e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

 

Në këtë 75 vjetor të Fitores mbi Nazifashizmin, arsyet për të kujtuar këtë datë janë më të shumta se kurrë. Ato kanë të bëjnë para së gjithash me krizën aktuale ekonomike të kontinentit europian, një prej dy teatrove kryesorë të Luftës së Dytë Botërore dhe me idenë e Europës së Bashkuar, ide e cila, realizuar hap pas hapi në praktikë, e ka mbajtur deri më tani Kontinentin e Vjetër jashtë konflikteve e luftrave të tmerrshme të përsëritura disa herë gjatë historisë së tij.

 

Këto e të tjera arsye na evokojnë domosdoshmërinë e të thelluarit në arsyet, ngjarjet dhe kontekstet gjeopolitike – ekonomike e gjeohistorike që determinuan lindjen e regjimeve fashiste totalitare në Gjermani, Itali e  Spanjë dhe ashpërsimin e kontradiktave midis fuqive të mëdha imperialiste të kohës për rindarjen e botës dhe të pasurive të saj.

 

Ideali i ç’rrënjosjes së nazifashizmit dhe aleatëve të tij nga Europa dhe bota bashkoi popuj, vende, kultura, forca politike e sociale të ndryshme, shpesh në opozitë ideologjike e sistemesh me njëra tjetrën, të gjithë në Aleancën e madhe Antifashiste.

 

Në zbarkimin historik në Normandi, më 6 Qershor të vitit 1944, 250.00 trupat aleate, të përbëra nga amerikanë, anglezë, kanadezë dhe francezë nga zonat nën kontrollin e Rezistencës, ndërmorën një ndër operacionet militare më të vështirë në historinë e luftërave njerëzore, si nga pikpamja strategjike ashtu edhe ajo taktike e logjistike. Krijimi prej tyre i të shumëpriturit front perëndimor antihitlerian dhe avancimi i tyre në truallin e Europës Perëndimore shënoi edhe fazën e fundit të regjimit nazist në Berlin. Mijëra ushtarë amerikanë, anglezë dhe francezë humbën jetën gjatë këtij zbarkimi dhe mijëra ushtarë gjermanë u vranë në impaktin e parë me zbarkimin aleat.

 

I gjithë ky operacion nuk do të kishte patur suksesin që pati nëse Armata e Kuqe, në frontin lindor, nuk do të kish mundur të avanconte drejt Berlinit e ndërkohë të çlironte vende e popuj të tërë nga pushtimi nazist dhe nga klikat filonaziste që i drejtonin. Operacioni sovjetik i aleatëve t 1ë tyre “Bagration”, i përmbyllur pikërisht më 22 Qershor të vitit 1944, u siguroi forcave aleate në Perëndim një mbështetje të gjerë në verilindje të Europës. Gjatë këtij operacioni, 1.700.000 ushtarë sovjetikë zmbrapsën forcat hitleriane dhe aleatët e tyre nga e gjithë zona baltike (Lituania, Letonia e Estonia) e më pas në Bjellorusi,  bënë të mundur çlirimin e Polonisë dhe rënien e regjimit filohitlerian në disa vende europiane, duke i shkaktuar ndërkohë regjimit nazist 150 mijë të vrarë, 250 mijë të plagosur dhe 160 mijë ushtarë e oficerë të zënë rob.

 

Po ashtu, më 19 Gusht të vitit 1944, forcat franceze të rezistencës filluan aksionin për çlirimin e Parisit nga pushtimi nazist.

 

Në frontin ballkanik, mbështetje e fuqishme e Aleatëve u bë padyshim ushtria partizane jugosllave e udhëhequr nga Tito, formacionet antifashiste e partizane greke e në Shqipëri, Fronti Nacionalçlirimtar i udhëhequr nga Enver Hoxha. Rreth 1.000.000 antifashistë, një pjesë e madhe e të cilëve, të inspiruar nga partitë komuniste përkatëse, çliruan vendet e tyre dhe ato fqinje nga hordhitë hitleriane, nga mbeturinat fashiste dhe bashkëpunëtorët e tyre, duke i lehtësuar jashtëzakonisht peshën ushtrive aleate në frontet kryesorë.

 

Në frontin Oriental, ndërkohë, zhvilloheshin betejat e famshme navale për rrëzimin e imperializmit japonez. Betejat e marinës amerikane, veçanërisht ajo e  Pearl Harbor, do të mbeten faqe historike që do të inspirojnë përjetë memorien e brezave.  Kësaj force vendimtare të SHBA në frontin e Paqësorit, do t’i vinin  në ndihmë si forcat çlirimtare kineze, në veçanti ushtria kineze e udhëhequr nga Mao Ce Dun, në marshin e saj të gjatë për çlirimin e Kinës nga pushtimi japonez, e po ashtu edhe  roli vendimtar i Ushtrisë se Kuqe në Mançuri (Kina verilindore).

 

Bombardimi atomik amerikan mbi Hiroshimën dhe Nagasakin shënoi kapitullimin përfundimtar të Japonisë dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore në Azi e Paqësor.

 

Më 9 Maj të vitit 1945, njerëzimi u shpëtua dhe u çlirua nga një prej monstrave më barbarë të lindur dhe rritur në gjirin e tij: Nazifashizmi.

 

Pesha e humbjeve dhe e dëmeve të kësaj lufte është më i rënduara  e më e kushtueshmja në të gjithë historinë e luftërave njerëzore: 55 milionë të vdekur, nga të cilët 40 milionë vetëm në Europë. Kjo peshë rëndohet akoma më shumë prej faktit se më shumë se gjysma e këtyre viktimave ishin civilë. Dëmet materiale të Luftës së Dytë Botërore janë të pallogaritshëm.

 

9 maj 2020

Më shumë

Shqipëria mbetet peng i të kaluarës së saj komuniste

Dështimi i Shqipërisë për t’u shkëputur rrënjësisht nga diktatura e saj brutale komuniste ka shtrembëruar kujtesën e saj për të kaluarën dhe ka dëmtuar tranzicionin e saj nga shoqëria post-totalitare në një demokraci funksionale.   Ky mars shënoi 30-vjetorin e fillimit të Lëvizjes Studentore që i hapi rrugë rënies së regjimit komunist hoxhist, […]

Dështon votimi i emigrantëve, palët akuzojnë njëra-tjetrën

Në Shqipëri ka një debat të hapur për votimin e shtetasve shqiptarë me banim jashtë territorit të republikës, në vendin ku ata janë rezident. Ky proçes u përfshi për herë të parë në Kodin e ri zgjedhor, por palët përgjegjëse për realizimin e tij thonë se për zgjedhjet politike të 25 prillit ai nuk […]

Shqipëria përgatitet për zgjedhje të trazuara

Pavarësisht thirrjeve që partitë të respektojnë standardet ndërkombëtare, ekziston frika se zgjedhjet e këtij prilli do të shohin më shumë polarizim dhe gjuhë agresive se zakonisht – dhe madje edhe dhunë.   Fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri mund të mos ketë filluar zyrtarisht, por tashmë programet e partive në […]

Mbështetja për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE s’do t’i prishë punë Marcron-it

Një studim i ri tregon se nuk ka asnjë kuptim politik që Franca të bllokojë vendet kandidate në Ballkanin Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.   Në 2004, pas zgjerimit të madh dhe kur shumë vende në BE kundërshtonin pranimin e shpejtë të Rumanisë dhe Bullgarisë, Franca ishte përkrahësja e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara