim është në kolaps total.

Nësë qeveria nuk  jep ndihmën e nevojshme për ta shpëtuar industrinë,  çfarë hapash do të ndiqni?

Nësë qeveria nuk do të marrë parasysh  sugjerimet tona si bazë për të shpëtuar sektorin nga kjo gjendje kolapsi që po përjeton,  atëherë ne do të kalojmë në protesta,  pasi  nuk ka asnjë lloj mundësie për të mbijetuar. Faktikisht pavarsisht se edhe Europa ka dhënë ndihma të konsiderueshme , gati 30% e kësaj industrie deri në këto momente ka falimentuar. Shumë sektorë siç është ai i fluturimeve,  kanë marrë subvencione për të shpëtuar nga  falimenti . Përfundimisht është një situatë e ngjashme gjithandej për të thënë të vërtetën po përdoren mënyra të ndryshme në botë për ta shpëtuar sektorin.  Shteti italian  ka dhënë grante  nga 300 deri në 500 euro, për çdo individ për t’i shfrytëzuar brenda vendit , janë për të nxitur turizmin e brendshëm . Maqedonia e Veriut po ashtu ka dhënë grante  për  çdo individ që ka një pagë minimale nën 250 euro i ka dhënë deri në 150 euro për t’i shfrytëzuar brenda territorit për të investuar në turizmin e brendshëm. Këto masa ne ia  kemi sugjeruar edhe qeverisë sonë për të shpëtuar  këtë sektor . Po ashtu po të flasim edhe për  Greqinë ajo e  ka zeruar Tvsh-në e hoteleve dhe e  ka përgjysmuar Tvsh-në  e restoranteve deri sa të  kalojë kjo fazë e cila sipas  eksperteve  pritet që të zgjas të paktën deri në  tre vite .

 

Më shumë

Kroçera “Ultramarine” viziton portin e Durrësit

Kroçera eksploruese “Ultramarine” u ankorua sot në kalatën nr. 4 të Portit të Durrësit, ndërsa lundrimi i saj i parë daton në prill të 2021-shit.   Sipas Autoritetit Portual Durrës kjo kroçerë lundron nën flamurin e ishujve Marshall.   Kroçera është e përbërë nga konstruksion specifik për udhëtime në zonat polare, në veçanti […]

Njerëzit u lidhën dorë më dorë për të shpëtuar pushuesit, çfarë ndodhi në Shëngjin

Një akt heroik kanë kryer sot Vrojtuesit e Plazhit në Shëngjin.   Luçjano Marku dhe Bekris Dragusha me shumë guxim kanë shmangur një tragjedi të vërtetë.   Federata e Vrojtuesve e Shqipërisë thotë se tre pjesëtarë të një familje nga Ferizaj i Kosovës, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kanë rrezikuar jetën.   […]

”Corriere della sera”: Plazhet më të bukura shqiptare, limane të fshehura dhe gjire të virgjëra

Vendi i shqiponjave, me pamje nga Adriatiku dhe Joni, është një destinacion i ri për turizmin veror. Arsyet? Ndodhet afër Italisë, është i pasur me bukuri natyrore dhe ka disa nga plazhet më të bukura në Ballkan, shkruan Francesca Masotti për gazetën më të njohur italiane ”Il corriere della sera” (https://viaggi.corriere.it) Vitet e fundit […]

Shqipëria e papërgatitur për këtë fluks turistik

Pamje nga pushues të bllokuar në trafikun rrugor në segmentin Orikum – Vlorë   Për këdo që ka zgjedhur të udhëtojë drejt Lezhës, kalimi në këtë aks rrugor është kthyer në një ferr të vërtetë. Radhë të gjata kilometrike e pushues që duhet të presin me orë të tëra nën vapën përvëluese të këtyre ditëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara