e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

Në këtë 76 vjetor të Fitores mbi Nazifashizmin, arsyet për të kujtuar këtë datë janë më të shumta se kurrë. Ato kanë të bëjnë para së gjithash me krizën aktuale ekonomike të kontinentit europian, një prej dy teatrove kryesorë të Luftës së Dytë Botërore dhe me idenë e Europës së Bashkuar, ide e cila, realizuar hap pas hapi në praktikë, e ka mbajtur deri më tani Kontinentin e Vjetër jashtë konflikteve e luftrave të tmerrshme të përsëritura disa herë gjatë historisë së tij.

 

Këto e të tjera arsye na evokojnë domosdoshmërinë e të thelluarit në arsyet, ngjarjet dhe kontekstet gjeopolitike – ekonomike e gjeohistorike që determinuan lindjen e regjimeve fashiste totalitare në Gjermani, Itali e  Spanjë dhe ashpërsimin e kontradiktave midis fuqive të mëdha imperialiste të kohës për rindarjen e botës dhe të pasurive të saj.

 

Ideali i ç’rrënjosjes së nazifashizmit dhe aleatëve të tij nga Europa dhe bota bashkoi popuj, vende, kultura, forca politike e sociale të ndryshme, shpesh në opozitë ideologjike e sistemesh me njëra tjetrën, të gjithë në Aleancën e madhe Antifashiste.

 

Në zbarkimin historik në Normandi, më 6 Qershor të vitit 1944, 250.00 trupat aleate, të përbëra nga amerikanë, anglezë, kanadezë dhe francezë nga zonat nën kontrollin e Rezistencës, ndërmorën një ndër operacionet militare më të vështirë në historinë e luftërave njerëzore, si nga pikpamja strategjike ashtu edhe ajo taktike e logjistike. Krijimi prej tyre i të shumëpriturit front perëndimor antihitlerian dhe avancimi i tyre në truallin e Europës Perëndimore shënoi edhe fazën e fundit të regjimit nazist në Berlin. Mijëra ushtarë amerikanë, anglezë dhe francezë humbën jetën gjatë këtij zbarkimi dhe mijëra ushtarë gjermanë u vranë në impaktin e parë me zbarkimin aleat.

 

I gjithë ky operacion nuk do të kishte patur suksesin që pati nëse Armata e Kuqe, në frontin lindor, nuk do të kish mundur të avanconte drejt Berlinit e ndërkohë të çlironte vende e popuj të tërë nga pushtimi nazist dhe nga klikat filonaziste që i drejtonin. Operacioni sovjetik i aleatëve t 1ë tyre “Bagration”, i përmbyllur pikërisht më 22 Qershor të vitit 1944, u siguroi forcave aleate në Perëndim një mbështetje të gjerë në verilindje të Europës. Gjatë këtij operacioni, 1.700.000 ushtarë sovjetikë zmbrapsën forcat hitleriane dhe aleatët e tyre nga e gjithë zona baltike (Lituania, Letonia e Estonia) e më pas në Bjellorusi,  bënë të mundur çlirimin e Polonisë dhe rënien e regjimit filohitlerian në disa vende europiane, duke i shkaktuar ndërkohë regjimit nazist 150 mijë të vrarë, 250 mijë të plagosur dhe 160 mijë ushtarë e oficerë të zënë rob.

 

Po ashtu, më 19 Gusht të vitit 1944, forcat franceze të rezistencës filluan aksionin për çlirimin e Parisit nga pushtimi nazist.

 

Në frontin ballkanik, mbështetje e fuqishme e Aleatëve u bë padyshim ushtria partizane jugosllave e udhëhequr nga Tito, formacionet antifashiste e partizane greke e në Shqipëri, Fronti Nacionalçlirimtar i udhëhequr nga Enver Hoxha. Rreth 1.000.000 antifashistë, një pjesë e madhe e të cilëve, të inspiruar nga partitë komuniste përkatëse, çliruan vendet e tyre dhe ato fqinje nga hordhitë hitleriane, nga mbeturinat fashiste dhe bashkëpunëtorët e tyre, duke i lehtësuar jashtëzakonisht peshën ushtrive aleate në frontet kryesorë.

 

Në frontin Oriental, ndërkohë, zhvilloheshin betejat e famshme navale për rrëzimin e imperializmit japonez. Betejat e marinës amerikane, veçanërisht ajo e  Pearl Harbor, do të mbeten faqe historike që do të inspirojnë përjetë memorien e brezave.  Kësaj force vendimtare të SHBA në frontin e Paqësorit, do t’i vinin  në ndihmë si forcat çlirimtare kineze, në veçanti ushtria kineze e udhëhequr nga Mao Ce Dun, në marshin e saj të gjatë për çlirimin e Kinës nga pushtimi japonez, e po ashtu edhe  roli vendimtar i Ushtrisë se Kuqe në Mançuri (Kina verilindore).

 

Bombardimi atomik amerikan mbi Hiroshimën dhe Nagasakin shënoi kapitullimin përfundimtar të Japonisë dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore në Azi e Paqësor.

 

Më 9 Maj të vitit 1945, njerëzimi u shpëtua dhe u çlirua nga një prej monstrave më barbarë të lindur dhe rritur në gjirin e tij: Nazifashizmi.

 

Pesha e humbjeve dhe e dëmeve të kësaj lufte është më i rënduara  e më e kushtueshmja në të gjithë historinë e luftërave njerëzore: 55 milionë të vdekur, nga të cilët 40 milionë vetëm në Europë. Kjo peshë rëndohet akoma më shumë prej faktit se më shumë se gjysma e këtyre viktimave ishin civilë. Dëmet materiale të Luftës së Dytë Botërore janë të pallogaritshëm.

 

Më shumë

Politika në Shqipëri e Ballkan: Biznes në vend të programit e ideologjisë?

Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri nuk do t’i zgjidhin problemet që ka vendi. Sipas analistit gjerman, Thomas Brey, ato janë të thella e lidhen me sistemin klientelist që kanë krijuar partitë në Shqipëri apo në Ballkan. Deutsche Welle: Shqipëria vendos më 25 prill për parlamentin e ri. Ju i ndiqni zhvillimet në Ballkan […]

Dialogu Kosovë-Serbi – Një hap tjetër përpara me këndvështrime të ndryshme

Kosova dhe Serbia diskutuan në Bruksel për çështje të pronës dhe të pretendimeve financiare. Veç tyre Serbia kërkon që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të ketë kompetenca ekzekutive.   Pas një muaj ndërprerje Prishtina dhe Beogradi zhvilluan në Bruksel edhe një raund bisedimesh në nivel ekspertësh të përfaqësuar nga kordinatori shtetëror i Kosovës […]

Festival, protesta e debat për Kosovën në Beograd

Grupe ultranacionalistësh serbë protestuan të enjten në Beograd kundër festivalit me emrin “Mirëdita, Dobar Dan”, nëpërmjet të cilit synohet shkëmbimi i veprimtarive artistike si mjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.   Forcat e policisë rrethuan qendrën kulturore në Beograd ku nga sot deri më 24 tetor mbahet festivali, ndërsa protestuesit po […]

“Nisma 17+1”, Ndikimi i Pekinit në Shqipëri i padukshëm

Platforma e inicuar nga Pekini 17 +1 në vitin 2012, që përfshin vendet e europës qëndrore, lindore dhe ato të ballkanit perëndimor, është kthyer në qendër të diskutimeve të studiuesve dhe qarqeve politike euroatlantike. Në mjaft vende të BE është rritur shqetësimi se kjo nisëm lidhet me synimin e Kinës për të përçarë BE, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara